SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR 2019 në New York

0
418

Miq e kolegë të largët dhe të afërm, përshëndetje!

Këtë të shtunë, me 2 Nëntor, 2019, ora 1 pas dreke, Kisha Katolike Shqiptare në Hartsdale, New York dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej” organizojnë simpozium shkencor për At Gjergj Fishtën (Salla Nënë Tereza). Programin e kini të bashkangjitur më lartë.

Adresa:
361 W Hartsdale Ave,
Hartsdale, NY 10530

Mirë u pafshim!

Frank Shkreli


Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij.

Programi:

• Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj
• Përshëndetja e z. Mark Qehaja, n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej

Diskutimet:

1. “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli, ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.

2. Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga
Keze Kozeta Zylo, Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.
3. Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar

4. Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.

5. Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z. Nikolle Nilaj

6. Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj, interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës

7. At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C. nga Z. Paulin Zefi, Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.

8. Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.

9. Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj

Moderatore: Keze Kozeta Zylo
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”