PËRSËRI BASHKË, NË PRAGUN E Vitit të Ri 2020…

0
781
Viron Kona - Arif Hasko - Murat Gecaj - Sejdo Harka

Në foto: Nga e majta: Viron Kona, Arif Hasko, Murat Gecaj e Sejdo Harka…

Në ditën e fundit të këtij viti, që lemë pas dhe Vitit të Ri 20120, ne pak miq të “Kompanisë lëvizëse” u takuam e pime kafe bashkë, në Lokalin “Galaxy”, ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit tonë…

Bisedat tona ishin të larmishme dhe sollëm në kujtesë, shumë kolegë e miq tanë, ndër të cilët të paharruarin Skënder Hasko…

Gjithështu, përshndetëm, përmes celularit dhe e uruam, kolegun e mikun tonë të përbashkët, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar” dhe publicist e shkrimtar i afirmuar.

Minutat kaluan shumë shpejt, në atë mjedis të ngrohtë e miqësor…U ndamë me njeri tjetrin, duke u përqafuar dhe duke uruar, për secilin dhe familjet tona, vetëm shëndet, gëzime e lumturi, në Vitin e Ri 2020!

– Mirupafshim përsëri, kolegë e miq të dashur!

Tiranë, 31 dhjetor 2019

Dërgoi për publikim, Murat Gecaj