21.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

ISHTE FATI YNE I KEQ??!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

ISHTE FATI YNE I KEQ??!

Ne vitin 365 te eres se re Perandoria Roma ke u nda ne dy pjese, ne ate te lindjes (Bizanti) dhe ne ate te perendimit (Roma)
Kufiri me tyre kalonte ne lumin Shkumbin.

Kjo ndarje e Ilirise mes dy perandorive mbase do te ishte zanafilla e fatkeqesise me te madhe te ketij populli.
Pavaresisht nga kundërshtitë e shumta, deri atehere iliret, epirotët dhe maqedonët ishin njesi administrative qe vareshin nga e njejta perandori, nga e njejta administrate., keshtu qe Iliria, Maqedonia dhe Epiri pothuaj ishin te njejte.

Tani, nen dy administrata kuptohet qe edhe interesat nisen te parceloheshin, te perpjestoheshin dhe me kalimin e kohes edhe te skajoheshin.

Iliria e jugut, Maqedonia dhe Epiri,nen Perandorine e Bizantit u trajtuan si te preferuara, kurse Iliria e veriut (përfshi dhe Dardaninë) mbeti pak ne hije. Sidoqofte edhe pse u ndane, gjuhen nuk e ndryshuan per asnje çast.

Secila perandori perpiqej te shtonte ndikimin ne pjesen e perandorise tjeter (dhe kjo, kuptohet mbi iliret dhe epirotet, qe ishin i njejti popull. Shpesh piksynimet e perandorive shkaktonin edhe kundershti te sajuara ne te dy pjeset, po keto nuk arriten asnjehere ne urrejtje skajore.

Sidoqofte, i ngjante nje kopeje qe po e ndanin ne dy dhe dhente e te dy kopeve te reja ngaterronin shpesh çobanet, here venin te njeri e here te tjetri.

Nuk ishin te rralla rastet kur administratat e dy perandorive sajonin izolim te panevojshem dhe kjo , sigurisht ndikonte ne largimin e njeres pjese nga tjetra.

Nuk ishin sporadike edhe kalimet e njerezve nga Bizanti ne pjesen tjeter dhe e kunderta.
Tanime hyri ne mes edhe dasia fetare: Pjesa romake kish katolicizmin, pjesa e Bizantit ortodoksine.Kjo sidomos u be e qenesishme pas viteve 640.

Nenshkumbinasit perqafuan teresisht ortodoksine dhe duhet pranuar qe ata i sherbyen me zell Bizantit. Kete periudhe,nga viti 395 deri ne vitin 641 ishin tre perandore ilire te Bizantit: JUSTINI I, JUSTINIANI II DHE I TRETI ME ORIGJINE ILIRO EPIROTE (dardane).

Ne kete periudhe edhe dy kryesuesit e fese katolike (Rome) dhe asaj ortodokse ( ne Kostandinopoje) i ashpersuan synimet e tyre per ndikim ne trevat e njeri tjetrit.

Kjo e beri edhe me te madhe te keqen per iliro KËTU PËRFSHI EDHE MAQEDONËT ILIRË) epirotet… Ndikoi qe njerezit te beheshin te lekundur, te pandergjegjesuar teresisht si per bindjet ligjore administrative,po sidomos per bindjet fetare.

Eshte kjo periudha kur ne popullin tone lindel legjenda te tilla si ajo e Beses, e Mikpritjes, e Nderit etj … Si reagim per vetmbrojtje ndaj percarjes dhe shperberjes… Vetem nje popull i mencur, me tradite dhe me rrenje te thella mund ta beje kete!!! Pas kësaj periudhe e në vijim, Perandorët e Bizantit krijuan mardhënie të ngushta me serbët dhe grekët, mardhënie të cilat u ruajtën edhe nga Sulltanët turq pas pushtimit të Kostandinopojës nga Sulltan Mehmeti. Kjo përbënte një çudi, edhe pse administrata e Perandorisë Turke ishte thuajse me shqiptarë.

Eshte kjo arsyeja qe ne mbetem te paasimiluar ne te gjitha drejtimet,po kryesisht per gjuhen dhe zakonet.
Europa nuk i ka borxh popullit tone vetem vitin 1913, kur i xhvati nga trupi dy te tretat e tij dhe ua hodhi si kocka qeneve,fqinjeve tane… Jo! Mekatet e saj jane qe ne shekujt iv dhe v te eres se re, kur na i ndane trupin ne dy pjese : koken ne Rome dhe kembet ne Kostandinopoje!

Si te mos mjaftonte kjo, ne kete periudhe te dy pjeset e ndara u sulmuanplackiten e dogjen nga visgotet dhe ostrogotet dhe per kete askush nuk u doli per zot.

Po kjo ishte e vogel ne krahasim me dyndjet e sllaveve, te cilet KOSTANDINOPOJA NUK I PRANOI NE TERRITORET E SAJ TE Azise, po i nxiti te vendiseshin ne trojet ilire te veriut, ku sot jane slovenet, kroatet, serbet, boshnjaket, te cilet ishin te etur per pushtime jo vetem te hapsirave te pabanuara, por u shtrine edhe ne vendet e banuara nga iliret. Dyndjet e tyre arriten edhe ne Epirin e siperm e te mesem, ku per fat te keq edhe sot gjen toponime sllave.

Kush i mbrojti atehere iliret dhe epirotet nga barbaret gote dhe nga sllavet?
As ROMA, AS KOSTANDINOPOJA, qe ishin fuqite e medha te kohes. Kurse iliro-epirot – shqiptaret u sherbyen te dyve ne te gjitha nivelet.

Shperblimi ? Mosmirenjohje, Perbuzje, Pabesi…

EUROPA SHTRIGE E PLAKUR NA KA BORXHE TE VJETRA E TE REJA. Ne ia kemi falur keto borxhe… Veç ajo duhet te na i hapi kanate dyert e BE!

Ajo na kafshoi, na zhveshi, na masakroi… Hodhi mbi trupin tone te bukur balte per te na humbur dinjitetin dhe identiteti, deri aty sa na beri edhe njerez prehistorike, me bisht.

Ne e falem me shpirtmadhesi.
Vec ajo duhet te na hapi deren qe te hyme… Ne nuk po trokasim ne deren e SHURDHIT!

Pajtim Xhelo, Vlorë


HARRO DHËMBJEN MIKE

Ndjej në shpirtin tënd si plaga ndjell trishtimin,
Edhe kur ti qesh e shoh në sytë e tu,
Si det i hepuar që, e fsheh tundimin…
Veç detar’ i sprovuar e shpërfill grackën blu.
Si diell ishe mbi vesën e praruar,
Si ag i flladitur për mjë ditë të re,
Burim i një gazi rridhte gurgulluar,
Sa vije, këngë pranvere sillje te ne.
Rinia jote, liqen i patrazuar,
Shpirti yt ish një velëz në atë liqen,
Ah, kjo jetë, porsi stuhi në të shkuar,
Velën ku e çoi, që ti dot s’po e gjen?
Edhe liqenin erërat paskan tharë?
Ti ke mbetur e vetme aty në breg:
Si mozaikë ke plagët që ke marrë,
Ec, nxito tani, se do dalësh në një shteg.
Mikja ime e mirë, të lutem thuaj,
Çmund të bëj unë që ti brengën ta harrosh?
Më dhëmb dhëmbja jote, pa ti mos u druaj
Gjithë çdo të duhet nga unë ta kërkosh.
M’i zbo, m’i largo ato hije trishtimi,
Që shpirtit i rrëmbejnë këngë e gëzim,
Dhe kur ti qesh, si detar përfytyrimi,
Nuk dua të ndjej as brengë, as hidhërim.
Pa keq më vjen për vitet që shkuan ashtu,
Veç s’harroj që jetë ka akoma për ne,
Si dielli vesën le ta prarojmë këtu…
Dhëmbjen e vjetër, mike, ta lemë atje.
Të jesh si yll mëngjesi, çdo të duhej vallë?
Si sorkadhe mali, edhe pse e truar?
Kur të çelin lulet do ta ndjesh më rrallë
Dimrin që të mardhi, vjeshtën e trishtuar!

Pajtim Xhelo, 8 shkurt 2019

- Reklama -

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. Per pavaresine e SHQIPËRISÊ dhe Kosovës, rëndësi jetike kanë këto 54 shtete:
    – 50 Shtetet e Bashkuara Amerikane
    – 4 Shtetet e Mbretërisë së Bashkuar

    Pa keto shtete s’ka Kosove me SHQIPTAR NË KOSOVË.
    Ndersa OJQ-të e ndryshme siq janë:
    OKB, BE, UNESCO, EUROVISION, FMN, EURONEWS, UNHCR, FAO, SSSR, ISIS, IRC, BIK, etj… ne krahasim me SHBA & Uk janë 000000000000000000.

Komentet janë mbyllur.

Shkrimet e fundit