Vargje nga Rudi Berisha për Adem Demaçin

0
1876

Rudi Berisha

Bacë Adem Demaçi, të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë !

1.

DRITЁ DIELLI PЁR KOMBIN SHQIPTAR

(Adem Demaçit)

Rrugët e tua të ndritura në vargje ikona
Simbol i kombit në trojet shqiptare je
Ngrite gjoksin tuaj i bërë flamur kuqezi
Nuk heshte kurrë për vetëm një Shqipëri.
Sytë e tu shikuan lirinë për të shtrenjtën Dardani
Patriot i kohës së ikur legjendë në shqiptari
Fletë – faqe – histori e gjakuar nga sakrifica
Parashikues i fjalës së ngritur në atë botë.
Pishtar-dituri për kombin Bacë Adem Demaçi
As dashuria për nënën Nazife nuk të ndali
Më e madhe ishte dashuria për Shqipërinë
U ngrite në revolucion për liri të shqiptarëve.
Je fletë – histori që askush nuk guxon ta prekë
Të gjithë që të lexojnë në trupin tënd historinë
Digjen nga pak në shpirt ata që flasin shqip
Jemi prej një trungu o rrugëtar i flamurit.
Jemi prej një gjaku o vigjilent i kombit
Në sytë e tu shikoja Çamërinë e bekuar
Në trimërinë tuaj unë vras sot frikën time
Në Abetare shoh emrin tënd Bacë Adem.
Në tokë puth historinë e shkruar nga gjaku yt
Në grilat e burgut një emër lexoj Bacë Adem
I pamposhtur si dielli në qiellin me re të bardha
Në errësirën që kishte kapluar të gjithë Shqipërinë.
Ti ishe hënë o Bacë Adem Demaçi për Arbërinë
Bacë, më mësuat si të dallohet liria nga robëria
Nga ti mësova si të vdiset për atdhe e liri.
Në sytë e tu unë pashë lirinë e kësaj toke
Dritë dielli për kombin shqiptar je o trim.

2.

PЁR NJЁ SHQIPЁRI PA SUNDIMTAR

(Adem Demaçit)

Nuk të nderuan se nuk dinë çka është nderi
Të përgojuan se nuk deshën të humbnin pozitë
Të larguan nga qeverisja nga frika për kundërshti
Nga ti mësuan si të vdiset për të fituar për atdhe Liri.
Ka shumë që çdo ditë flisnin fjalë më të liga në kohë
Ishe i fortë o trim Bacë Adem Demaçi, njeri i vërtetë
Nuk të mposhti dot as burgu e kot e kishte dhe qelia
Nuk kishte forcë që të ndalonte për të rrugëtuar tek Liria.
Bacë Adem, në emrin tim të kërkoj të na e bësh hallall o trim
Të kemi borxh shumë për të bërë për ty o syndritur Atdhe
Mbi këtë dhe sot akoma lëviz hija jote në dritë – diellin Liri
Një dëshirë të zjarrtë në shpirt të vlonte ty për Një Shqipëri.
Me gjuhën e armikut u munduan të mposhtnin idealin tuaj
Në vdekjen e nënës Nazife mungoje o faqebardhë i Lirisë
Një grusht dhe mbi varr mungonte në atë ditë të errësuar
Lotët në faqe të vraponin, në qeli qëndrove krejt i vetmuar.
Forca për të kërkuar lirinë është t’ia falësh shpirtin vdekjes
Vdekja të lidh me litar shpirtin, ajo jeton mbi ty çdo ditë
Nuk ka forcë ta zgjidhë ose ta rrëmbejë shpirtin përveç Zotit
Ai përcakton forcën me vullnetin tuaj të vetëflijuar të Lirë.
Sot akoma të fajësojnë pse nuk vdiqe në burg o i ndritur
Qëndresën tuaj heroike mundohen ta qesin larg binarëve
Mundohen të dhurojnë një të shtyrë që ti të ikësh o trim
Historia të mban forcën e shpirtit brenda kapakëve të saj.
Shpëtimtarët që lundrojnë me barkën nëpër stuhi deti
Janë shpallur heronj gjatë historisë si lundrues të mirë anijesh
Kështu që nga ata marrin mësim shumë nxënës të shpëtimit
Nga ty Bacë Adem Demaçi ngritën guxim shumë dëshmorë.
Ishe shëmbëlltyrë në ato vite për të ngritur idealin e fjetur
Largpamës dhe vizionar që nga bankat shkollore qëndrove
Nuk kishte pozitë as lekë që mund të blinte shpirtin tuaj
I varfër rriteshe në frymë të ngritur shqiptar në flamur.
Sot ta kanë zili shumë burra të mëdhenj të mëmëdheut
Nga zilia dërgojnë ujë në mullirin e gabuar për atdhe
Shkelin në vetëflijimin tuaj të mendjendriturisë o trim
Kjo racë me vese të këqija njerëzish nuk është nga ne.
Rrugët e atdheut i shtrove me kockat e trupit tënd
Fushat i ujite me gjakun tuaj për një të vetme Liri
Ju Bacë Adem Demaçi ishe i ngritur në fjalëkurorë
Për Një Shqipëri u vetëflijove që të jetë pa sundimtar

3.

SHËNDRIT SI HËNA NË MES TË NATËS NË VARGJE

Je dritë në histori Bacë Adem Demaçi
Në vëgjëlin time dëgjoja për rrugët e vrara të atdheut
Nëna më tregonte për ty o trim i pa-tjetër në këtë tokë
Hëna më than: kishte ndriçuar të gjithë globin e Gjithësisë
Ty hidhe faren më fjalët e tua të zjarrta në tokë të lirisë
Edhe në seancat gjyqësore nuk u mposhte kurrë o trim
Ishe lindur që para armikut kurrë të mos nënshtrohesh
Ty mija-herë vdiqe për atdhe të bashkuar një Shqipëri
Shëndrit si henë në mes të natës më lapsin tënd në vargje
Armiku na rrihte nëse fjalën tënde lexonim edhe në heshtje
Në romanin tuaj të famshëm “Gjarprinjet e gjakut”
Ne që lexonim këtë vepër të ndritësisë e lanim më gjak
Nga dhuna u ngritën -nga padrejtësia e armikut ne u bashkuam
Një popull ishte ngritur për ty o trim i çështjes tonë kombëtare
Unë i shoqëruar më turmat kërkoja drejtësi të kesaj toke
Faren që kishe hidhur në ara tani erdhi koha trimat të korrin
Më betejat e luftërave të përgjakura të ngritur të UÇK-së
Në faqen e parë të historisë je o trim i Llapit e i Prishtinës
Por disa u munduan të të sheklin mbi trimërinë tënde
Por lartësia juaj është fjala e vërtetë edhe pse dhemb
Në të gjithë trojet shqiptare je vetëm një mësues i yni

Që përjetë do jesh i mbuluar më flamurin kuq e zi
O mësues i penës që shëndrit si hëna në mes të natës
Luftëtar i pushkës në ditët e errta të kombit shqiptar
Je kandil që ndeze llampat në mes të natës o vigan

Dërgoj për publikim: Gjin Musa, gazetar