PASHË ANDËRR PRESIDENTIN DUKE IKUR NGA VENDI?!

0
435
Hashim Thaçi - Erdogan

Nga Binak MAXHARRAJ

Jo Vetem unë, por çdo kush i gjalle sheh andrra. Si femije e deri vone i kame ndegjuar njerezit duke thane se mbrame e pashe nje anderr. Por nuk e di se keto andrrat a jene te sakta, a tregojnë diçka, a behen zhgjadrra, apo dikush thote se mua me doli reale andrra, me doli zhgjanderr, etj., etj.

Une mbrame e pashë nje anderr per Presidentin tone duke ikur nga vendi, duke u arratise. Duke e qartesuar pak andrren pash se si ne areroptin tone “Adem Jashari” atje pak si ne errersire vrehej nje areloplan me flamurin e Turqise – ishte po i njejti aeroplan, i cili para dy vitesh i kishte barte “Gulenistet”, te cilet me dhune u kidnapuan dhe u deportuan ne Turqi.

Eu, thashë çfare po ndodhe ketu? Kur andrra u kthjellua pak me mire e vrejta nje siluete pak te maskuar, e cila i perngjante presidentit tone, i rrethuar prej disa njerezeve. te cilet me shpejtesi vraponin ne drejtim te areoplanit.

Aeroplani me shpejtesi maksimale u ngrit na ajr dhe e mori drejtimin e duhur.

Intuita me çoi menjehere te dialogu qe po ndodhe qe dy muaj midis LVV dhe LDK, i cili eshte bllokuar per shkak te postit te presidentit te vendit, per te cilin nuk pa mujne te gjejne zgjidhje per postin e presidentit.

Me siguri ka pa anderr sikur une edhe Isa Mustafa. i cili me aq ngulm po insiston qe posti i presdidentit t’i takojë LDK. Nuk leshon pe. Ia ka ndier eren se se shpejti posti i presidentit do te jete vakant me gjithe insistimin e tij per ta marre kete poste.

Prandej presidenti, siç me kanllxoi andrra, i parapriun kesaj situate dhe per te mos i ndodhe diçka e tmerrshme – ike nga vendi me aeroplanin, te cilin posaçerisht per kete pune ia kishte derguar Presidenti i Turqia Erdogan, i cili edhe i kishte siguruar azil politik si vellau per vellaun.