“ZANATI E PROFESIONI I SPIUNIT”

1
769
Spiuni

A duhet të ndihen të sikletosur sikur janë pa principe virtyte fisnike njerëzore, por të demonizuar, anatemuar, poshtëruar inferior të linçitur nga rrethi familjar farefisi shoqëria komuniteti në përgjithësi, personat individët të dy gjinive, që kanë punuar kontribuar, me apo pa dëshirën vullnetin e tyre, pra që janë rekrutuar me vullnetin apo pa dëshirën e tyre nga shërbimet sekrete inteligjente të shteteve kombeve të tyre?

I nderuar lexues, realiteti fatkeqësisht qëndron si në të kaluarën por edhe në këto vitet e pas 90-tave të pseudemokracis pseudopluralizmit për ne si shqiptar në tërësi brenda dhe jashtë kësaj Shqipërie londineze, se fjala epiteti identifikimi damkosja si spiun në fjalorin e gjuhës shprehjeve tona letrare automatikisht tingëllon paragjykisht negativisht kundrejt personit që i apostrohet etiketohet dedikohet (me apo pa të drejt), dhe ky paragjykim kundrejt këtij profesioni i vjetër pothuajse sa vet njerëzimi në tok (sikurse marrëdhënia seksuale midis dy gjinive) në tërësi kundrejt nesh si komb shqiptarë na është ngulitur instaluar në në psikikën logjikën perceptimin tonë, si një zanat profesion ves negativ ne memorien tonë kundrejt këtyre personave kategorive që kanë punuar në të kaluarën dhe punojnë ushtrojnë këtë profesion.

Dhe ky paragjykim perceptim negativ na është krijuar si popull komb shqiptarë ,sepse nga këto shërbime sekrete inteligjente të spiunazhit ,dhe nga të tillë persona grupacionet institucione sekrete inteligjente shtetërore dhe të policive kemi pasur eksperiencë përvojë të hidhur si shqiptarë të kësaj Shqipërie londineze në të gjitha etapat qeverisëse, konkretisht ky si shërbim sekret institucional i shtetit shqiptar në të kaluarën dhe në këto vitet e pas 90-tave sidomos deri në vitet e 1997-98-së zezë për ne si komb shqiptar është keqpërdorur përdorur infektuar politikisht kriminalistike për qëllimet përfitime apo përndjekje të kundërshtarëve politike nga tabori qeverisës edhe në fillesat e themelimit të kësaj Shqipërie londineze konkretisht si gjatë qeverisjes së monarkisë Zogiste, sistemit 50-vjeçar diktatorial monist, por edhe në këto vitet e pas 90-tave të pseudo-demokracisë pseudo-pluralizmit, pikërisht ky institucion sekret strukturë inteligjente e shtetit shqiptar londinez është keqpërdorur infektuar bastarduar politikisht korruptivisht në ekstremitet nga kastat qeverisëse sidomos nga qeverisjet pseudo-djathtiste pseudo-demokrate ku arritën tek e pa-arritshmja dhe si strukturë të sigurisë kombëtare e vendosën (me apo pa vetëdijen e tyre) kundër popullit kombit të tyre, për qëllimet kriminale të këtyre ish atyre politikanëve psikopat skizofren të korruptuar që ndoshta nga padituria paaftësia babzija e tyre për pushtet pasuri primitiviteti i tyre pothuajse na e detyruan imponuan me politikat qeverisjet e tyre kriminale të papërgjegjshëm banditeske ne si shqiptarë londinez të marrim armët nga depot e ushtrisë dhe të vëlla-vriteshim me njëri tjetrin.

Glauk Konjufca

Por edhe shqiptarët e ngelur nën thundrën e pushtuesve tan grabitqar Serbeve, Maqedoneve, Malazezve, Grekëve kundrejt këtyre shërbimeve inteligjente sekrete, kanë kaluar përjetuar përndjekje persekutime inkuzicione arrestime burgime të inskenime të padrejta, por edhe janë vrarë eliminuar helmuar shpërngulur me dhunë terror dhunime vrasje nga vatrat trojet e tyre, dhe me të drejt paragjykimi perceptimi i tyre është negativ kundrejt këtyre personave grupacionëve që kanë punuar në këto institucione struktura sekrete inteligjente të këtyre shteteve pushtuese okupatore të këtyre territoreve me popull si shqiptare.

Arsyeja motivimi inspirimi preteksti i vetëm i nderuar lexues, që më nxiti të shkruaj trajtoj shtjelloj (nga këndvështrimi diapazoni analizimi im) kronologjikisht të sensibilizoj këtë fenomen zanat – profesion të vjetër të mbarë njerëzimit, ka të bëj për faktin e shumë e shumë arsyeve argumenteve.

Por unë do të trajtoj analizoj vetëm periudhën e pas rënies së regjimit diktatorial monist në Shqipërinë tonë londineze, por edhe sa i përket sipërfaqësisht me pas-çlirimin e Kosovës. Sepse kundër këtyre personave grupacionëve dhe themeluesve drejtuesve të këtij zanati profesioni që kanë punuar kontribuar në këto struktura inteligjente të sigurisë ,me apo pa fakte prova argumente kundrejt tyre, në të dyja shtetet tona shqiptare janë akuzuar demonizuar lençitur klasifikuar kryqëzuar si shtresa më anti-humane antinjerëzore me kriminale keqbërëse të shoqërive tona shqiptare.

Dhe kjo si gjueti e shtrigave e deskrititimit, demonizimit, anatemimit, kundrejt këtyre individëve grupacionëve kundërshtarëve politik propagandohet trajtohet aktualizohet riciklohet sidomos gjatë zgjedhjeve fushatave elektorale, konkretisht ky fenomen primitivitet ka ndodhur vazhdon të ndodh në këto vitet e pas 90-rave në Shqipërinë ton londineze, por po ndodhë është bërë rutinë epidemike endemike edhe me këto zgjedhjet si lokale por edhe nacionale parlamentare që janë mbajtur në të kaluarën pra që nga pas çlirimit i Kosovës, por është ri-aktualizuar ricikluar edhe në këto si zgjedhjet të fundit të parakohshme të 6-tetorit në Kosovë, konkretisht siç edhe kemi dëgjuar jemi informuar nga medjat e shkruara elektronike televizive edhe kundrejt kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufcës.


https://lajme24prishtine.wordpress.com/2019/10/02/publikohet-kontrata-e-punes-se-glauk-konjufces-ne-shik-dokument/?fbclid=IwAR3M6RrBesHBKchfvARmJyh6ATh1Yc2CAMDqbLVjamGVerjw4_VBfVAh-LU

Lajme24 Prishtine

Publikohet kontrata e punës së Glauk Konjufcës në SHIK (DOKUMENT)

Lajme24 ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foto të disa dokumenteve zyrtare të SHIK-ut. Një nga këto foto është edhe kontrata e punës së Glauk Konjufcës në SHIK. Foton e këtij dokumenti mund ta gjeni më poshtë.

Glauk Konjufca muajve të fundit ishte në shënjestër të akuzave për pjesëmarrjen në SHIK gjatë vitit 2001.
Deri më tani disa eksponentë kanë konfirmuar vertetësinë e dokumentit në fjalë.

Lajme24 ka kërkuar prononcim nga kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca në lidhje me këtë dokument, por ky i fundit nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të shumta.

DCDMARKETINGCOOCTOBER 2, 2019


Siç edhe jemi të informuar nga mediat e shkruara emisionet dokumentarët filmat televiziv në këto struktura institucione inteligjente në mbarë botën së pari identifikohen selektohen persona me virtyte patriotike atdhetare të dëshmuar sprovuar me integritet personalitet të pastër në çdo aspekt lami sferë të jetës, të kaluarës së tyre, por para se të pranohen rekrutohen në këto struktura nga të gjitha shtetet kombet qeveritë në botë, të tillë kandidatit rekrutuar të mundshëm i testojnë sprovojnë në kontroll shëndetësore mjekësore fizike psikike emocionale shpirtërore, por edhe në teste teorike praktike, dhe vetëm nëse i kalojnë me suksese nota pikë maksimaliste këto kontroll mjekësore teste teorike praktike ,pranohen në këto institucione struktura inteligjente sekrete, që si qëllim mision primarë në aktivitetin misionin e tyre në këto struktura kanë ruajtjen mbrojtjen e sovranitetit integritetit të kombeve shteteve të tyre nga shtetet shërbimet e tyre rivale jo miqësore (armiqësore) kundrejt kombit territoreve qeverive të tyre, të cilat kanë pretendime territoriale pushtuese apo influencë për të dominuar kontrolluar menaxhuar investuar implementuar planet projektet misionet e tyre pikërisht duke u kamufluar në agjendat besimet fetare, mbi ekonomin shkollimin historinë kulturën e kombit shtetit të tyre etj.

Por fatkeqësisht primitivisht tek ne si shqiptarë në tërësi kundrejt kësaj shtrese elitare që kanë kontribuar sakrifikuar me vetëmohim për mbrojtjen e sovranitetit integritetit mirëqenies ribashkimit tonë mbarë kombëtarë shqiptarë, është krijuar instaluar në memorien psikikën tonë ,një paragjykim perceptim inkuzicional demonizus kundrejt tyre personalisht familjarisht ,dhe këto poshtërsi pseudo-shantazhe telenovelash satirike qesharake presione demek deskrititime dekonspirime primitivitete kundrejt armiqve imagjinar të sumpozuar klasifikuar pra kundërshtarëve politik të tyre, dhe këto primitivizma ndodhin vetëm tek ne si shqiptare.

Sepse po trajtojmë marrim si shembull rastin më të fundit të kësaj poshtërsie apo thashethemesh të plasuara botuara nëpër gazeta portale faqe Interneti televizione, se kinse demek kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes na paska punuar në këto strukturat sekrete inteligjente të SHIKUT të themeluar gjatë luftës çlirimtare ndoshta i ri-themeluar riorganizuar ligjëruar institucionalisht në Kosovën e pas çlirimit.

Pra edhe nëse kjo që po cekin sensibilizojnë propogandojn po publikojnë kinse fakte dokumente autentike të rekrutuar të nënshkruara me dëshirën vullnetin e tij, që kinse na paska qenë i rekrutuar dhe na paska punuar si pjesëtarët i ishe atyre strukturave të SHIKUT sekret inteligjent si para gjatë apo pas luftës së çlirimit të Kosovës.

Pra edhe nëse është e vërtet se demek kandidati për deputet nga Vetëvendosja Glauk Konjufca, na paska qenë i punësuar apo i rekrutuar nga SHIKU i famshëm i para gjatë apo pas luftës (se me publicitetin që i është bërë që në fillesat e pas çlirimit të Kosovës, por që po vazhdon me intensitet t’i bëhet këtij SHIKUT, të Kosovës së pas çlirimit, ja kanë ulur retingun e klasifikimin te deritanishëm global botëror planetar, sa i përket për nga shërbimet e sofistikume të taktikave metodave mjeteve teklonogjike bashkëkohore të spiunazhit edhe Inteligjencës artificiale natyrore njerëzore elektronike rekrutuese të SHBA-ve CIAS, FBIS- Rusisë-KGB-, edhe Mosadit të shtetit Izraelit, por edhe kundrejt Serbisë UDB-s Serbe.

Por fatkeqësisht primitivisht, vetëm ne një aspekt këta ish drejtuesit e SHIKSA- ve po dalin me superior te paparashikueshëm të pa-konkurrent supe-inteligjent (pra Budallenj të papërgjegjshëm, ose tradhtar me apo pa vetëdijen e tyre), sepse këta SHIKSAT intelegjenta të Kosovës së pas çlirimit ,në raport me këto shërbimet sekrete inteligjente rivale të tyre në mbarë botën, po i lençisin poshtërojnë ish bashkëpunëtorët vartësit e tyre spiun,kurse shërbimet sekrete serioze inteligjente në të gjithë botën bëjnë të kundërtën, i mbrojnë të rekrutuarit agjentët bashkëpunëtorët spiunët e tyre, pra nuk i shantazhojn kërcënojnë dekonspirojnë që më pas ata nuk kanë të ardhme në punën jetën mirëqenien e tyre materiale ekonomike, dhe bëhen automatikisht gjah pre objektiv për tu përndjekur kërcënuar shantazhuar për tu rekrutuar nga ish agjenturat e tyre rivale armike, pra janë të rrezikuar edhe për jetën familjet e tyre nga agjenturat e tyre rivale jo miqësore-armiqësore.

Dhe në këtë rast konkretisht nëse është i vërtet në raport me Glauk Konjufcën, pra poshtërsia primitiviteti kundrejt tij personalisht familjarisht, po na vërtetohen thashethemet apo dyshimet hamendësimet e deritanishme se ky ish SHIKU super-sekret i famshëm inteligjent nuk paska pasur detyrë mision patriotik atdhetar në Kosovën e pas çlirimit, konkretisht sidomos nga themeluesit drejtuesit e saj.

Por, qëllimi misioni i atyre ish themeluesve drejtuesve na paska qenë për qëllimet e tyre personale politike shantazhiste, për t’ju bërë presione shantazhe kërcënime personave që paskan punuar në këto ish struktura të SHIKUT të famshëm, apo edhe kundrejt personave që i paskan përndjekur përgjuar incizuar në jetën e tyre të përditshme personale familjare private,jo se na paskan qenë të dyshuar si armiq të shtetësisë së Kosovës, apo se na paskan kanë përbërë rrezik për sigurinë kombëtare shtetërore të shtetit të Kosovës.

Por i paskan përndjekur dyshuar paragjykuar akuzuar fotografuar filmuar incizuar në privatësinë e tyre personale familjare që në vitet etapat e mëvonshme siç edhe po na vërtetohet këto dyshime në këto postimet thashethemesh kundrejt Glauk Konjufcës i paskan bërë me të vetmin qëllim prapavi kriminale, për ti kërcënuar shantazhuar për qëllimet e tyre politike kriminale korruptive, edhe nëse Glauk Konjufca na paska punuar si i rekrutuar më dëshirën vullnetin e tij (pa as një lloj presioni shantazhi) ne këtë SHIKUN e Kosovës martire inteligjent super sekret te famshëm të agjentit sekret 007 sikurse të Xhejms Bondit.

Pra edhe nëse helbete na paska punuar paska qenë i rekrutuar (nga këta kaubojt e inteligjencës së ish UÇK-së), ai dhe kushdo tjetër që mund të ketë punuar kontribuar vullnetarisht në atë ish strukturë (sekrete inteligjente) nuk ka pse të ndihen -ndihet në siklet i tromatizuar shantazhuar poshtëruar dekonspiruar, sepse nuk ka qenë i rekrutuar duke punuar në shërbim të UDB-serbe, dhe kundër populli the kombit shtetit të tij Kosovar, dhe nuk ka bërë as një lloj poshtërsive apo tradhtie poshtërsive anti-kombëtarizimi kundrejt familjes farefisit komunitetit apo shtetit popullit Kosovarë, përkundrazi nëse ai dhe çdo kush tjetër nëse ka punuar kontribuar në këtë strukturë sekrete të Kosovës së pas çlirimit, duhet të ndihet krenar sikurse vullnetar e ish UÇK-së veteran tashmë që ish in në luftëra vullnetarisht për çlirimit pavarësinë e Kosovës (sepse nuk ka punuar dhe nuk ka qenë i rekrutuar nga UDB-ja Serbe, nëse kanë qenë të rekrutuar ish shefat themeluesit drejtuesit SHIKUT dhe të tij nga UDB-ja Serbe, kjo nuk është për faj dhe në ish kompetencat mundësit e tij dhe të atyre informatorëve të thjesht që kanë qenë të rekrutuar dhe kanë punuar shkruar raporte dhe kanë dorëzuar dokumente në këtë ish institucion sekret inteligjent të Kosovës së gjatë luftës dhe të pas çlirimit.

Pra nëse ka punuar në këtë ish strukturë sekrete pseudo-inteligjente e drejtuar nga individ grupacione të paftë budallenj psikopat (por të pa-certifikuar nuk jua kanë bërë testet analizat mjekësore shëndetësore psikike, që të pajiseshin me kartel mjekësore si të paftë mendërisht psiqikisht nga mjekësia kriminalistike ligjore) apo s’është çudi dhe e pamundur që të tillë persona grupacione që e kanë themeluar drejtuar këtyre ish strukturë inteligjente sekrete në Kosovën e pas çlirimit, kanë pasur qëllime kriminale antikombëtare pseudo-patriotike pseudo-atdhetare, pra të kundërta në raport me misionin që e themeluan SHIKUN e para gjatë dhe pas çlirimit të Kosovës.

Dhe kjo po shihet kuptohet nënkuptohet shumë qartë, se ish këta drejtues të SHIKUT, po ju bëjnë presione shantazhe bashkëpunëtorëve vartësve të tyre, dhe kjo na le te kuptojmë se emrat mbiemrat pseudonimet e tyre, dosjet puna përkushtimi i këtyre individëve Idealist Patriot Atdhetar që mundë të kenë punuar me përkushtim vetëmohim në këtë ish (Super Shikun Sekret inteligjent), pra veprimtaria e tyre në shërbim të shtetit kombit kosovarë na paska rënë në mendjen duart të gabuara apo të paaftëve ndoshta të profiterve matrapazëve, që për qëllimet e tyre kriminale korruptive apo për të përfituar politikisht?, i kërcënojnë shantazhojn këta persona grupacione patriot atdhetar që kanë punuar sakrifikuar me vetmohim në këto struktura të përkohshme të sigurisë inteligjencës të krijuara para gjatë dhe pas çlirimit të Kosovës?

Ose s’është çudi dhe e pamundur hipotetike imagjinare, se mund të jetë edhe e kundërta, dhe puna veprimtaria e këtyre idealistëve, patriotëve, atdhetarëve që mund të kenë punuar në këto struktura, ka rënë apo që mund t’ju jetë dhëne dorëzuar shitur apo falur dhuruar pikërisht nga këta psikopat skizofren të papërgjegjshëm, apo të rekrutuar nga shërbimet sekrete të fqinjëve tanë grabitqare pra nga UDB-ja serbe, dhe këtë aktivitet punë vetëmohuese dokumente emrat mbiemrat pseudonimet e tyre i kanë dorëzuar (me apo pa vetëdijen e tyre?), në duart menaxhimin kontrollin e agjenturave te tyre rivale armike, të cilat pasi i kanë siguruar këto dokumente fakte arkiva i kanë kontaktuar informuar fillimisht shantazhuar duke ju servirur kontributin punën e tyre të dokumentuara në këto dokumente, dhe ju kanë bërë presione t’i rekrutojnë punojnë si spiun bashkëpunëtor të agjenturave të tyre sekrete, pra për ata kundër shtetit popullit kombit te tyre.

Dhe pasi këta nuk kanë pranuar i kanë refuzuar nuk kanë rënë pre e këtyre presioneve, ju kanë qëndruar këtyre shantazheve kërcënimeve të tyre, dihet është e njohur tashmë botërisht, se e kanë taktik strategji në tërësi këto si agjentura që i kanë disponojnë i kanë siguruar në mënyrat e tyre sekrete këto fakte dokumente dhe nëpërmjet mjeteve të tyre të propagandës informimit dezinformimit të cilat i kanë zotërojnë komandojnë financojnë i kanë në kontroll të tyrin, i publikojnë këto materiale që i disponojnë kundrejt këtyre personave që kanë dështuar t’i rekrutojnë së pari me oferta premtime materiale financiare karrieriste politike, më pas kur këto premtime oferta jua janë refuzuar këto agjentura implementojn presionet shantazhet e tyre, dhe publikimin e këtyre materialëve dezinformuse kundrejt këtyre personave e bëjnë për të vetmi qellim prapavi pikësynim, për të lençitur poshtëruar demonizuar shkatërruar jetën familjen punën personalitetin karrierën e tyre politike të punës, pikërisht kundrejt këtyre personave patriot atdhetar idealist qe kanë punuar me sinqeritet në këto struktura sekrete inteligjente, konkretisht si në rastin konkret si para gjatë dhe pas çlirimit të Kosovës.

Pra i nderuari lexues, me ligjet kushtetuese në shumë shtete të botës demokratike perëndimore (por sidomos edhe atyre shteteve diktatoriale në mbarë botën) është se personi kompetent zyrtar shteti institucioni, por edhe personat grupacionet shtresa te ndryshme te shoqërisë, që zbulojnë dekonspirojnë identitetin të dhënat e një personi që ka punuar punon ne këto struktura sekrete inteligjente të kombit shtetit qeverisëse së tyre , arrestohet akuzohet gjykohet dënohet me burg sipas ligjeve kushtetuese te ati vendi, Konkretisht një ligj të tillë të rreptë të pamëshirshëm kundrejt zyrtarëve publik institucional të shtetit por edhe kundrejt atyre jo publik gazeta ve televizioneve portaleve, që i zbulojnë dekonspirojnë në publik të dhënat personale të një personi që ka punuar në të kaluarën apo që punon në këto struktura inteligjente sekrete shtetërore, pra te tillë persona arrestohen akuzohen gjykohen dënohet nga ligji kushtetues i SHBA-ve dhe nga institucionet e akuzës gjygjësia e shumë shteteve në bot.

Pra si përfundim i nderuar lexues në të gjithë popujt kombet e lira demokratike evropiane perëndimore por edhe diktatorjale lindore aziatike afrikane pra nga qeveritë popullata e tyre kjo është kategoria me elitare inteligjente superiore guximtare, që identifikon zbulon selekton izolon parandalon planet politikat orguzeza, pra pararoja e vijës së parë frontale që përballet me të keqën dhe i zbulon dekonspiron parandalon izolon të gjitha planet projektet armiqësore që ja përpilojnë kurdisin planifikojnë për t’ja implementuar shtetet (jo miqësore) shërbimet armiqësore,apo struktura nentokes kriminale, ose organizata terroriste çdo populli kombi qeverie që kanë pikësynime përfitime të padrejta ekspansioniste ekonomike shkombëtarizuese pushtuese gllabëruese kundrejt territoreve popujve kombeve qeverive të tyre.

Dhe kjo kategori e shoqërive të tilla që kanë punuar sakrifikuar kontribuar në mbrojtjen e integritetit sovranitetit e mirëqenies mbarë kombëtarë të kombeve të tyre, pikërisht në këto struktura institucione inteligjente sekrete shtetërore, respektohen nderohen vlerësohen shpërblehen personalisht familjarisht gjatë gjithë jetës së tyre, si nga qeveritë por edhe populli kombet e tyre.

Kurse tek ne si komb shqiptarë në tërësi, për të tilla veprime antikombëtare tradhtare që këta individ psikopat skizofren të papërgjegjshëm apo tradhtar që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë kundrejt patriotëve atdhetarëve idealistëve (që kane punuar sakrifikuar kontribuar me vetëmohim në këto struktura shtetërore inteligjente sekrete), nuk mbajnë as një lloje përgjegjësie penaliteti, dhe nuk arrestohen akuzohen gjykohen për shpifjet demonizimit që ju bëhet personalisht familjarisht, pra të tilla specie konglomerat pseudo-qeveritarësh gazetarësh shqipfolësish papagall dezinformua, nuk ndiqen penalisht të arrestohen akuzohen dënohen me burg sikurse i arrestojnë, akuzojnë, gjykojnë dënojnë gjykatat e shumë shteteve lindore aziatike dhe evropiane perëndimore.

Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu ish vullnetar në ish UÇK

1 KOMENT

  1. http://www.gazetadita.al/i-dha-informacion-dy-gazetareve-shba-ja-arreston-zyrtarin-e-inteligjences/

    Ja se si veprojnë institucionet e akuzes dhe te drejtsisë dhe Gjyqësisë kundrejt Zyrtarve Shteteror te SHBA-ve, dhe kundrejt gazetarve qe publikojnë e zbulojnë informacionet e klasifikuara Sekret Shteteror. Identik keshtu duhet te veprojnë pameshirshem edhe institutionet tona te Akuzes dhe Gjyqësisë, institucionet kundrejt personave Zyrtarë, Gazetarë, qe shpifin, propogandojnë dhe dezinformojnë kundrejt institucioneve shteterore te intelegjences etj.

Komentet janë mbyllur.