Kryengritja e Madhe Ilire

0
1074
The Great Illyrian Revolt

Më 5 prill 2019, është botuar një libër tejet interesant (256 faqe), kushtuar tërësisht Kryengritjes së Madhe Ilire të viteve 6-9 Pas Krishtit, me autor njujorkezin Jason R. Abdale. Kjo kryengritje ilire do të rraskapiste në kulm Perandorinë Romake dhe përgjatë tre viteve, pesëmbëdhjetë legjione romake romake do të përlesheshin mes luginash të ngushta e bjeshkësh pareshtur me ilirët e paepur.

Ky libër vlerësohet si i pari që i kushtohet kësaj kryengritje, aq më tepër në Perëndim. Në faqet e tij shqyrtohet historia e kultura e ilirëve, përfshirja e romakëve në këto treva dhe me çfarë qenë përballur romakët gjatë këtyre tre viteve luftë.

PS: Fatmirësisht, ndërkohë që neve zdërhallemi me harbime egocentrike iliro-pellazgo-hyjnore, ndonjë i huaj kujdeset posaçërisht për historinë e harruar kryeneçe të paraardhësve tanë të lashtë.