MË PAGËZO ME GJUHËN E ATDHEUT

0
693

Agim Desku

MË PAGËZO ME GJUHËN E ATDHEUT

Këndo dhe çmende heshtjen e njeriut tim të dashur
Kujtoja kohën e takimit nepër beteja për pak liri.
Cilat ishin fitoret me të dashura së vet jeta
Pa asnjë çmim e kërkoja tokën ,kur edhe para djallit jemi këtu
Cilat ma kthejnë atdheun,lutjet apo betejat e luftëtarit tim.
Për këtë tokë e dua pagëzimin në gjuhën e Zotit
Dhe shpirtin e shenjtë të shqipeve.
Ç῾faj kam nëse lutjen e ngriti deri në fitoren e fundit
E dua atdheun ta pikturoj me një mijë e një ngjyrë ylberi.
Si nuk të çmenda atdhe kur sëbashku ishim ferr i vdekjeve
Sa herë lindëm për të vdekur mijëra vite që i falëm njeri-tjetrit.
Më thuaj ti që shpetove nga ferri i Dantes
Apo dehemi ,në vend të vdekjes për atdheun e lirë.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

FLIJIMI

Kur lindem ne
Yjet ç῾na ndritën të jetojmë jetën e lirë
Hyjnit na falën bekimin e fatit
Nëse flasim gjuhën e Zotit
Asnjëri nuk gjetëm në tokën e shqipeve.
Djajtë erdhen vonë për ta ndytë planetin
Kindapuan fytyra njerëzish, ca të mjerë
Kur sëbashku ndanin çdo gjë edhe shpirtin e ligë.
Do të kalojnë edhe këta shekuj mëkatar
Që i kanë mbetur jetës, në do flijohemi pa asnjë kusht
Ndoshta një ditë nuk shkruhet më për dhimbjet
Plagët e luftëtarëve vallë a do t῾i ndalonin zotat.
Nuk besoj kurrë në shërimin e zemrës së thyer
Vetëm kur flasim me hyjnitë e Ozonit
Ç’më bëhet së jetoj të njëjtën jetë me hyjnitë
Për yjet dhe Diellin që më falën ngrohtësi.
I flijova sëcilat dhembje, dikur sa krenare
Sa dua të jem i vetmi Diell që e ngroh njerëzimin
Çdo ditë i bëj lutje Zotit t῾i mallkoj ata që ndanë në dysh atdheu
Në dysh zemrash,në dysh fjale dhe në dysh jete.
Ah,ndoshta isha unë fajtor pse kurrë nuk mallkova.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KËSHILLA VETES

Me këngën për yjet e mbytim sëcilin lot të dhembjeve që s’kanë shërim.
(Mos u bëj poet nëse s῾mund të lindësh
Me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë-Azem Shkreli)
Nëse e do të bukurën bëhu det faljesh
Jeto edhe në flakë Dielli
Se jeta nuk njeh humbje.
Për tokën u shndërrova në ferr djajësh
Burgosjet vinin e shkonin e unë rilinda njëqind herë
Kur zjarrët ma ndeznin flakë jetën e kryqëzuar
Të gjitha plagët shëroheshin kur jam dhembja e saj.
E dhashë fjalën t῾i dëgjoj këshillat e jetës për jetën
I ruaj si ruhet gjuha e shqipeve brenda vetes
Asnjë ëndërr mos e shiko se të mbetet jeta ëndërr.
Të vetmën ëndërr e ndaj me besën, që luftëtarët ia falën atdheut
Asnjë këshillë të dreqit nuk dua ta takoj si të vërtetë

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar