TRUMPistja e Danimarkës duhet të shkojë në burg

0
87
Inger Støjberg

ISH-MINISTRJA E JASHTME

Inger Støjberg ishte ministre për të huajt dhe integrimin nga viti 2015 deri në vitin 2019. Ashtu si presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, ajo ua vështirësoi jetën refugjatëve
Foto: MARTIN SYLVEST / AFP

Bild.de14.12.2021 – Përktheu Arben Çokaj

Politikania e vijës së ashpër të Danimarkës Inger Støjberg duhet të vuajë 60 ditë burg. Ish-ministrja e Jashtme u dënua për shkelje zyrtare të hënën.

Një shumicë e qartë e të ashtuquajturit Højesteret (Gjykata e Lartë), e krijuar posaçërisht për këtë proces, e shpalli fajtore ish-ministren se kishte vepruar me dashje në rastin e ndarjes së një çifti azilkërkues nga Siria. Apelime nuk mund të bëhen.

Støjberg ishte Ministre për të Huaj dhe Integrim nga viti 2015 deri në 2019 nën kryeministrin e atëhershëm Lars Løkke Rasmussen. Konservatorja akuzohet se ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme një çift azilkërkues nga Siria, që të ndahen nga njëri-tjetri për shkak se gruaja ishte e mitur.

Ministria juaj njoftoi në një deklaratë në shkurt 2016 se të gjithë çiftet e azilit do të strehoheshin veçmas pa përjashtim, nëse njëri prej partnerëve ishte i mitur. Sipas gjykatës, ky ishte një udhëzim i paligjshëm. U prekën 23 çifte.