NUSJA E PRESHEVËS DHE DRADHA MË BISHT

0
407
LDK - kryesia

Nga Binak MAXHARRAJ

Kurrë në jetën time nuk kamë parë njërëz më mrrolana së sa në Këshillin e Përgjithëshëm të LDK, që u mbajtë ditë më parë. Qehrja dhe mrrolat e Agim Veliut, Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit tregonin së po i rëndon diçka në shpirt, se diçka nuk janë të kënaqur. Qehret dhe mrrolat e tyre ashiqare tregonin një mospajtim më kandidaturën e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga LDK-ja. Mrrolat e tyre dukeshin ashiqare edhe ne pamjet në TV, të cilët dukeshin si të gjorë, të humbur, sigurisht ne mendjet e tyre, ata po paramendonin edhe fundin e tyre në LDK-së, anipse Agim Veliu dhe Lutfi Haziri nuk ishin bash të rehatshëm në LDK, sepse i pari navigonte me Sami Lushtakun me biznese, kurse i dyti është i përmendur për miqesinë më Hashim Thaçin dhe më shik-istët e Kadri Veselit dhe me bisnese ekonomike dhe politike me ta. Nga mrrolat e tyre ashiqare dukej se u rrotullu bota për ta. Por jo, nuk ndodhi ashtu. I rehatoi Isa Mustafa.

Por, për t’i zbutur sado pak qehret dhe mrrolat e tyre, u kujdes vetë Kryetari i zgjedhur me aklamacion Isa Mustafa, i cili ngadalë i ofroi afër vehtes duke ju dhanë pozita ne LDK, duke i emruar për nenkryetar të LDK, anipse ishin edhe më heret dhe u kishte dalë afati i përdorimit si aktivist të LDK. Edhe ashtu të mrrolur dhe me qehre bajate, ata përkundër dëshirës së tyre, paraqiteshin se gjoja e përkrahim Vjosa Osmanin për Kryeministre, duke e krijuar kështu një përkrahje më shumë artificiale.

Por, Kryetari i LDK, Isa Mustafa menjëhërë nisi t’i zenë presat për znj. Vjosa Osmani, e nominuar për Kryeministre, duke ia qitë përballë kundërshtarin më te përbëtuar Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirin, si njeriun e parë qe do ta drejtonte fushatën parazgjedhore. E beri këtë Isa Mustafa me qellim apo pa qellim nuk e di, por Lutfi Haziri me asnjë kushtë nuk do të ishte dashtë qe te udheheqë ekipin parazgjedhor të LDK me të nominuarën për Kryeministre Vjosa Osmanin.

Pse?!
Sepse dihet se raportët midis Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit nuk ishin të mira për shumë kohë. Lutfi Haziri i cili pak a shumë i ka gjenet bash si te Ramush Hrajdinajt për t’u ba më çdo kusht Kryeministër, kishte frigë nga e forta Vjosa Osmani, e cila ka autoritet me te madh së të gjithë të tjeret në LDK, anipse janë munduar qe ta denigrojnë, të mos e përfillin bile e patën qitë ne vendin 89 në listë për deputete, por ajo falë dashurisë, sinqeritetit të sajë, punës dhe virtyteve te saj, atë populli e zgjodhi për deputete me një numer enormë votash, që i la pa frymë shumë kend.

Emerimi i Lutfi Hazirit qe të udheheqë fushatën parazgjedhore është i demshem, sepse ky njeri gjatë kësaj fushate me shumë do dobësajë LDK dhe Vjosa Osmanin, për shkak te raporteve te tyre, spica dhe pykave, ofendimeve nga ana e Lutfi Hazirit, për nençmimin e Vjosa Osmanit duke e quajtur Nusja e Preshevës, etj. etj.

Por Lutfi Hazirit nuk ishte deshtë t’i besohet kjo fushatë edhe për shkakun e lidhjeve te tij me PDK, e sidomos më Hashim Thaçin dhe SHIK-un e Kadri Veselit. Dihet se Lutfi Haziri është përkrahesi i vetem nga LDK i Thaçit për coptimin, ndarjen dhe korrigjimin e kufive në favor te Serbisë. Dihet ky njeri edhe me lidhjet e tij me shik-istet e Kadri Veselit ne ndeja dhe lokale publike çfarë lente një neveri te anëtaresia dhe publiku i LDK-së.

Këtij njeriut nuk i besohet, është i pa besë bash si Hashim Thaçi. Ky njeri edhe sot e kësaj dite është kundërshtari më i fortë qe LDK dhe LVV mos te lidhin një pakt parazgjedhor, i cili do ta dermonte Pronto mafin ne zgjedhje. Lutfi Hazirit më shumë i konvenon qe ky pak parazgjedhor të mos lidhet me te vetmin qellim për te quar ujë ne mullirin e PDK dhe Hashim Thaçit.

Thjeshtë emrimi i Lutfi Hazirit për të udhehqe me fushatën do ta dëmtojë se pari LDK por edhe Vjosa Osmanin që LDK te dalë e para ne zgjedhjet e tetorit. Më fjaë tjera Lutfi Haziri LDK do t’i dalë dardhë me bisht sa qe edhe vetë do të çuditen.