S H Q I P T A R Ë T

0
214
Atdhe Geci

S H Q I P T A R Ë T
Atdhe Geci - Çamëria - kthim në histori - flamur
Festë e veçantë është dita e flamurit
dita e më të shenjtit të popullit shqiptar
dita e më shqiptarit të atdheut tonë
dita kur të gjithë së bashku kremtojmë.
Atdheu ynë di ta bëj trupin mburojë
nuk i trembet luftave dhe betejave për
liri, ai di të bëj luftë, dhe të korrë fitore.
Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve
një dhe të pandara janë trojet shqiptare
një dhe Shqipëri është kudo atdheu.
I bimur nga gjaku e eshtrat e të rënëve
më lë të puthi, të përqafoj e të betohem;
i yti është atdheu nga Tivari e Çamëria,
i yti është atdheu nga Shkupi dhe Parga,
i yti është atdheu, nga Ilirikumi e Arta
Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve;
sa të ketë toka jetë, plis dhe xhubletë
do të ketë Shqipëri dhe flamur kuq e zi
do të ketë Dardani, Iliridë dhe Çamëri
do të ketë çam me flamur të pavarësisë!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021