Rreziku nga agjenturat turko-sllave dhe shërbëtorët e tyre!

0
2065

NGA: SKËNDER SHALA MË: 15 SHTATOR 2017BotaSot.info

Po thuhet së agjenturat e huaja janë lëshuar në veprim?! Ato në veprim ishin gjithmonë duke ladruar krejt lirshëm nëpër trojet tona, herë si hoxhë, hërë si prift, madje edhe duke gjetur vazal nga gjaku dhe fara e tyre e vjetër e mbetjeve osmone, por tani shqipfolsa! Kjo po verifikohet edhe tani me veprime të përditshme shumë irrituese, deri dikund e ndihmuar nga plogështia e institucioneve tona të papërgjëgjshme, bashkë me paaftësitë organizuese për ta kontrolluar vendin!

-Këto janë pasojat e tmerrit nga e kaluara, e cila na la pasoja parciale të tjetërsimit regjional e rajonal. Prandaj sot po ballafaqohemi me të gjitha keto paqartësi. Armiqtë shekullor së pari na i zhduken kishat tona të vjetra, ku ruhej thesari ynë kombëtar. Kurse kishat tona ortdokse, bashkë me thesarin u përvetësuan nga të tjerët! – Ata, të vetëdijshëm se do të asimilohemi me lehtësi duke na i prerë rrënjët e lidhjeve tona trashiguese nga rrjedhat historike. Kjo formë përfide, ka shprazur trurin duke shtrydhur si në mengelë me kukë.

Për fat sot gjërat kanë ndryshuar rrjedhen historike. Ne po faktorizohmi edhe politikisht në rajon, duke pasur përkrahjen e perëndimit në krye me Ameriken, shans i mirë ky që të rreshtohëmi me shtetet europiane, aty ku e kemi vendin dhe pjesën tonë. Edhe historia po del në sipërfaqe, duke u zbuluar e vërteta që u përvetësua nga të tjerët. – Pikrisht duke ju falënderuar kësaj përkrahje, ne kemi filluar ta marrin vetën dal-nga- dal. Fatbardhësisht, kjo vetëdije për një Rilindje të Re kombëtare, ka filluar gjithandej nëpër trojet etnike! Pra, vetëm përcendrimi me çdo kusht të kombi dhe shtetformimi, na siguron të ardhmen.

Vetëm kjo zugjuarsi, neve na shpëton nga një c’thuarje si në të kaluarën në dobi të tjerëve. Pikrisht kjo kthesë historike, armiqtë tonë shekullor, i ka alarmuar shumë në kohën e fundit? Prandej u rritën agjenturat në veprim, për t’na destabilizuar nga brenda përmes klerikëve islam, dhe shoqatave “bamirëse”?! – Dihet, ata i kanë,,arsyet e veta”?! Arsyeja tjetër është së, përmes islamit kanë pasur shumë sukses në të kaluarën në përcarje dhe tjetërsim. –Nga kjo katrahurë, kombi ynë është shkrirë në vazhdimësi.

Nga këto pasoja sot e kemi një shtet që quhet Greqi pa grek, deri 70% arvanitë të cilët e kanë krijuar këtë shtet fantazmë! – Këtë më së miri na dëshmon atdhetari, intelektuali i pavdekshëm Aristidh Kolja kur thotë ; ,,ne i verbuam sytë vet me gishta, kur ndryshuam përkatësin tonë kombëtare’’! Ashtu sic janë formuar edhe disa shtete tjera fantazëm në trojet tona! Tani një gazetë zvicerrane NZZ ku shkruan; sot në Turqi jetojnë 22 mil. shqiptarë pa asnjë shkollë shqipe, duke përfshirë edhe miliona tjerë nëpër shtetet arabe.

Mandej kjo shtypje shekullore, na ka armiqësuar me vëllëzrit tonë krishtër deri në ekstremizëm duke na shkëputur pjesë-pjesë edhe nga trungu arbëror. Na ka pezmatuar deri në atë masë sa miliona ,,turq e kaurr“ janë shkrirë duke humbur kulturën, traditat bashkë me përkatësinë kombëtare!

Pakuptimësia e madhe sot është së, ne vazhdojme ta quajmë njëri-tjetrin ashtu si na kanë kurdisur të tjerët për interesa të veta si; arvanitët i quajmë=grek, muslimanët=turq-boshnjak, ortodokset=shkijë, maqedon, malazez etj. – Në realitet, të gjthë jemi shqiptarë të mjerë!

Prandej, kjo plagë vetëshkatërruese, kërkon urgjentisht shërim një herë e përgjithmonë brenda rrethit kombëtar! Të njëjtën kohë, mobilizim të parreshtur për shtetformim, dikund shtet e dikund autonomi, të mbështetura mbi një platformë me një arkitekturë të RE strategjike, gjithnjë në bashkëveprim dhe koordinim me miqtë tanë, që kanë interesa strategjike afatgjata.