Klubi i boksit „Gollaku“

0
3926
Klubi i boksit

— pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut

Shkruan Asllan Dibrani

Ishte mbrëmje e para disa ditëve qe e vizituam palestrën e sporteve në Prishtinë. Synimi i ynë ishte t’i takojmë pikërisht sportistët e Klubit të boksit „Gollaku“. Me tu sjellë pakëz nëpër disa shkallë dhe salla të ndryshme të palestrës se sportit, nga distanca u dëgjua ritmi i zhvillimit të ushtrimeve të sportistëve në këtë disiplinë. Aty takuam trajnerin e këtij klubi të vyeshëm dhe brilant për Kosovën që përmes boksierës kosovare, Donjeta Sadiku e ka siguruar finalen në kampionatin botëror në boks. Ky klub ka një kohëzgjatje të themelimit, që nga viti 2010, por rezultatet e kanë radhitur dhe vlerësuar njërin nga klubet më të suksesshme të sporteve në Kosovë.

Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut

  • Besim Brahimi themelues i klubit “Gollaku”ishte një sportist që pati rezultate si boksier deri në vitin 2010 në klubin e boksit “Prishtina”. Pas një serë medaljesh dhe rezultateve ai themeloj klubit e boksit „Gollaku“ qe sot ka 53 anëtar, nxënës qe vijojnë ushtrimet e rregullta në klubin “Gollaku”. Anëtarët e këtij klubi janë të moshës nga 9 vjeçar deri në moshën 20 vjeçare.


Klubi i Boksit Gollaku në stërvitjeve në objektin e Palestrës se sporteve ne Prishtinë

Nga ky klub thekson trajneri i këtij klubi zoti Besim Brahimi, se kanë dalë sportist me renome ndërkombëtare siç është edhe Donjeta Sadiku, e cila u shpërblyer me një serë medaljesh lokale po edhe ato ndërkombëtare që edhe Kosovës i solli medaljen e parë te boksit në kategorinë e vet.

Po ashtu një shtytje, këtij klubi i ka dhënë edhe boksieri Ylber Salihi që mbajti titullin e kampionatit në kategorie e vet për disa vite. Në radhët e këtij klubi ishte edhe boksierja tjetër Arta Brahimi nën kampioniste në Kosovë ndër ma e mirat. Patriot Behrami njeri ndër boksierët, po ashtu më të mirë qe nga 58 ndeshje garuese rezultojë me 54 fitore dhe tri barazime.

– Klubi “Gollaku” nga nxjerre nga gjiri i vet shume kampionate nga Kosova. Ky klub u shpall klubi ma i suksesshëm për vitin 2015. Po ashtu iu shpallen tre boksier ma të mirët në Kosovë.
1. Shpetim Bajoku pionieri ma i mire si sportist në Kosovë.
2. Partriot Behrami u shpall juniori ma i mirë në Kosovë.
3. Donjeta Sadikun, federata e boksit e shpalli sportisten ma të mirë, por edhe Besim Brahimi u shpall trajneri më i mirë në Kosovë. Ne themelimin e këtij klubi ishin edhe dy vëllezërit e Besimit që ishin themelues te këtij klubit “Golllaku” Idriz dhe Bekim Brahimi. Ky klub ndihmohet edhe nga komuna, por edhe nga sponsori “Mamouina Bar Prishtina “me pronarin Skënder Salihu i njohur si “Daja Skendë”. Ne raste të keqësimit të gjendjes se klubit po ashtu ndihmon edhe vëlla i Besimit, Bekim Brahim-Geci nga Prapashtica e Malësisë së Gollakut.

– Për fund mësuam se planet e këtij klubi nuk kanë të ndalur. Në këtë vit e presin gara në kampionin evropian dhe ndërkombëtar me pjesëmarrësit e tij. Po e veçoje se ekipi i Kosovës i boksiereve femra udhëtuan sot me datën 08.06.2016 për Poloni në turneun ndërkombëtar në Rybnik “Cherni Diamant”nga 09 -13 Qershor, nga këto kategori për 48 kg Arlinda Muqa,60 kg Donjeta Sadiku, 75 kg Marriolla Sallauka, boksieri për 64 kg ishte Patriot Behrami. Po këtë ekip e shoqëruan edhe dy trajnerët Bekim Muqa dhe Besim Brahimi me Gjyqtarin dhe mjeshtrin ndërkombëtar Latif Demolli.

– Në pyetjen tonë se si ju lindi ideja që ta veni ketë emër me karakter rajonal?
– Zoti Besim Brahimi-Geci nga Prapashtica tha se vërtet nga vet krijimi i një injorance qe ju ka bërë këtij vendi deri me tash,ne vendosem që me ketë emër të prezantohemi si klub me qe Prishtinën e përbejnë mbi 80% e popullatës se rajonit tonë. Me të dëgjuar për projektin e takimeve kulturore, që do të mbahen në Dabishec me 13-14 gusht te këtij viti 2016 zoti Besim Brahimi me stafin e Klubit “Gollaku dhe me gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demollin u prononcuan për pjesëmarrje në këtë ditë madhështore.

Po ashtu pika të garës në boks e kemi edhe në projekt. Këta do të jenë përfaqësuesit e kësaj pike me pjesëmarrjen e këtij klubi komplet me ringun profesional qe do ta sjellin në ditën e takimeve sportive dhe kulturore në Dabishec. U ndamë nga ky klub i mrekullueshëm me një përshtypje te jashtë zakonshme se e ardhmja do te nxjerr edhe tjerë sportist, me çka në fund u përshëndetem me “Mire u takofshim në takimet sportive dhe kulturore të “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë Dabishec si Bashkësi Lokale dhe me dy fshatrat tjera Gjelbërishtën ish Hakobillën dhe Murrizanjën ish Gllogovicën.