Formohet Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë me qendër në Dortmund

1
648
Atdhe Geci

Fjala e shkrimtarit, Atdhe Gecit, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë.

I nderuar Këshill Akademik, dhe Anëtarë të Akademisë!

Për krijuesit, studiuesit, e intelektualët shqiptarë brenda e jashtë vendit dita e sotme është një ditë e shënuar, një ditë për fillim-kërkim të saktë historik e për shfaqje fitoresh. Nuk mjafton të jemi vetëm numërues varresh e të rënësh. Historia na do të jemi kërkues dhe fitues betejash. Gjaku pellazg po ribëhet. Tek Homeri më të shenjtën çmoj gjuhën shqipe dhe figurat shqiptare të fiseve poellazge.

Në konsultim me krijues, atdhetarë, intelekualë, e njerëz të thjeshtë brenda e jashtë vendit, si dhe me shokët e mi të penës e të idealit, idenë e prezentuar për formimin e Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë, këtë iniciativë e përkrahën unanimisht të gjithë bashkëmendimtarët e kësaj bërthame kulturore e morale. Roma shpëtoi në saje të fuqisë së Institucioneve, ndërsa Pellazgjia e Iliria u shkërmoqën në sajë të institucioneve të dobëta shtetërore.

Të nderuar shkrimtarë, studiues, e artistë, nevoja për formimit e Akademisësë Kulturore e Morale të Shqiptarëve të Evropës, me qendër në Dortmund të Gjermanisë, ishte e domosdoshme për komunitetin shqiptar të kudondodhur në Evropë. Ky organizëm i ri kulturor e moral i shqiptarëve në Evropë do të jetë krahë i fortë në të gjitha proceset e ndërlikuara në të cilën po kalon populli dhe atdheu ynë.

Formimi i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë, po realizon një nga ëndërrat më të bukura të krijuesve e intelektualëve në Mërgatën mbi 2 milionshe shqiptare. Qëllimi i formimit të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë është ruajtja e identitetit kombëtar e intelektualë si pasuri e çmuar e atdheut tonë.

Qytetarët tanë në mërgim janë bij të padiskutueshëm të atdheut tonë. Ata në çdo rrethanë do të japin kontributin e tyre në procesin e ndërlikuar të bashkimit e të pajtimit kombëtar për një bashkështet shqiptar. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë do të jetë Zëri i Atdheut të shqiptarëve të kudondodhur. Shqiptarët janë populli më i lashtë në Evropë. Popull me rrënjë, me trung, me degë, popull me gjuhë të veten, me alfabet të vetin dhe me territor kompakt gjuhësor e gjeografik.

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë kundërshton të gjithë zërat joshkenco brenda e jashtë atdheut se shqiptarët nuk kanë stërgjysh të tyre. Programi i Akademisë Kuturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë është tërësisht Kombëtar e Kulturor. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh prejardhjen Pellazge të shqiptarëve, njeh shkrimet e stërgjyshërve pellazgo shqiptar nëpër pllaka esmeraldi dhe pllaka baltërash të pjekura dhe në shkrime gurësh të lashtë. Qytetërimi pellazgo-shqiptar është periudha më e ndritshme e popullit tonë 17 mijë
vjeçar.

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh pjesë të atdheut tonë, Çamërinë me 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe tokë e ujëra. Njeh pjesë të Atdheut, Epirin e Ilirisë të Aleksandrit dhe Pirros, ( Maqedoninë e sotme ). Njeh pjesë të Atdheut, Krahinën e Mollës së Kuqe dhe të Kelmendit. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh pjesë të Atdheut, Ulqinin, Tivarin dhe Kryeqytetin e Mbretëreshës Teutë, Kotorrin.

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë e ka të shkruar në programin e saj të punës, se do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare për çështje të kombit dhe të atdheut. Unë kujtoj se formimi sot i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë do të jetë bërthamë e fortë dhe pjesë e pandashme e Çështjes kombëtare. Atdheun tonë e duam të bashkuar, të ditur, të fortë ushtarakisht, dhe me përgjegjësi në lëvrimet e ndryshimeve të mëdha.

Akademia e jonë do të maturon që në fillim me njohjen e prejardhjes sonë pellazgo-iliro-shqiptare. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë do të jetë aktive në të gjitha proceset e Bashkimit Kombëtar për një Bashkështet Shqiptar.

I nderuar Këshill Akademik: Zgjedhja ime sot Kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë i tejkalon meritat e mia personale. Por, koha në të cilën jetojmë nuk na do të heshtur, por, në punë dhe në betejë. Problemet e Atdheut tonë janë shumë të thella dhe të mëdha. Jo rrallë pyes veten, si mund të jemi popull pa prejardhje, popull pa rrënjë, popull vetëm me trung e degë. Akademitë po edhe Zëri i Universiteteve tona së shpejti do të jenë në unison për të dhënë përgjigjen e saktë për të kaluarën dhe të ardhmen.

Në mohim të prejardhjes pellazgo-shqiptare, dhe në ndërrim të emërvendeve të vendeve e të Krahinave të Atdheut tonë, -Shqipërisë. Fqinjët tanë ende mbajnë gati gjysmën e atdheut tonë të pushtuar. Mbajnë të pushtuar, tërë Epirin e Pellazgjisë, pjesë të Dardaninë së lashtë, Poeninë Antike dhe shtetin e Ilirisë së pakufishme. Në këto pushtime, grekët mbi tokën tonë vendosën një shtet të tyre, me një gjuhë bizantine, duke vrarë e gjenociduar Shqipërinë deri në More. Grekët në Greqi janë ata që na e vodhën popullin shqiptar çamë dhe arvanitë.

I nderuar Këshill Akademik, ne e dimë se tokat tona na u morën me manualin e pamëshirshëm të hekurit e të gjakut. Mbase, edhe në kohën tonë, sikurse në lashtësi, hekuri dhe gjaku i vendosë kufijtë ndërmjet kombeve e shteteve. Prandaj, nga ne sot kërkohet të jemi të bashkuar dhe në përgjegjësi me kohën dhe çastin historik.

Pra, nuk mjafton të jemi vetëm numërues varresh e të rënësh. Historia na do të jemi kërkues dhe fitues betejash.

Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë Rebublika e Shqipërisë!
Rroftë Republika e Çamërisë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Për Këshillin e Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë

Kryetari i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë,

Shkrimtari, Atdhe Geci

Dortmund, 05.05.2018

Ndërsa, Sejdi Sopi, anëtar i Këshillit Akademik të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë konfirmon emrat e anëtarëve të Këshillit Akademik, të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë.

këta janë;

1 . Rexhep Kasumaj
2 . Florim Kuçi
3 . Elena Kocaqi
4 . Musa Sabedini
5 . Belgizare H. Kryeziu
6. Sejdi Sopi

Anëtar të Akademisë janë;

1 . Çlirim Hoxha,
2 . Arif Ejupi,
3 . Xhevdet Hajdari,
4 . Bekim Morina,
5 . Bashkim Aliu,
6 . Lulkuqe Sopi,
7 . Taulant Geci dhe
8 . Fadil Aliu.

Sekretar i Akademisë

zgjidhet, Fadil Aliu

Dortmund, 05.05.2018

1 KOMENT

  1. O Moralsita, O Patriota, O fake news patriota,

    Ju po flisni per Çamerine, Ilirine… .e shumica nga ju keni emra arabopismiletik apo otomanopismiletik… c.c.c.c.c çfarë hipokrita jeni more ju…? JU vetem 0,000001% te jeni patriotë, do t’i nderroni keta emra ne gjuhe te HUAJ… ju jeni kotesira, qe shtirreni kinse jeni patriot… sepse disa patriotizmin e kane SHTROJEREN e fundit…

Komentet janë mbyllur.