TË MBROSH ATDHEUN TËND, NUK ËSHTË MERCENARIZËM

0
873

LESHI I HARAPIT NË TROJET SHQIPTARE…

Xhabir Zejnuni, bisedë virtuale

ARMAND ALIU. “Shume potere per hiçgjë më detyroi edhe mua t’i shkruaj dy rreshta me zero nga pas”.
XHABIR ZEJNUNI. Edhe unë mora mereqepin, bishtagypin dhe defterin për me i shkru disa rreshta. Por, pa zero: as para dhe as prapa.

ARMAND ALIU. “Per disa vite rresht muslimanet e falnin Bajramin ne Bulevard ndersa Skënder Beut te gjithe sebashku i kthenin menderen. Disa mijera muslimane rregullisht dy here ne vit gjate festave te Bajramit i kane kthyer menderen bustit te heroit kombetar te Shqiperise e megjithate askush nuk ka reaguar e nuk eshte ndier keq nga pseudo-nacionalistet”.
XHABIR ZEJNUNI. I kujt është faji që muslimanët i kanë kthyer menderën Heroit TONË Kombëtar (kurse ti thua “Heroi Kombëtar i Shqipërisë”, pa përemrin pronor TONË. Dhe jo më kot!). T’i kthesh menderën dikujt, nuk do thotë që ky fakt të përbëjë një ofendim kaq të rëndë, i cili të sjellë reagimin përkatës. Kjo sjellje tregon vetëm një mungesë edukate dhe kulture, që ju e keni. Kaq. Të paktën askush nuk mund të akuzojë Heroin tonë Kombëtar që i ka kthyer menderën dikujt. Pasi ai gjithmonë i tregoi gjoksin dhe ballin armikut pushtues turk.

ARMAND ALIU. “Tani qe muslimanet dolen ta falin Bajramin ne sheshin kryesor te Tiranes, keta pseudo-nacionalist qenkan irrituar se Skenderit ju bllokua pamja e kalit”.
XHABIR ZEJNUNI. Nuk ju bllokua pamja e kalit, por ju bllokua popullit pamja e Monumentit. Jo të Skënderit, por të Gjergj Kastriotit.

ARMAND ALIU. “Eshte e gabuar fetarisht qe muslimanet te falin namaz duke pasur perballe ne drejtimin e kibles nje idhull, bust apo pikture”.
XHABIR ZEJNUNI. Jam shumë dakord edhe unë. Më mirë do ishte respektimi i “traditës”, duke i treguar ballin besimtarët Kibles dhe menderën busteve. Ashtu si herët e tjera: Menderja “përballë” menderes!

ARMAND ALIU. “Falja e namazit aty eshte nje gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet te ndodhte. Por duke qene se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kane ne dore gylenistet e FETO, nuk pritet ndonje miresi e madhe qe ti vije Islamit dhe muslimaneve”.
XHABIR ZEJNUNI. Kush gabon, duhet edhe të paguajë. Nuk ndryshon aq shumë Gylen nga Erdogan. Janë akoma shokë armësh dhe idesh ata të dy, pavarësisht se shtiren si armiq të betuar (…)!

ARMAND ALIU. “Madje une mendoj se shperngulja e vendit te faljes nga bulevardi per tek sheshi i Skender Beut ka qene e qellimshme per te treguar tolerancen dhe harmonine nderfetare qe per gylenistet eshte me paresore sesa Islami dhe besimi tek Allahu”.
XHABIR ZEJNUNI. Harrove ti se filli i kuq, i cili përshkon islamin, është toleranca dhe harmonia ndërfetare”?!

ARMAND ALIU. “Dihet fare mire gjykimi islam mbi bustet e ndryshme. Profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem kish URDHERUAR qe cdo bust ose varr i ngritur mbi siperfaqen e tokes te RRAFSHOHEJ dhe SHEMBEJ”.
XHABIR ZEJNUNI. Në fakt, që nga ajo kohë, urdhëri i Muhamedit a.s. është zbatuar me përpikmëri, pasi janë rrafshuar për tokë shumë buste dhe përmendore me rëndësi të madhe historike dhe kuturore. Dhe shembullin më të madh, e ka dhënë edhe ALA KAEDA dhe ISISI kohët e fundit. Shembuj të tjerë rrafshimesh dhe shembjesh mund të priten në vijim (….)!

ARMAND ALIU. “Skender Beu a eshte heroi kombetar i shqipetareve apo kalores i krishterimit dhe heroi i Venedikut”?
XHABIR ZEJNUNI. PO. I shqiptarëve dhe i krishtërimit (…).

ARMAND ALIU. “Skender Beut, edhe pse komandant i larte ne ushtrine osmane preferoi te behej khauarixh e te ngrinte shpaten kunder perandorise qe u kujdes deri sa arriti te behej Bej. Nuk i mjaftoi kjo por u be edhe heretik duke u kthyer nga musliman ne katolik dhe me pas luftoi per interes te Venedikut”.
XHABIR ZEJNUNI. Se sa u kujdes perandoria osmane për Gjergj Kastriotin e dimë të gjithë. Mjafton të kujtojmë faktin se kjo perandori osmane i preu kokat tre vëllezërve të tij më të mëdhenj. Në fakt, ai lindi KATOLIK dhe më pas e kthyen me dhunë në musliman. Dhe kthimi në origjinë, ishte më se i natyrshëm. Ai luftoi për interes të Shqipërisë dhe jo Venedikut. Dhe vdiç ashtu siç lindi: KATOLIK. Tek Wikipedia i merrke informacionet ti?! Vazhdo, se shumë mirë e paske ti nëse konsulton vetëm këtë burim informacioni.

ARMAND ALIU. “Ai ka bere lufte sektare dhe kjo nuk perputhet me pretendimin e viteve te fundit se Shqiperia shquhet per tolerancen fetare”.
XHABIR ZEJNUNI. Luftë sektare quake ti mbrojtjen e atdheut për 25 vite me radhë nga hordhitë turke?!

ARMAND ALIU. “Mua personalisht me vjen rëndë qe te kem per hero nje mercenar qe luftonte per flori ne hesap te kryqezatave te krishtera. Jam musliman dhe kjo bie ndesh me besimin tim”.
XHABIR ZEJNUNI. Edhe mua si musliman i devotshëm, më vjen shumë RËNDË që të kem si drejtues shpirtëror një Hoxhë si ti. Uroj që të tjerët hoxhallarë të mos jenë si ti.

ARMAND ALIU. “Madje busti ka kthyer menderen ne drejtimin e Kibles se muslimaneve dhe kjo eshte nje fyerje e rende per muslimanet”.
XHABIR ZEJNUNI. E ke fjalën për muslimanët shqiptarë apo ata arabo-turq? Pastaj. Më mirë që bustin e kanë kthyer me mendere nga Kiblja. Pasi nuk di se çfarë do kishte ndodhur nëse ky bust do ishte në drejtim të Kibles me shpatë në dorë. Menderja të ofendon dhe jeton (me turp?!), kurse shpata të këput kokën dhe vdes (…..). Tjetër. Ku e kanë për detyrim kristianët që t’i drejtojnë ballin Kibles (….)?!?!

ARMAND ALIU. “Çuditerisht nese do te shikosh harten satelitore do te gjesh se Shqiperia ndodhet ne vijen airore qe lidh Venedikun me Meken. Rastesi e çuditshme por qe ka vendin e saj ne kete histori”.
XHABIR ZEJNUNI. Ku ka më bukur se kështu atëherë, kur shikon se vendin tonë e ka bekuar Allahu, duke e krijuar në atë pikë, e cila shërben si një URË NDËRLIDHËSE mes Venedikur dhe Mekës?!

ARMAND ALIU. “Beun tuaj nese e doni aq shume mund ta vendosni edhe mbi çatine e Bashkise apo Kullën e Sahatit ne menyre qe te dali edhe mbi nivelin e xhamise Hetem Beu”.
XHABIR ZEJNUNI. Prijësin tonë, po e lemë më mirë aty ku është dhe askush të mos guxojë që ta prekë atë.

ARMAND ALIU. “Mos harroni se ne muslimanet e sotem ketu kemi lindur, kemi gjak shqiptari edhe ne, nuk jemi as turq e as arab, nuk punojme as per turkun e as arabin”.
XHABIR ZEJNUNI. Amen. Njashtu kjoft siç po thue ti. Për shqiptar RACE si ti, ka shum nevoj Shqipnija nan.

ARMAND ALIU. “Nese ju jeni te gatshem te beheni heronj per te mbrojtur nje statuje bronxi kjo sdo te thote se mund te na e hypni ne qafe. Apo do ti shkelni edhe ligjet qe vete keni miratuar”?
XHABIR ZEJNUNI. Prite Allah. Kush po mbron një statujë bronxi? Po mbrohet vetëm SIMBOLI dhe MESAZHI, që ajo statujë përfaqëson për mbarë popullin shqiptar, ku njëri prej atyre je edhe ti, siç e pohove më lart.

ARMAND ALIU. “Po ju kujtoj nenin 265 te Kodit Penal te cilin ju pretendoni se eshte i shenjte dhe i bindeni dhe e respektoni, flet per nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare etnike dhe racore. E dijmë mirë se ai nen e shtrin efektin dhe zbatohet vetem mbi besimtaret muslimane por gjithsesi po jua kujtoj”.
XHABIR ZEJNUNI. Tamam. Dhe subjekt apo objekt i këtij NENI, duhet të jetë edhe heqja e bustit të Heroit tonë Kombëtar në Kukës dhe në Presidencë kur bëri vizitën në Shqipëri Presidenti turk Erdogan (…)!