NËSE QYTETARËT ME PREARDHJE SERBE MBËSHTESIN BEOGRADIN, A DUHET TË KENË ATA NËNSHTETËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?

1
440
Hysen Ibrahimi

Hysen Ibrahimi

Sot në portalin ”Blic”[1] të Serbisë, Ministri për Punë të Jashtme i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daqic, ka deklaruar dhe bërë pyetje:

Nëse qytetarët e Serbisë me prejardhje malazeze mbështesin Podgoricën, a duhet të kenë ata nënshtetësi serbe”? Po shtrohet pyetja për z. Daqic:

Nëse qytetarët e Republikës së Kosovës me prejardhje serbe mbështesin Beogradin, a duhet të kenë ata nënshtetësi të Republikës së Kosovës?

Ne mërgata shqiptare reagojmë ndaj kësaj deklarate raciste me qëllime për spastrime etnike të pakicave kombëtare në Serbi.

Për këtë bëjmë apel të reagoj menjëherë Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e Shqipërisë për t’a njoftuar botën për mendimin zyrtar të Qeverisë Serbe. Kjo pyetje nuk ka dalur rastësisht nga z. Daqic, por e menduar mirë dhe është pyetje zyrtare.

Të tilla mendime të Daqicit që kanë pretendime për spastrime etnike në Serbi, janë plan i ish-Qeverisë së diktatorit të Evropës Juglindore Sllobodan Milloseviqi. Mos reagimi i dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, don të thotë se nesër do të vjen në shprehje e njejta pyetje nga Daçiqi edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe pakica të tjera në Serbi.


[1] https://www.blic.rs/vesti/politika/dacic-ako-gradani-srbije-crnogorskog-porekla-podrzavaju-podgoricu-da-li-treba-da/q1cz6w1

1 KOMENT

  1. E paske bere nje krahasim pa lidhje….

    Ne SHQIPTARËT do te jemi ne trojet tona vetem me nje KUSHT:

    NESE JEMI ME TE FORTË POLITIKISHT SE SERBET, DO TE JETOJME NE TROJET TONA NE, JO SERBET NA PERJASHTOJNE… e jo me deklarata pallavrike sikur e jotja …veç kqyre foton tende edhe e sheh çfarë analfabeti je …demek po lexoj edhe jam intelektual… edhe plus diasporë…

    PO ti more diasporist… ti e ke DOREZUAR KOSOVEN SERBISE ATE DITE QE KE IKE NGA KOSOVA …sepse ke qene frikacak… e tash kishe kqyre une prej Minheni çka po shkruj…

Komentet janë mbyllur.