MOS E VRINI SHQIPEN KRENARE

0
761

Veron Hoxha

MOS E VRINI SHQIPEN KRENARE

Ti mos thoj që jam Shqiptar,
Kur ti vret Shqipen mbi male,
Dhe e mban të ballsamosur,
Mbi lokale të kromosur.
Ajo është dhuratë Perëndie,
Mbi flamur na ka shumë hije
Na nderon na bën krenarë,
Na jep emrin Shqipëtarë.
Si Nëna që do evlan,
Ashtu ne gjithmonë ta ruajmë,
Është simboli i Kombit ton
Mbi flamur ngjitur qëndro.
E bashkuar kuq e zi,
Simbol Kombi në Shqipëri,
Lart mbi mal, e lart mbi re,
Si gardjane na ruan ne.
Dhe ne bijtë e kombit sajë,
Si sytë e ballit ta ruajmë,
Te jetoj Shqipja krenare
Në të gjithë trojet Shqipëtare.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

TE VARRI REFUGJATIT

Pse o shpirt më djeg, pse zëmër më gulçon
Pse malet e Grekut, pse vuajtjet mi kujton.
As një herë nuk harrohen, vuajtjet e mjerimit,
Në këmbë të rraskapitur në male drejt mërgimit.
Ah malet e Grekut çarë tu kujtoj vallë,
Të kujtoj mjerimin a kockat mbi barë…!
Kocka e refugjatit flakur tej mbi brinjë
Larg nga gjiri Nënës vdekur në mërgimë.
Ah e shkreta Nënë, ri e pret si klloçka…!
Ti dërgoj haber a ti shkoj te porta,
Iku Nëno iku dhe me nuk është i gjallë,
Lart te kocka e tij loti më ka kulluare,
Me thonj me një dru, hapja token vetë
Ashtu duke qar i fusja kockat në dhetë..
Ndeza një duhan e thitha dy tre here,
Si mjalti me dukesh, dhe pse është zeherë.
I lija dhe ikja koka më rinte pas,
Ah ore vëllezër ne dhe te huaj u lash
Karvanët nga mbrapa vinin një nga një,
Te vari refugjatit,
Kush një cigare kush një te shkoqur lë.
Vazhdoj ne mërgim i lumtur në familje
Po gjumi me del natën, më kujtohen ato mjerime.
KJO POEZI ËSHTË NJË RALITETË
QE E KAM KALUAR NE MALET E GREKUT
REFUGJAT 28 HERË NE KËMBË PËR NJË JETË TË MIRË
TE ME FALIN ATA NJERËZ QË DO I TRISHTOJ

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

VITE QE NUK HARROHEN

Eh kur binte bora, ndizësh dhe oxhaku,
Zogu cicëronte, e grinte stomaku,
Këmbë kryq mbas vatrës, rinin të bashkuar,
Tenxherja me misër, rinte duke valuar.
Hanim na një misër, eh ç’kënaqësi
Ne shijen e mjaltit, na dukesh ai,
Nena nga sepetja, n’xirte na qeraste
Ftonj, fiq te thatë, arrë edhe bajame.
Babai ja merte këngës, prite or kodosh,
Nena me rakinë, meze, gjizë, dhe grosh,
Sa mbaronte këngën,ti tjetri bej dolli,
Ah moj kohë e par ku të kam tani.
Tani s’ka respekt, i vogli bën kumandë
E lënë pleqërinë kot të grij sallatë,
Pleqëria po ikën, po vete ne atë botë.
E mori me vete dhe traditën sot.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar