Smartmatic paraqet një proces gjyqësor prej 2.7 miliardë dollarësh kundër Fox News për shpifje

0
252
Smartmatic

‘Për ne, kjo është ekzistenciale, dhe ne duhet të marrim masa’

CHRIS PANDOLFO, – TheBlaze.com4 shkurt 2021Përktheu Arben Çokaj

Kompania e makinave të votimit Smartmatic paraqiti një padi të enjten kundër Fox News, duke akuzuar rrjetin për transmetimin e komenteve shpifëse në lidhje me produktet e kompanisë dhe kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Wall Street Journal raportoi se padia ishte depozituar në një gjykatë të New York-ut dhe përqendrohet në deklaratat e bëra në lidhje me Smartmatic në Fox News nga anëtarët e ekipit ligjor që paraqiti sfida zgjedhore në emër të ish-Presidentit Donald Trump, përfshirë Rudy Giuliani dhe Sidney Powell. Procesi gjyqësor thekson gjithashtu komentet e bëra nga gazetarët e Fox, Lou Dobbs dhe Maria Bartiromo.

Ky veprim ligjor ndjek njoftimet e lëshuara nga Smartmatic për Fox News dhe media të tjera në dhjetor, duke i akuzuar ata për bërjen e “dhjetra deklaratave faktikisht të pasakta” si pjesë e një “fushate dezinformimi” për të diskredituar rezultatet e zgjedhjeve. Smartmatic kërkoi tërheqje të plotë të deklaratave të pretenduara si shpifëse.

Në një intervistë me CNN Business, CEO i Smartmatic, Antonio Mugica tha se kompania nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të ndiqte me një proces gjyqësor.