NUK KEQMENDOJ NDAJ TYRE dhe VETMI EKSTREME

0
260
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

NUK KEQMENDOJ NDAJ TYRE

Tërë nanave ju ndrisin sytë,
Vajzat e kanë një pedantëri.
Sevdaja i këputë yzengjitë –
Për rioshin me zemrën flori!

Buzëqeshjet muzikore i kanë,
Rrugës janë fanar me dritë,me
“Jo” e “po”, o, të besës janë –
Shtëpisë ia shtojnë begatitë.

Si mështekna trupkrasitura,
Dashurin’e shikojnë shtruar!
Disi përflakën si të habitura;
Pas perde luksi duke shikuar.

Sytë e azurtë-adhurimtar,si
Ves e nuhasin fshehtësinë…
Burrin s’e ëndërrojnë qyqar;
Zemrës ia ruajnë bardh’sinë.

Me bebëza rrufe, plot magji,
Vajzat-gra e kanë një zakon,
Janë sedërholla në xhelozi,e
Zot i vërtetë t’ligën ua largon.

Çdo vajzë ka idealin vajz’ror:
Trimi t’jetë me kamje atërore.
Shqiptar i bukur madhështor,
Me mençurira providencore…

Fjalët mjaltë, t’i diellnon nuri,
Nga e jëma le ta ketë mësuar.
Këmishës kudo ta mbaj burri,
Vajzë n’shtatë nahi e dëgjuar.

Krahëlehte gojën-zog pupëzë,
E regjur në punë, mbase serbes.
Duart e zellshme sikur drugëzë,
E mahnitshme për çdo mëngjes.

E hënë, 21 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

VETMI EKSTREME

Shpresën e kam të patretur,
Ndoqa artin tim të pasosur.
Rri me libër me hir t’heshtur
Dhe vjershëtar mirë i njohur!

Fjalën se ngjalla as për zulmë,
Qysh si riosh di të përgjigjem;
Me hilera jam në front e sulmë;
Domosdo vetmitar ç’po digjem.

Jeta si eshkë më ka shkalur,
Kam ende vargje me krijuar…
S’do më shihni kur kryevarur;
Jam fund-det- fare i trazuar.

Më ndjekin hasmit e pabesë,
Për rrugë jam i nisur përsëri.
Kredhen bebzat thellë n’vesë;
Fatin e ruaj si thesare-mërli.

Vetminë vetmitar gof rimbush,
Okarinë më bëhet kënga ime.
Metaforat s’del t’i ndajë kush –
Shikimin ia ngul ndonjë rime…

Vetmia më bën akull të ngrirë,
Vetmitar me mua vivat jeta,kur
Zgjohem nga gjumi shpirtdlirë,
Vitet rendin – gallop e vërteta.

Rri në shtëpi vetë, fare vetmuar,
Gjetheve të blirit cok iu them:
Vetëm një stinë e kisha shquar
Ah, vetminë pranverë po ta kem.

E mërkurë, 23 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire