Nuk u sakrifikua që Kosova të bëhët shtet mafioz ?!

0
1216

Nga Skënder MULLIQI

Ishin vitet e 70-ta. Ende isha filloristë, dhe nuk e kam shumë të qartë së si ishte e mundur që në menyrë të organizuar na dërguan në kinoteatrin e qytetit të Pejës, në shfaqjën e filmit dokumentar “Klithamat e Fundit në Gjungel”. Nese nuk kam harruar më duket së e gjithë ngjarje zhvillohej diku në terrenet e një gjungle afrikane. Ishte e tmershme ajo qka pamë atë ditë.Ishte shumë e palogjikshme dhe e pajustifikueshme së si drejtorati i shkollës kishte vendosur të shohim skena të tilla të tmerrit, skena që shumica prej nesh nuk i kemi harruar kurrë. Si të harrohen skënat e vërteta kur njerëzve nga legjionaret ju preheshin kokat dhe me koka ne duar zgerdhiheshin për “gjahun” e fituar. Kjo nuk ishte natyrisht e tëra, gjithashtu pamë duke iu prere njerëzve organet gjenitale, ku klithmat e viktimave edhe sot e kësaj dite më kan mbetur të pashlyera në kujtesë. Ajo që vriteshin shtazët e që natyrisht në krahasim më prerjën e kokave dhe organeve gjenitale te meshkujve por edhe të femrave, ka mbetur në margjina të mendjës dhe përjetimit tonë. Një film i tillë dokumentar tu servohet shkollarëve filloristë kjo nuk përkon më logjikën e shëndosh të njeriut. Nga njëherë me shkon mendja së një shfaqje e tillë e një filmi lemeritës mos vallë kishte prapavijë të caktuar politike të serbeve, karshi shkollarëve shqiptarë. Këtë storie e përmenda natyrisht më qëllim të caktuar.

Këso skënash të lemeritshme dhe të tmerit pamë edhe më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish–Jugosllavisë së diktatorit Tito.Ajo që ndodhi së pari në Bosnje e pikërisht në Srebernicë, natyrisht së e tejkalon shumë fishë shfaqjën e një filmi dokumentar. Ne Bosnje ndodhën shfaqje të tmerrit, njerëzit kan pa dhe kan përjetuar klimtha të njerëzve duke u vrarë dhe maskaruar nga barabaret serbe, deri në kup të qiellit. Sigurisht së shumë nëna, motra, vëllezër, pleq e plaka kan përjetuar gjera të cilat jo që nuk shlyhen kurrë, por edhe i kanë derguar shumë prej tyre në qmenduri. Një tragjedi njerëzore, një gjenocid i pa parë në sytë e ndërkombetarve, nuk është parë dhe përejtuar nga kanibalet serbe, pas Luftës së Dytë Botërore. Tragjeditë dhe gjenocidi nuk përfunduan më luftën në Bosnje, ato vazhduan edhe më luftën në Kosovë. Kasapi dhe krimineli, Sllobodan Millosheviq, bashkë më Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e tyre ishin sponzorizuesit e masakrave të Reqakut, Rahovecit, Mejës, Qyshkut, Lubeniqit e masakrave të tjera në qdo cep të Kosovës. Shovenistet serbë nuk u ndalën më kaq, ata dhunuan, vranë dhe masakruan edhe gra, pleqë, plaka dhe fëmijë, bënë qdo faqe të zezë mbi këtë tokë.

Dhe, unë për vetën time nuk e kam kuptuar botën demokratike së si Serbinë nuk e dënuan për gjenocid. Ndodhën vrasje dhe shfarosje në masë të gjerë. Sigurisht së as udhëheqjeve tona politike të pas luftës nuk ju falet së si nuk u kujtuan ta padisinë Serbinë në TPI, për gjenocid, ku për të cilën gjë kan pasur fakte më bollëk. Nuk e shfrytëzuan së paku as materjalin e mbledhur të Keshillit për të Drejtat e Liritë e Njeriut në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk u kërkua nga Serbia që ti paguaj as dëmet e luftës, dhe as nuk u kërkua kurrë ndarja e pasurisë nga ish-Jugosllavia… Të gjitha këto u harruan nga ata të cilët erdhën në pushtet, së u habitën duke vrapuar pas pasurimit. E harruan gjithë atë qka na ndodhi në luftën për liri dhe pavarësi. Këta udheheqës na u shëndrruan bukur shumë në mafioz, ose veq kan qenë të tillë. E harruan të kaluarën, harruan të gjithë ata martirë dhe deshmorë të kombit, i harruan vrasjët e fëmijeve, grave, pleqeve, harruan dhunimet e nënave dhe të motrave tona…

Lanë mbrapa rrugën e lavdisë duke marrë rrugën e turpit. Nuk krijuam shtet si kemi menduar dhe për qka është punuar. Nuk vumë rend dhe ligj si duhet. Kjo klasë politike u futën në rrugën pa krye. Lakmia për pushtet apsolut i bëri të pamshirshem karshi popullit dhe vendit të vet. Na ndodhën edhe vrasjet që është plagë që zor do të shërohet edhe për shumë vite, e ndoshta kurrë. Organat e drejtësisë nuk po funksionojnë njejtë për të gjithë. Nuk po merziten për ndërgjegjën e tyre të vrarë. Nuk po kan dert së janë bër pasanikë në kurriz të popullit .Nuk e kan dert së shumica sot po jetojnë si në Afrikë… Si është e mundur që mafiozet politik dhe mafiozet ekonomik të sundojnë më shtetin. Nuk u skarifikua që shteti të marre nje kahje aq të mbrapsht. Sigurisht së nuk u sakrifikua që Kosova të bëhët shtet mafioz ?!…