Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan – Maralusha nga SHBA, jep alarmin për Kosovën, ja çka thotë për Thaçin

0
570

James Mattis dhe Olta Xhaçka

MË: 26 DHJETOR 2018BOTASOT.INFO

Ai thotë se Kuvendi duhet t’ia marr çdo të drejtë Thaçit sa i përket bisedimeve me Serbinë.

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se me dorëheqjen e James Mattis, Kosova ka humbur një mbështetje shumë të madhe.

Me dorëheqjen e James Mattis, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Kosova dhe Populli Shqiptar i Kosovës ka humbur një mbështetje shumë solide. Gjenerali Mattis ishte i dedikuar se Kosova do të mbrohej nga SHBA-të në rast të një konflikti me Serbinë. Tash kjo mbrojtje (përkrahje) është e dyshuar për shkak se këshilltari Bolton kurrë nuk ka qenë për një mbështetje pozitive (solide) ndaj Kosovës dhe ka pas mendime që ishin në opozitë me mendimet e gjeneralit Mattis sa i përket Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Maralusha.

Konflikti ndërmjet Boltonit dhe gjeneralit Mattis filloi me dalë në shesh prej ditës që Trumpi e pruni Boltonin në Shtëpinë e Bardhë. Arsyeja ishte që mendimet e Boltonit dhe të Presidentit Trump ishin shumë të njëjta/afërta sa i përket qëndrimit të SHBA-së ndaj Rusisë, Serbisë dhe Kosovës. Mos të harrojmë se Trumpi dhe Boltoni të dy ishin kundër ndërhymjes së SHBA-së/NATO-së në Kosovë. Unë kam dyshime (unë shpresoj se jam gabim) se SHBA-ja nuk do ta ndihmojë Kosovën në një konflikt me Serbinë”.

Po ashtu, tue e marrë parasysh se Hashim Thaçi, në çdo mënyrë po mundohet me e gjetë një zgjidhje me Serbinë, edhe pse çdo zgjidhje në mënyrë të Hashimit do të jetë e damshme për Kosovën, unë i rekomandoj Kuvendit të Kosovës që t’ia merrë çdo autoritet Hashimit sa i përket bisedave me Serbinë. Deri më tash, Hashim Thaçi është tue i përdor bisedimet me Serbinë vetëm me e shpëtue lëkurën e vet, e jo për të mirën e Kosovës”, ka shkruar ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha.