Muharrem Blakaj: “Është thyer një “tabu” e mos guximit të kritikohet islami”

0
616

Shkarko romanin Paraardhësit, të Muharrem Blakaj

Nga Revista Drini26 Prill 2018

Nga Muharrem Blakaj
Autor i romanit “Paraardhësit”, për librin e Ibrahim Kelmendit, “ISLAMI religjion agresiv(?!!)

Për të shkruar në mënyrë reale, pa ngjyre e lavde për islamin, secili autor duhet t’i ketë parasysh dy gjera: E para, njohja shkencore dhe e paanshme e historisë islame dhe e dyta, guximi intelektual. Autori i librit “Islami, religjion agresiv (?!)” z. Ibrahim Kelmendi, i ka të dyja këto cilësi.

Me daljen në dritë të këtij libri, ndër besimtarët mysliman shqiptarë është thyer një “tabu” e mos guximit të kritikohet islami, që kishte ekzistuar qysh nga koha e dhunshme e konvertimit të shqiptarëve krishterë në islam. Kjo tabu, për fat të mirë, edhe të popujt e gadishullit arabik dhe myslimanët gjithandej botës ka zënë fill të thyhet (pranvera arabe).

Pse pushtuesit turq bënë aq shumë trysni për t’i konvertuar në islam vetëm shqiptarët por, jo edhe sllavët e grekët ortodoks, që i mbante nën sundim? Ishte që sulltanët i kishin “gaz” shqiptarët dhe ua dëshironte më të mirën brenda perandorisë?, apo ishte dëshira për t’i kënaqur ortodoksët serbë e grekë, të cilët, edhe pse nën sundimin osoman, kishin autonomi të zgjeruara dhe tendenca pushtuese e shkatërruese kundër tokave dhe popullit shqiptar? Pa dyshim, ishte kjo e dyta.

Ishte islami besimi “më i mirë”, që e sollën turqit selxhukë në tokat arbërore dhe më të mirën ua dhuruan (me dajak) vetëm shqiptarëve? Sikur islami të ishte besimi më i mirë fetar, kurrë nuk do t’ju binte hise shqiptarëve… qysh në gjenezë do ta kishin rrëmbyer sllavët dhe grekët, edhe me luftë nëse do të ishte e nevojshme, ashtu siç na e vodhën historinë, kulturën dhe tokat tona!

Për popullin shqiptar, islami ishte, është dhe do të vazhdojë të mbetet shkombëtarizim!

Duke i parë, ndjerë dhe prekur këto tendenca të rrezikshme për popullin shqiptarë që vijnë nga islami “paqësor”, të ringjallura, të paguara dhe të udhëhequra nga armiqtë më të tmerrshëm që ka njohur populli shqiptarë në mijëvjeçarin e fundit, shumë intelektual e patriotë të shquar shqiptarë ngritën zërin duke i kundërshtuar në mënyra të ndryshme këto tendenca shkatërruese. Në vend që kundërshtimi i këtyre rrymave të vinte nga akademikët dhe kompetentët shtetërorë, ata, diku në mënyrë të heshtur e diku hapur, dolën në mbrojtje të kësaj katrahure fetare që nuk ka të ndalur. Njëri nga shumë zërat kundërshtues është edhe autori i librit: “Islami, religjion agresiv”, nga Ibrahim Kelmendi.

Autori i librit nuk ka bërë asgjë më tepër se një mbledhje, radhitje dhe një kodifikim nga historia islame, nga hadithet dhe nga vargjet kuranore që e mbarë apologjia islame bënë përpjekje kolosale që ti mbajnë të mbyllura, të heshtura por në të njëjtën kohë ti vejnë në zbatim aty ku ndjehen të fortë dhe mendojnë se do ta fitojnë betejën e shenjtë islame; pushtimin dhe kthimin e mbarë njerëzimit në myslima! Se, a është islami agresiv, nuk do të duhej të shkruhej një libër nga ndonjë autor tjetër, kur në duart e shqiptarëve tani më ndodhen me miliona kopje kuranë, hadith e sira! Do të mjaftonte që të lexoheshin, të predikoheshin dhe të komentoheshin nga imamët e përgjegjshëm para xhematit, ashtu siç predikohen e komentohen vargjet e lezetshme të xhenetit dhe të 72 hyrive, ashtu do të duhej që t’ju tregoheshin dhe t’ju komentoheshin edhe ajetët dhe hadithet e betejave, luftërave, skllavërimeve, dhunimeve të robëreshave të luftës, të drejtën e plaçkitjeve, të drejtën e dëbimit të popujve nga shtëpitë e tyre, të drejtën e skllavërimit, të drejtën e vrasjeve, të drejtën e prerjeve të kokave me shpatë, të drejtën e martesave me vajza të mitura, të drejtën e martesave brenda gjirit familjar, urrejtjen patologjike kundër popujve të tjerë, mos durimin e feve të tjera dhe mbjelljen e urrejtjes përmes tekfirit ndaj çdo gjeje që nuk është islame. Të gjitha këto, në gjuhën më të butë, quhen racizëm… dhe përpjekja për rrënjosjen e një racizmi fetarë ndër shqiptar është e pa tolerueshme.

Bota e ka ndaluar racizmin e çdo ngjyre e forme që mund të shfaqët por, jo edhe racizmin islam. Kurani, në vete mbanë kaq shumë racizëm, jo vetëm që nuk është i ndaluar por, lejohet të lexohet, të komentohet dhe të vihet në zbatim. Vallë, si do të reagonte bota sikur të lejoheshin të botoheshin dhe të shpërndaheshin falas miliona kopje të librit racist të Hitlerit: “Mein kampf”. Vallë, si do të reagonin qeveritë dhe populli shqiptar sikur elaborati i Vasa Çubrilloviçit të botohej me miliona kopje e të shpërndahej falas gjithandej tokave shqiptare?

Të gjitha këto ajete nga kurani, hadithet dhe historia islame për mos durim, urrejtje dhe luftënxitje, me qëllime tendencioze e lihen nën hije nga apologjia islame, imamët, myftinjtë e kryemyftinjtë, të ndihmuar edhe nga disa pseudo historian, pseudo gjuhëtarë apo pseudoshkencëtarë të shitur. Për t’ju vu kapak, pa pikë turpi dalin para mase me deklarata pompoze, tani më të dala boje e bajate, duke thënë se: Islami është fe e paqes! Islami nuk ka asgjë të përbashkët me terrorizmin!… indirekt, duke i marrë nën mbrojtje zbatuesit ekstrem te urdhrave të Allahut që janë të radhitura në ajetët kuranore.

Ky libër bënë ndarjen e islamit shpirtërorë nga ai radikal. E ndanë islamin tolerant mekas nga islami radikal medinas duke vënë në pah jo tolerancën islame, me qëllim që t’ju tregoj, jo vetëm predikuesve të islamit por edhe besimtarëve mysliman shqiptarë, se besimi i tyre islam ka edhe një faqe tjetër, atë të mos durimit, faqe të cilën me ngulmë po përpiqen ta zbatojnë disa hoxhallarë (salafist apo erdoganist) të pa përgjegjshëm në trojet etnike shqiptare.

Autori, edhe pse nuk e shfaq hapur, arrin ta ndanë besimin islam nga kultura arabe e shekullit të shtatë duke përçuar porosinë se ato tradita pagane arabe nuk i nevojitën më as popullit arab të Allahut e aq më pak ne, popullit shqiptarë.

Ky libër, me një përpunim të thukët akademik, me një komentim të mirëfilltë shkencorë, do të duhej të ishte pjesë e çdo shkolle publike, pjesë ligjërate e çdo xhamie dhe pjesë studimi për talebët (studentët) mysliman, ngase burimi bazë i të dhënave janë libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, Sira, historia e profetit dhe hadithet, thëniet e profetit.

Duke e uruar autorin për këtë studim kaq të thukët, do të dëshiroja që ky libër të ndikonte të populli shqiptarë për ta ndarë shpirtëroren myslimane nga urrejtja e mos durimi islam.

Prill 2018