Ulërimë dhe frikë në romanin “Psycho II”

0
443
Psycho I dhe II
Ilir Muharremi
Ilir Muharremi

Kur flasim për libra të frikshëm, askush nuk krahasohet me Stefën King. Ai është mjeshtri i letërsisë horror. Por edhe romani “Psycho II” i Ilir Muharremit radhitet te romanet më të frikshme dhe te guximshme. Aty gjejmë mister, vrasje, dhunë, dashuri, dëshpërim. Lexuesi qan me lot dhe pastaj urren dorën vrastare të personazhit kryesor. Më pas duket që ai ka të drejt për çdo vrasje që bën. Por, kush është ai që i bën gjitha këto vrasje? Në vazhdim po ju sjellim një fragmet:

Ia çorodita fytyrën, e preva mirë, u shëmtua e tëra, pastaj vazhdova me thikë në barkun e saj, ashtu të vdekur e dërgova në dhomën në të cilën ishin kufomat tjera. Fustanin ia hoqa me kujdes dhe e futa në dollap ku i kisha të gjitha fustanet e viktimave. Kjo dukej si grua e plakur para kohe, me siguri diçka duhej t’i kishte ngjarë, diçka që i bënte sytë dhe gojën e saj të ngjanin si të pajetë, sido që të jetë, mbahej mirë ajo. Shpirtin e kishte të mirë qelibar, e vëreja nga sytë e saj…