TORBA ME TAXHI NË GRAZHD DJE DHE SOT VARË PËRQAFE

0
404
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Luftë me koronavirusin
dhe qeverinë trusakate
)

Koronavirusi, nxorri armë brezi
Edhe, i shkrepi në popull. “Liri”.
Qeveria me duart në xhepa. Poste
Porosi: Rrini në shtëpi! Verenadë!
Lani duart me sapun! Rrini larg:
Dy metra edhe me gruan. Miken!

Ushqim, hani të shëndetshëm!
Populli, bukë nuk kishte. Shtëpi.
Burra, gra, fëmijë, në karantinë
Veten, lanë: Ende, në Qeveri. “Liri”.

Dita erdhi, Sot të dalin nga Qeveria
Popullin e nxorrën nga karantina:
Koronavirusi ka vdekur. “Fitore”
Urraaa, o burra! Dilni në votime!

Luftë me Koronavirusin! Qeverinë…

(Torba me taxhi në grazhd
Dje dhe Sot përqafe
)

Muti im historik, Dje: kudo i spiunonte
Shqiptarët, në “vëllazërim-bashkim”?!
Ishte, spiun jugosllav. Komunist besnik
I shokut Tito. Edhe, me poezi. Libra.
Sot: Në këtë kohë krize. Pandemie:
Neokomunist, doli “patriot kuqezi”?!.
Përkushtime, Rilindasëve shqiptar
Facebook. Dhe, portale elektronike.

Testi, pas hapjes të dosjeve sekrete
I doli. pozitiv?! “Rrufjan”. Dudum:
Nga Komisioni lustrativ shtetënor.
Në mjetet e informacionit partiake
Plasi, veten ta shaplli patriot shqiptar
E, harron, se: Gjurmët e tia me vite
Nuk i fshin dot, as buldozheri gjerman.

Ende shet kudo, patriotizëm partiak:
Publikon poezi “patriotike”. Libra.
Flamurin, kuqezi Shqiptar, në ballë
Dihet, kërkon: Rehabilitim, në varr!

Shpeshë, delë me poezi “patriotike”
Sot, vret dhe pretë armiq serb. Armiq:
“Maqedonas”, me kokën ende në hale
Veten, ta nxjerrë “patriot” shqiptar.
Edhe, atë: Sot e kësaj dite, Shqiptarët
T’i shti si thasë egjre në hambarë.

Dje, patriotët shqiptar. Kaçakë mali.
Burra pushke, deri Dje me poezi:
I shau. Spiunoi me kokën në grazhd.

Burra mejdani, nuk harrohet e Djeshmja
Gjurmët e Rrufjanit: Një torbë taxhi:
Pak rëndësi ka, krahu kashtë në grazhd.
Sot, nuk i fshin dot, asnjë borë. Stuhi:
Dje, i shitur: Një krah barë në Livadh
Sot i shitur, edhe për krunde në Grazhd.

Unë them: Kashtë e thatë pas mullari
Që, Sot: Nuk i hanë, as dhentë e Bariut.

Shkaku: Rrufjanin nuk e shpëtojnë Rilindasët
Poezitë, në Facebook. Portalet elektronike.
As: Torba me taxhi: Dje, dhe Sot varë përqafe…