OPOZITA PA OPOZITARIZEM

0
891
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar

Ne keto 26 vite “demokracie” nuk kishte rastisur te kishim nje opozite demokratike-komuniste kaq aktive ne sojin e saj! Skenat e turpeshme te opozites shqiptare nuk kane te sosur; nje grup parlamentar i perbere me huligane, rrugaçe dhe te pa moralshem tashma i ka kaluar kufinjt e durimit politik dhe njerzor. Kuptoni se nuk ke si te habitesh perballe kesaj situate te shemtuar, kur ne sallen e ketij parlamenti kemi ish presidentin e pare pluralist tete vite kryeminister dhe 23 vite kryetar i opozites. Ky quhet Sali Berisha. Kur nje force politike merret peng nga nji kriminel, vrastar dhe tradhtar i çeshtjes kombetare, vajhalli te presesh per nje dialog politik!

Partia demokratike per fatin e keq te saj, ka dalur jashte binareve te politikes dhe te dialogut. Kjo eshte zevendesuar me nje grup rrugaçesh, te cilet instruktohen nga Sali Berisha. Keta vetem dine te shajne, te shpifin, te felliqin nga goja ndyresira te pa degjuara, biles tani po perdorin edhe forcen. Kjo eshte pasqyra e Partise demokratike me nje kryetar te grupit parlamentar halabak dhe rrugaç frigacak, i cili pompohet nga Berisha. Nje deputet si Flamur Ndoka qe gjithekush habitet. Ka turp perpara familjes se vet me veprimet qe kryen ne parlament dhe jashte tij.

Te presesh demokraci dhe drejtesi nga zoteri si Aldo Bumçi nje ish minister i drejtesise ne pushtetin e Berishes, qe fshiu dosjet e 26 te vdekurve ne Gerdec, nje ish minister i jas htem fantazem,i pa afte dhe siç thote populli: “morraxhi i keq i politikes se jashteme”. Turp per Shqiperine qe perfaqesohej nga nje njeri i pa asnje personalitet, goje pis, sepse krye pisi Berisha i ndersyen ne beteja… “Partia demokratike e Shqiperise” duhet te quhet Partia Demokratike Marksiste – Leniniste, pasi ne kete parti militojne kriminelet,spiunet e diktatures komuniste. Aty kane zene strofken Sali Berisha, Genc Pollo e deri Kastriot Islami, qe dikur kerkonte kokat e studenteve te dhjetorit.

Kjo eshte Partia Demokratike, qe e ka felliqur emerin e demokracise, Ajo parti duhet te shperbehet urgjentesisht. Krimi dhe mafia e kane marre peng. Degjon deputete qe flasin per hallet gjasme te popullit!. Kjo eshte sa qesharake po aq mjerane . Keta hajduter qe e çuan Shqiperine ne nje kolaps te pa pare ndonje here ne historin shqiptare. Kjo force politike ne tete vite ne pushtet vetem e shkaterroi ekonomine shqiptare, shkaterroi ne menyren ma te turpeshme politiken e jashteme duke e lane vendin jashte BE. Sot na tregohen njerez qe jetojne me hallet e popullit dhe mendojne se e mashtrojne perseri kete popull. Jo, jo gaboheni!. Ju jeni te vendosur vetem te shkaterroni ekonomine dhe nuk pranoni gjuhen e dialogut.

Atje ku mungon logjika vepron injoranca. Kjo nuk ka nevoje per asnje koment. E djatha Shqiptare po rreshet nga pozicioni qe i takon. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te forte, kontrolluese dhe konstuktive. Keshtu qeveria ndihet me e pergjegjeshme perballe nje opozite te sinqerte e me ide konkrete. Boll me perralla e me lot krokodili… duhet te pranojne gabimet e te shkuares, te bejne autokritike, te ndeshkojne pergjegjesite e situates qe e çuan Shqiperine ne gremine qe nga viti 2005 deri ne 2013.

Ngjarjet e renda si Gerdeci, Portafoli i Ilir Metes, 21 Janari etj qe mjaftojne keto tre se bashku per t’i vene noten kesaj udheheqje. U kerkua me force nga nderkombetaret nje hetim special dhe kurre nuk u be, sepse forca e pushtetit diktatorial nuk i pranoi nderkombetaret, biles i vandalizoi me fyerje ironike.

Po kur degjon te flasin deputetet e opozites ke neveri dhe neveria i kalon kufinjt kur degjon deputetin Ben Blushi tashma ne “rinovim”. Po besoj i ka ikur koha e rinovimit. Blushi duhet te ia bleje PD edhe Kastriot Islamin dhe Sali Berishen qe partia “libera” te mos mbetet pa partneritetin e te djathtes, qe “Libera” e Blushit e quajne diçka mjerane. Viti 2017 po troket! Kjo opozite nuk ka asnje shprese, asnje alternative per te dalur ne fushate. Eshte e humbur, bile e humbur keqas… koha po e verteton ne keto tre vite, ku Partia Demokratike ka vetem humbje dhe humbje do kete gjithenje. Me sharje dhe grushta, me mburrje si “mue me thone Sali Berisha”, populli tashma te ka njohur se kush je o Sali Berisha; nje i korruptuar, agjent i sherbimeve sekrete, tradhtar i çeshtjes kombetare.

Akuzat ndaj teje jane nje lum. Me keqardhje Shqiperia ka nje opozite pa opozitarizem, ka vetem mjerim dhe vetem mjerim. Dialogun politik e ka zevensuar me vandalizmin dhe fjalorin e rrugaçerise. Qofshi ju qe jeni! Keni moral te shkoni ne sallen e parlamentit, keni moral te shkoni ne popull. Ai popull po tallet me ju. Gjeni veteveten sa nuk ka shkuar vone; largoni rrugaçet nga partia, nxirreni Saliun ne pension, se do t’i beni nder vetes po edhe Sali shkretes qe eshte kthyer ne njeriun ma te urryer ne token shqiptare dhe jashte saj. Zoti u’a ndryshofte mendjen o “Demokratet e pa demokraci“.