AKADEMI PËRKUJTUESE PËR SHKRIMTARIN MILAZIM KADRIU

0
1041
Zymer Mehani - në përkujtim të Milazim Kadriut

Sot, në Kërpimeh të Besianës

Sot, e premte, në orën 12:00, në SHFMU ”Hamit Sejdiu” të Kërpimehut të Besianës u mbajt akademi përkujtimore kushtuar mësimdhënësit të kësaj shkolle dhe anëtarit të LSHK-së, Milazim F. Kadriu. Në këtë akademi letrare të LSHK-së dhe të shkollës fjalën e rastit e mbajti Dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së, i cili foli për figurën e z. Milazim kadriut me pietet dhe për aktivitetet e tij në radhët e LSHK-së, anëtar i së cilës ishte, pastaj u bë përurimi i librit “Zëra të dëlirë” të poetit Milazim F. Kadriu, përgatitur nga Zymer Mehani.

Për librin foli recensenti z. Zymer Mehani dhe redaktori z. Sheremet Prokshi. Gjithashtu në këtë akademi përkujtuese foli edhe poeti Shaban Pllana, i cili ka përgatitur librin me poezi “Mesazh për poetin”, ku janë përfshirë poezi dhe krijime të tjera letrare kushtuar Milazim F. Kadriut. Me këtë rast, në prezencë të familjes, të nxënësve e mësimdhënësve krijimet e tyre letrare i lexuan disa nxënës të shkollës së fshatit Kërpimeh dhe krijues të tjerë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.