Sqarim në lidhje me Kullën e Prek Calit

0
4864

BASHKIA MALËSI E MADHE
DEKLARATË PËR MEDIAT

Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq. Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër. Bashkia nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë ndërtim, që do të kishte qenë mëse e gatshme ta shqyrtonte dhe ta mbështeste.

Sqarimin se kur u rrëzua kulla e Prekë Calit dhe jo nga Bashkia,
e shikoni në këto komente – keni edhe datat aty:

Kjo vlente për dje, kjo vlen edhe për sot, kjo vlen edhe për nesër. Cilido që kërkon të investojë privatisht për të nderuar historinë, traditat, figurat e Malësisë së Madhe e ka derën e hapur. Por askush nuk mund të përdorë historinë, traditat, figurat tona me filozofinë e dalë boje të tokës së xanun.

Kjo është e vërteta, të tjerat janë lojra e tymnaja politike nën nivelin e bisedës, ku përfshihen malësorët.

Viktor Popaj, kryeinspektor i IMVT, Malësi e Madhe

Duke marrë shkas nga reagimet e mediave të ndryshme në lidhje me shëmbjen e Kullës së Prek Calit në Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend sqarojmë se:
Lajmi që po qarkullon në media në lidhje me prishjen e Kullës së Martirit të Demokracisë Prek Calit është i pavërtetë dhe abuziv.

E vërteta qëndron krejt ndryshe:
Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banorë i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali.


(Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit)

Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifimikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet.
Nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri,por nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shëmbjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri.

Të ndodhur në këto kushte u mbajt proces-verbal konstatimi për ndërtimin pa leje në fshatin Velipojë të Vermoshit-Njësia Administrative Kelmend.
Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21.08.2017 është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet.

Duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësajë periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05.09.2017 kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësaj periudhe në këtë objekt.

Me date 14.09.2017 nga ana jonë u morën masat për shëmbjen e ndërtimit të ri i cili ishte i jashtëligjshëm dhe janë prishur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia egzistuese e Prek Calit.
Çdo veprim i ndërmarrë nga Bashkia Malësi e Madhe është në përputhje të plotë me ligjin.

E theksojmë edhe njëherë që Bashkia Malësi e Madhe nuk ka të bëjë me prishjen e Kullës së Prek Calit, përkundrazi e dënon rëndë aktin e prishjes së kësaj kulle e cila është simbol i lirisë dhe demokracisë shqiptare.
Për këtë rast ne si Bashki Malësi e Madhe jemi të hapur dhe transparente për sqarime të mëtejshme për ngjarjen.

Faleminderit për mirëkuptimin.