REAGIM PUBLIK, LIDHUR ME MEMORIALIN E HORMOVËS

0
1235

( Opinion – Reagim )

Ja se në ç’deri nivel pike ekstreme të paimagjinushme? ka arritur paftyrësia, shkombëtarizimi, injoranca, kavaljerlliku euro-helenizimi i pseudo-pushtave qeveritarë lokalë, bashkiakë, qendrorë, parlamentar i të dy taboreve politike Majtistë dhe pseudo-Djathtistë në këto vitet e pas 90-ta!

🚩 6 tetor 2020

Bashkia e Tepelenës është njohur me kërkesën e një grupi qytetarësh që kërkojnë të rindërtojnë një monument që përkujton masakrat e bandave shoviniste greke në vitin 1914 në fshatin Kodër buzë rrugës kryesore.

Monumenti egzistues është në ruajtje nga Bashkia Tepelene dhe i miratuar nga institucionet qëndrore të shtetit që e kanë kopetencë ngrijten e monumenteve.

Bashkia Tepelenë e ka detyrë ta ruaj dhe mirëmbajë këtë monument të shenjtë . Bashkia Tepelenë nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi apo leje prishje për monumentin egzistues ndaj çdo ndërhyrje është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë.

Ne mirëpresim dhe respektojmë çdo qytetar apo shoqatë që kërkon të ruaj dhe mirëmbajë monumentet, por nuk kemi tagër ligjor të japim leje për prishjen dhe rindërtimin e tyre sipas kërkesave të grupeve të ndryshme.

Sa i përket akuzave politike për “tradhëti” dhe prerje në besë, autorët është mirë ti kërkojnë diku tjetër jo tek familja ime pasi gjyshërit e mi ishin ata që sprapsën bandat shoviniste greke më 1914.

Këta patriotët e 2020 nuk kanë as hipotekën e patriotit dhe as të monumentit. Hipotekën e patriotizmit e di historia kush e ka, kurse hipotekën e monumentit e kanë ligjet e shtetit shqiptar.

Tërmet Peçi
Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Dashamir Alliu: Ti si kryetar i Bashkisë së Tepelenës, pra ti, Termet Peçi, në këtë postim publik na qenke shfajësuar, na e paske amistuar vetveten, duke u arsyetuar se nuk na paske dhënë leje si Bashki e Tepelenës për restaorimin, rindërtimin e memorialit dedikuar 217 hormovitëve të vrarë, të masakruar nga shovinistët grekë në muajin mars teë vitit 1914, dhe na paska kërcënuar se secili që do të punojë në atë memorial, do të gjobitet apo perndiqet penalisht. Po edhe nëse do ta kishit dhënë si leje restauruese, rindërtimi, ju si Bashki e Tepelenës në cilësinë si kryetar i kësaj bashkie, Termet Peçoj -do të gjenint arsye, pretekse, argumente sipas kërkesave, udhëzimeve, presioneve helenistike për të stagnuar, ndaluar rindërtimin e mermorialit dedikuar 217 hormovitëve të vrarë, të masakruar më 1914 nga qeveria greke e asaj periudhe.

Juve, Termet Peçi jya paskan futur të dyja këmbët në një këpucë Qeveria, Asfalia, Kisha genocidiste Greke nëpërmes qeveritarëve tanë qendrorë shqipfolës, që pikërisht ju si Termet të prononcoheni publikisht rreth iniciativës për restaurimin e memorialit (dhe na qenkeni vetlavdëruar me patriotizmin e parardhësve tuaj.Por patriotizmi nuk mbaron me parardhësit e tu, të parardhësve tanë apo patriotizmin tonë, i nderuar Termeto. Dhe te ne si komb , për të tillë mburravecë, për të parët e tyre, janë disa thënie popullore (konkretisht një nga këto dy thënie të urta popullore thotë se mos fryj si kendezi pa pupla apo gjeldeti me bëmat, trimëritë e parardhësve te tu!

Kurse një thënie tjetër popullore thotë Termeto Terminatori ( Se nga Skenderi del Beterri, por ka raste fenomene anormale se edhe nga Beterri del ndonjëherë SKËNDERI ? (Urojmë, shpresojmë që ju si Termet Peço të reflektoni dhe të mos i nënçmoni, të mos i poshtëroni parardhësit tuaj, që luftuan kundër andartëve grekë më 1912- 14 dhe në Luftln Antifashiste Nacional-Çlirimtare , sepse, me sa po kuptojmë, ju si Termeto nuk i keni qendruar dot presionit, shantazhit të ardhur nga qarqet heleniste kundrejt qeveritarëve tanë lokalë bashkiakë, qendrorë-pra nga Qeveria, Asfalia, Kisha genocidiste Greke. (dhe na le të kuptojmë se si shqiptarë në tërësi ne nuk qeverisemi nga qeveritarët tanë lokalë, bashkiakë, qendrorë, parlamentarë, që i votojmë formalisht, por qeverisemi, shtypemi sipas kërkesave, dëshirave, apetiteve të fqinjve tanë grabitçarë, nëpërmes qeveritarëve tanë shqipfolës e shpirtshitur.

Dhe të gjithë ne si shqiptarë nuk duhet te kemi më dyshime, iluzione, por realiteti qëndron pa asnjë lloj dyshimi se në këtë mes është një marëveshje e nëndheshme, e heshtur, e pranuar, e nënshkruar nga qeveritarët tanë shqipfolës majtistë, pseudodathtistë (në këto vitet pas të 90-tave të kësaj pseudemokracie e shkombëtarizimi, helenizimi të heshtur të Shqipërisë deri në lumin Shkumbin. Pra është një marrëveshje e sinkronizuar, ku pseudo qeveritarlt tanë shqipfolës majtistë, pseudodjathtistë me apo pa vetëdijen,neglizhencën e tyre, ndoshta kanë kontribuar dhe janë duke kontribuar për shkombëtarizimin, helenizimin gradual jo vetëm të jugut të vendit, por edhe të juglindjes s dhe të Shqipërisë së Mesme sipas Megalidhes helenistike. Sepse ne keto vitet pas të 90-tave deri ne vijen imagjinare te Vorio Epirit sipas Megali -Idhesë janë bërë, vazhdojnë të bëhen investimet greke për shkombëtarizimin, helenizimin e Shqipërisë deri në lumin Shkumbin.

Dhe kjo marrëveshje e nëndheshme për shkombëtarizimin, helenizimin e këtij territori shqiptar, kuptohet qartë, sepse çdo kërkesë, investim, ndërtim helenistik nga qeveritë greke është toleruar, legalizuar me votime ish- komunale, bashkiake, parlamentare (konkretisht memorialet, vendvarrezat imagjinare të pseudodëshmorëve të Vorio Epirit, por edhe bustet, shtatoret e kriminelëve, vrasësve, shfarosësve të shqiptarëve (diç janë bustet e greko- shovinistëve të Spiro Milos, Thimjo Lolos, Vasil Shahinit, të cilët tashmë qeveria, Asfalia, Kisha genocidiste pseudo’ortodokse greke i ka vendosur në jug të vendit (pra në Vorio Epirin e tyre imagjinar grek) dhe qeveritarët tanë komunalë bashkiakë apo qendrorë nuk kanë reaguar apo t’i kenë ndaluar ndeëtimet e këtyre vendvarrezave imagjinare, memorialeve, pllakave përkujtimore, busteve, shtatoreve artificiale greke (sikurse vepruan kundrejt restaurimit, rindërtimit të memorialit të 217 hormovitëve), pra kundër restaurimit të memorialeve, përkujtimit të të parëve tanë të vrarë nga shovinistët grekë.

Ndërsa qeveritarë tanë shqipfolsës janë trima (polikarë elenistë), gangsterë, shpirtshitur dhe s’na lejojnë t’i restaurojmë memorialet, vendvarrezat dhe t’i përkujtojmë, nderojmë të parët tanë. Prandaj ndalimi i restaurimit, rindërtimit të Memorialit të Hormovitëve nga pseudoperfaqësuesit e institucioneve tona shqipfolëse bashkiake, qendrore duhet të jetë një kambanë alarmi për çdo shqiptar qe i thotë vetes dhe e ndjen vetveten shqiptar.

Ai nuk duet të rrijl indiferent (nëse ka ndenjur deri më sot ), por duhet të kontribuojë financiarisht, materialisht, fizikisht me reagime, protesta, nese do të na imponohen nga qeveritarët tanë shqipfolës (sipas direktivave të Qeverisë, Asfalisë Greke) dhe të reagojmë e të përkrahim këtë iniciativë për restaurimin e memorialit të hormovitëve, sepse kjo është një luftë, betejë e (heshtur, tinzare) pashpallur nga të gjitha qeveritë greke për shkombëtarizimin, helenizimin e vendit, dhe stagnimi, dështimi ,dorëzimi kundrejt këtyre presioneve artificiale për moslejimin e restaurimit të memirialit do të ishte një luftë,betejë e fituar nga qeveritë, Asfalia, Kisha genocidiste greke për helenizimin, shkombëtarizimin e vendit, dhe për çdo patriot shqiptar ka ardhur momenti vendimtar ta tregojë me veprime teorike,praktike, konkrete patriotizmin e tij për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe moslejimin, mostolerimin shkombëtarizimit, helenizimit të vendit!

Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu ishë vullnetar ne ishë uçk, dhe ne cilsin si bashke-insiator kontributdhenes ne restaorimit rindertimin e Memorjalit dedikuar 217-hormovitve te vrar masakruar nga shovinistet Grek!