Pse janë ndezë analfabetët e Maqedonisë aq shumë?

0
850
Xhemal Ahmeti

Xhemal Ahmeti

1. Se kam thënë se xhamitë dhe personelet e tyre kanë qenë shërbim të UDB-ës.
2. Se Islami, respektivisht xhamitë kanë qenë kundër kulturës shqiptare dhe kanë mbyllur nënat tona brenda mureve.
3. Se kanë kontribuar në mbajtjen e regjimit, karshi lirive të mendimit dhe religjioneve.

Përgjigjet:

1. Nuk ka pasur asnjë xhami jashtë sistemit. Të gjitha kanë qenë të detyruara të raportojnë në SDB. Ashtu siç kanë qenë kisha dhe tempujt tjerë. Si fëmijë e pastaj si nxënës i shkollës së mesme, i kam parë vetë hoxhallarët e fshatit tim duke shkuar ne UDB. Ashtu si ca mësues.
2. Gjatë dënimit tim me 6 vjet, për Kundërrevolucion ka qenë edhe ky segment dëshmitar.
3. Vetë paria e Bashkësisë islame e ka pranuar këtë.
4. Një religjion i tillë në shërbim të pushtetit s’kishte si mbronte të drejtat e dikujt.
5. Në asnjë xhami të vetme nuk luftohej për të drejtat kombëtare kulturore shqiptare, në asnjë. Këtë e tregojnë statistikat e të burgosruve politikë. Ishin mësuesit e shkolluar në Prishtinë në burg jo imamët.
6. Se shqiptarët e Maqedonisë janë tjetërsuar, tregon edhe shkalla e tyre e gatishmërisë se për kë duan të luftojnë e humbin jetën. Deklarativisht – publikisht. Anlafabetë shumica që protestojnë.
7. Mos mi xhigavn…