Përse edhe vetë të krishterëve nuk u duhet më Zoti?

0
559

KUR UNË U THEM SHIPECAVE, SE DUHET ME U MARRË MA SHUMË ME SHKOLLIM E DIJE…

Ata më kundërshtojnë, dikush thotë “kthehuni në fenë e të parëve” e dikush tjetër vazhdon e pëllet me altoparlante, sikur ka shpikë rrotën… Eh sa bytrha e muslimanes luan vendit në Shkodër, kur pëllet gomari arab, habiteni !

Kurse “Der Spigel” thotë se kujt i duhet më ky? Edhe vetë të krishterët e kanë kuptuar se nuk u duhet ma Zoti… (!)

Por jo katolikët shqiptarë, jo, që për inat të muslimanëve, kënaqen me festat e tyre fetare dhe duan t’u tregojnë atyre, se feja e tyre është më e mirë… /

Enver Robelli

D a l l i m i …

Këtë fundjavë të krishterët shënojnë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të religjionit të tyre: Pashkët. Revista gjermane DER SPIEGEL në numrin e ri që është botuar sot që në ballinë pyet: „Kush beson në diçka të tillë? Përse edhe vetë të krishterëve nuk u duhet më Zoti“.

Mund të merret me mend se çfarë hataje do të bëhej nga „myslimanët e devotshëm“ anekënd botës nëse, për shembull, gjatë Ramazanit DER SPIEGEL në ballinë do të botonte një vizatim nga Kurani dhe ca deve shoqëruar me pyetjen: „Kush beson në diçka të tillë? Përse edhe vetë myslimanëve nuk u duhet Allahu“.

Por DER SPIEGEL nuk do të botojë një ballinë të tillë as para, as gjatë, as në Ramazan, sepse po ta bënte këte – militantët do të digjnin jo vetëm disa ekzemplarë të revistës gjermane.