NDAL mbetjeve të huaja në vendin tonë

1
1012

Abdullah Begolli
Inxh. i Dipl. Solarteur & Energiemanager

Edi Ramen e kam çmuar per njeri te mire po aq sa shqiptare te mire.
Nga te dhenat qe jane publikuar deri tani, nuk ka te atilla qe deshmojne, qe ai ti kete bere keq me diçka kombit dhe vendit tone.

Per te mirat qe shumica e shqiptareve i kemi pritur nga ai, une per veti i kam menduar si mos-mundesi per shkak te gjendjes ku ka rene kombi yne ne pergjithesi per keto mbi 25 vite permbysje nga te gjitha anet.

Sado t’i kete bere te mira popullit dhe kombit, sado te kete menduar t’i beje te mira po ju dha mundesia, me ligjin per marrjen e mbetjeve te huaja! me te rrezikshmet per boten e gjalle, EDI RAMA e ka mbyllur pergjithmon kapitullin e vet te burrerise dhe atdhetarise dhe ka kaluar ne anen tjeter te popullit.

Edi Rama duke folur para dy ditesh dhe duke u munduar te e arsyetojë vendimin per mbetjet, duke thene se janë mbetje te gjelberta! – jo vetem se genjeu marrezisht, por beri edhe krim ndaj popullit dhe vendit, duke tentuar t’i mashtrojë per interesa te caktuara, qe tani te gjithe po i kuptojme.

Sa iu perket mbetjeve te gjelberta, qe quhen mbetje BIOLOGJIKE, ato nuk ka shtet ne BE qe ti shet se le me ti fali, sepse ato i perdorin vete per prodhimin e gazit biologjike qe fare nuk i shkakton deme ambientit sikurse kini rastin ta shifni ne vazhdim.

Ne mbetjet biologjike bejne pjese:
• Druri
• Plehrat
• Mbetjet nga te korrat
• Mbetjet nga siperfaqet e gjelberta etj.

Me nje fjale mbetje BIOLOGJIKE quhet gjithçka qe vjen nga BOTA E GJALLE

Ne BE, ka aq shume firma prodhuese te gazit biologjike sa qe problemi me i madh eshte sigurimi i ketyre lloje lendeve te para.
Mbetjet per te cilat kan vendosur Edi Rama tash dhe Sali Berisha me heret, jan mbetje vdekjeprurese nga te cilat sipas te dhenave statistikore te organizatave kompetente boterore, vdesin qindra mijera njerez brenda vitit.

Sado qe teknologjia e perpunimit te tyre eshte e zhvilluar dhe shume e shtrenjet, prap se prap per asgjesimine e shume lloje materialesh nuk ka sukses, pasi qe ato mbeten aktive dhe njesoi te rrezikshme per boten e gjall per miliarda vite.
Pra suksesi kryesor eshte te gjenden budallenje dhe ti marrin per mbetje BIOLOGJIKE.

Rreziku nga asgjesimi i armeve kimike te Sirise qe me te drejte e ndaloi EDI Rama nuk ka qene as 1% i rrezikshem sa keto mbetje.

Shqiptaret para ketij rreziku te planifikuar, nuk duhet te flejne sot, sepse keto mbetje do ta qojne popullin ne gjume te perjetshem.

Pra:
NDAL mbetjeve të huaja në vendin tonë!

1 KOMENT

  1. I nderuar ekspert me emër nga mbetjet e huaja religjioze osmane abdullah al begolli,
    Mbetjet e huaja fizike sigurisht qe mund te groposen dhe me kohe te asgjasohen
    Por mbetjet me te demshme jane ato mbetje te huaja te ngulitura ne SHQIPTARET sikur ti( nese je Shqiptar) …e qe jane mbetjet e huaja ne emrin dhe mbiemrin tuaj. Nuk ka gje me te ndotur se kur e sheh Shqiptarin qe mban emrin dhe mbiemrin e ndotur te huaj qe e felliq deri ne rrnejt me te thella gjuhen SHQIPE, dhe trungul ilir te kombit SHQIPTAR. Prandaj i nderuari ekspert i mbetjeve te huaja fizike, se pari pastroje mbetjen e huaj ne e rin e juaj… pastaj merru me ndotje te berrlogut… qe mund te izolohet dhe mos te duket nga askush. Ndersa ndotja e huaj ne emrin , qytetin , fshatin eshte ndotje qe e ndot Shtetin Kombin… mos haroni se akoma ka ndotje edhe nga koha e felliqesise komuniste RusoKineze… dhe shum njerez jane te ndotur nga mbetjet e huaja Ruse …dhe Kineze… edhe Otomane, si nenrastin e ndotjes se juaja.

Komentet janë mbyllur.