MËSUESI FETAH RUDI – SIMBOL I LIRISË

0
728
abc

Nga Binak MAXHARRAJ

Sot është dita e mësuesit, festa e mesuesit. Mësuesi është njeriu më i dashur i popullit. Mesuesi është i pari ai, i cili ia mëson shkrim e lexim popullit, e ngrit dhe edukon atë. Mësuesi është krenaria e popullit. Fjala mësues është fjala me e dashur për të gjithë ne. Të gjithë kaluam përmes duarve të mesuesit. Mësuesi respektohet nga nxënësit njësoj sikur prindërit e tyre. Mësuesi nuk ndalej kurrë, ai punonte edhe kur e kish të ndaluar, ai ua mesoi gërmat shqipe nxënësve edhe kur e kish të ndaluar. Mësuesi gjithëherë u bani rezistencë regjimeve armike, që nuk lejonin të mësohet shqip.

Njeri nga këta mësuseit e dashur është edhe Fetah Rudi nga Malisheva. Mesuesi Fetah Rudi i hyri si i ri një punë shumë të vështirë, shumë humane në edukimin e gjeneratave të reja. Nuk pushoi kurrë, gjithëmonë ishte në shërbim të kombit. Por, mësuesi i dashur Fetah Rudi ishte diçka edhe më shumë se mësues, ishte një aktivist dhe veprimtar i dalluar. Në vitin 1989, kur regjimi serb e suspendoi Kushtetutn e viti 1974 dhe e shtriun ndikimin dhe dhunën në tërë Kosovën, në skenë doli një njeri i urtë, një njeri i mençur, për t’i dalë në ndihmë popullit të vet. Ishte ky Dr. Ibrahim Rugova, i cili e formoi LDK në vitin 1989. E bëri këtë për t’i dalë zot populli. LDK në fillim i përngjante më shumë me një Lëvizje popullore, sepse gadi i gjithë populli u anëtarësue më gjithë familje në të, ishin mbi 800 mijë veta. Më këtë rast Rugova e ndau popullin nga regjimi serb i Millosheviqit, duke e ndarë popullin nga regjimi serb dhe duke e organizuar jetesën paralele të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.

Fetah Rudi

Edhe mësuesi Fetah Rudi, më dëshirë iu bashkangjitë kësaj Lervizjeje popullore. E nisi aktivitetin e tij në LDK-në e Malisheves. Ishte një aktivist i madh, nuk ndalej në shërbim të popullit. Por, kur krisi pushka e parë në malet e Kosovës, për ta çliruar Kosovën, Fetah Rudi ishte ndër të parët, që iu përgjegj kushtrimit të kombit për çlirimin e atedheut. Si aktivist i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës, ai u ba edhe ushtar i dalluar i UÇK-së. Aktiviteti i tij në të gjitha veprimet nuk shihej mirë. Menjëherë pas luftes ai u arrestua, u burgos u maltretua pa meshirshëm nga Qendra e krimit të organizuar në Kosovë.

E ndalin, e maltratuan, e rrahën, por Fetah Rudi kurrë nuk u dorëzua, ishte i pa trembur në rrugën e LDK-së dhe të Presidentit Ibrahim Rugova. Iu kërcënuan njerezit më maska dhe pa maska hapats. I thanë: ”tëhiqu nga aktiviteti në LDK dhe Ibrahim Rugova, nëse don ta shijosh lirinë, sepse përndryshe do të vrasim. Por tirimi nuk dorzohet para hijenave të zeza, të cilët e kishin kapë Kosovën nga të gjitha anët, kërcënonin njerëzit, të cilët nuk u nënshtroheshin.

Por, një ditë, këto kërcënime drejtuar kohë pas kohe u banë realitet. Një ditë të ftohët dimri, me 15 dhjetor 2000, derisa po kthehej nga një mbledhje të LDK-së në Prishtinë, të cilën e drejtonte Dr. Ibrahim Rugova, duke u kthyer për në shtepi, aty dikund afër “Urës së Bytyçëve” në Arllatë ndëgjohen rafal krismat makabre të ”tadhëtarve të kombit”, të shkrepura mbi trupin e mësuesit, atdhetarit Fetah Rudi. Atë ditë i doli në ndihmë dhe shpëtoi vetëm falë Zotit të madh, që nuk u vra, anipse ishte ba shoshë nga plumbat e “kopilave” – mbeturinave të UÇK. Pra Fetah Rudi sot jeton por i ngujuar në karrocë, sepse mbeti invalid përgjithëmonë. Por, pasiqë shteti është i kapur, i zapuar nga këto hijena të dala nga Lufta, rasti i Fetah Rudit kurrë nuk u zbardhë.

Kështu përfundoi kjo storie për mesuesin e popullit, për veprimtarin e shquar të çështjës kombëtare, për anëtarin e devotshem dhe aktivistin e dalluar të Ibrahim Rugovës, Fetah Rudin.

Pra sot mëssuesi Fetah Rudi anipse levizë me karrocë është më i fortë, nuk dorëzohet, vazhdon aktivitetin e tij, është plotë energji dhe nuk dorëzohet.

Pra, me fat, gëzuar fetsën e Mësuesit o Fetah Rudi, paç faqen e bardhë, sepse ti je krenaria e kombit, je simpol i lirisë.