Matriarkizmi te Pellazgët

0
88
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Këni këtu një studim të shkurtër që sapo përfundova pas një pyetjeje e bërë nga Alban Revuci, një mik i faqes sime në FB. Pyetja ka të bëje me “matriarkatin” të Pellazgëve. Për të zhvilluar përgjigjen time, më duhej të filloja me origjinën e Pellazgëve. Ky shkrim mund të interesoje shumicën e miqve të mi këtu në Facebook dhe gjetkë.

Matriarkati ka ekzistuar qysh kohet e para të shfaqjës të shoqërive parahistorike në gjithë planetin tonë. Pellazgët ishin të vetmit njerëz të njohur « historikisht » me një emër të caktuar që flet vetë, një pohim i konfirmuar nga të gjithë autorët arkaikë dhe klasikë grekë. Unë flas për “Njerëzit të Shpellave” dhe u jap atyre një “etnonim të veçantë”: “Homo Pelasgus”. Ndërsa antropologët flasin për hominideve të parë që u quajtën “Neandertal, Kro-Manjon dhe Homo-Sapiens” (emra shkencore pa treguar një “etnonim” të veçantë dhe kjo u bë pasi antropologjia u krijua “vetëm” në shekullin XIX !)… Emri i Pellazgëve njihet vetëm që në fillimin të shfaqjes të shkrimit dmth ka më tepër se 2700 vjet në Evropë por 3400 vjet në analet egjiptiane (Pellazgët bënë pjesë te “Popujt të detit” që, në atë kohë, u përpiqën të sulmojnë Egjiptin) !

Në 2019/2020, mbetja më e lashtë të Homo Sapiens-it në Evropë u zbulua në Bullgaria (shpella Basho Kiro). Këto janë fragmente kockash të datuara rreth 45,000 vjet. Këto sigurisht nuk janë eshtra me origjinë bullgare pasi Bullgarët mbërritën në Evropë vetëm në shekullin shtatë (VII) pas erës sonë. Banorët më të vjetër të njohur të Ballkanit janë Pellazgët. Trakët, pasardhësit e tyre, janë banorët më të vjetër të Bullgarisë dhe aq më tepër në rajonin ku u gjetën eshtrat. Prandaj mund të mendojmë se këto do të ishin eshtra që i përkisnin këtyre popullatave parahistorike dhe pellazgo-trake. Kjo është gjithashtu një e Vërtetë tjetër që sjell ujë në mullirin tonë pellazgjik. Shumë më vonë siç thuhet në qarqet historike : « Historia fillon me shkrimin ».

Para shfaqjes së shkrimit (jo epigrafitë ose ideogramet që nuk na tregojnë asgjë për historinë të popujve ose të njerëzimit) nuk dihet asgjë, përveç mbetjeve të zbulimeve arkeologjike dhe të dhëna të shumta që janë zbuluar nga studime të tjera dhe kërkime shkencore (datimi i karbonit-14 , dendrokronologji, termolumineshencë, fosilogji, etj). Janë zbuluar gjithashtu objekte të zakonshme të jetës së përditshme, shpellat ku jetonin njerëzit parahistorikë dhe ku, ndonjëherë, janë zbuluar vepra arti (piktura madhështore nëpër shpella) që dëshmojnë aftësinë dhe zotësinë e tyre artistike për të riprodhuar (në muret e shpellave dhe më vonë në gur, në murat të shtëpive…) skena gjuetie dhe ato të jetës së përditshme, etj.

Ata evoluan gjithnjë e më shumë dhe nga vizatimi në pikturë ata donin të transkriptonin atë që mendonin në materiale të ndryshme që kishin në dorë (gur, qeramikë, mure shpellash … pastaj në materiale të tjera) duke përdorur figura të cakta ose ideograma të ndryshëm. Dhe kështu me radhë deri në shpikjen e shkrimit që bëri të mundur shprehjen më qartë falë fjalive koherente dhe zgjerimin e kontakteve me të tjerët dhe takimin e popujve të tjerë, armatosjen për t’u mbrojtur, për të bërë projekte, për të marrë frymëzim nga natyra, reflektimin mbi botës përreth dhe mbi vetë ekzistencën, etj. Kështu lindi shkrimi (“Germat Pellazgjike” pohonte Diodori i Sicilisë) pas shfaqjes së ndertimeve prej guri, zbulimit të metaleve dhe mënyrës së shfrytëzimit të tyre dhe zhvillimit të marrëdhënieve njerëzore të cilat kishin marrë një dimension tjetër duke i lejuar ata të dilnin jashtë kuadrit të tyre të rreptë.

Prej aty fillon qytetërimi që shfaqet dhe përmirësohet. Prandaj, pas të gjitha këtyre fazave të njëpasnjëshme, janë shfaqur të gjitha qytetërimet. Kështu u shfaq ajo e pellazgëve : nga nomadët dhe njerëzit e shpellave ata janë bërë çfarë ne dimë për ta falë shkrimit (Iliada dhe Odisea dhe shkrimet të autorëve të lashtë) dhe veçanërisht falë autorëve më të vjetër që pohuan se qytetërimi i tyre i ka paraprirë atij helenë. Fatkeqësisht këta autorë nuk e kuptuan ose fshehën me vetëdije faktin se qytetërimi i helenëve nuk ishte gjë tjetër veçse shtrirja e qytetërimit pellazg të cilin ata uzurpuan, monopolizuan dhe bënë gjithçka për të mos lënë gjurmën më të vogël të tij. Por fatkeqësisht për Helenët sot i kemi gjurmet pellazge që kanë mbijetuar : gjurmet arkeologjike të quajtur mikene, Iliada dhe Odisea, Zeusi pellazg, perenditë e tij dhe mitologjia që pasoi, shkrimi alfabetik i vjedhur nga fenikasit në Kretë…

Me guximin dhe vendosmërinë e tyre ata krijuan qytetërimin më të vjetër të njohur nga autorët të Antikitetit. Këta të fundit njihnin vetëm Pellazgët si paraardhësit të Helenëve dhe ata injoruan atë që autorët modernë kanë quajtur “qytetërim minoan, Egjeo-Kretas ose Miken”. “Mikenasit” për te ishin vetëm “banorët” e « qytetit » Miken në Argolidë : ishte pseudo arkeologu Heinrich Schliemann ai që krijoi shprehjen “civilizim mikenas” gjatë gërmimeve të tij në fund të shekullit XIX dhe zbulimet e pasurive arkeologjike në këtë qytet të Mikenës ! Çfarë mbetje lanë Pellazgët ? Ata kanë lërë qytétërimin e fundit të tyre ai i quajtur « miken » i përvetësuar nga pushtuësit helen, Iliadën dhe Odisean, mbetjet arkeologjike të quajtur mikene, GJUHËN SHQIPE dhe sidomos dialekti gegë që ka kaluar mijëvjeçarët falë maleve të paarritshme të trojave pellazgo-trako-Iliro-Shqiptare dhe që arriti deri në ditêt e sotme pa asnjë rrudhë.

Dhe me në fund nuk duhet harruar “alfabetin pellazg” (“germat pellazge”) i vjedhur nga fenikasit në ishullin Kretë, i sjellur në Feniki ku u dhanë emra semitike “shkronjave pellazgjike” që fenikasit (me Kadmin në krye), e kanë futur më pas në Greqi gjatë pushtimit të tyre të Beotisë dhe që autorët e mëvonshëm antikë e kanë quajtur “alfabet fenikas ( meqenëse kadmi ishte Fenikas) dhe të gjithë autorët modernë, përfshirë shqiptarët, kanë përhapur dhe përsëritur (pa asnjë arsye të dukshme) në shkrimet e tyre dhe konsideruar si një “alfabet fenikas ! Së fundi, të mos harrojmë se qytetërimi helen që ndoqi atë të pellazgëve (paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit e tyre) dhe se si u detyrohet atyre një pjesë të madhe të kulturës, gjuhës dhe legjendëve të tyre. Le t’i shtojmë qytetërimin etrusk (pellazg) i cili u uzurpua nga Romakët.

Së fundi, sa i përket shkencës moderne, ajo konfirmon se njerëzit parahistorikë jetonin në fise të shumta : gratë dhe burrat punonin bashkë dhe secili kishte “specialitetin” e tij në punën e përditshme. Ata u veshën me lëkurën e kafshëve që gjuanin, ndërtuan banesa themelore (kashtë, gur, dru, shtylla, etj.) dhe hëngrën lëndën të lisit, pastaj produkti i gjuetisë (lojëra të ndryshme), bënë mjetet e tyre për punë ose gjuetia : stralli ishte një nga mjetet e para të bëra, i ndjekur nga obsidiani me fuqi shumë të mprehtë. Rreth periudhës Neolitike (rreth 8000/ 7000 vjet para erës sonë) shfaqet mbarështimi shtëpiak (kuaj, bagëti, dele, qe …shpendë, perime, etj.), Bujqësia (kultivimi i drithërave, perimeve, etj.) Pastaj u shfaq përdorimi i metaleve (ari, argjendi, bronzi, hekuri…).

Kështu jetuan burrat dhe gratë e parahistorisë : ishte pikërisht karakteristika e Pellazgëve të parë të Evropës parahistorike (fillimisht nomadë/endacak dhe njerëz të shpellave…qytetërimi i rafinuar vjen më vonë). Për më tepër “emri” i tyre konfirmon lashtësinë e tyre në shkallën e epokave në Evropë : emri “Shpellazg” (në shqip “njerëzit e shpellave”) i cili përfundoi duke u zhvilluar (dhe duke humbur « sh » gjatë udhëtimit ) duke u bërë “Pellazg” njerëz të shpellave parahistorike, një eMêr që kujton të kaluarën e tyre parahistorike. Le t’i shtojmë kësaj se këta Pellazg e adhuronin “lisin” : kjo është arsyeja pse në “Dodonë” (kryeqyteti i tyre i kultit i vendosur në Epir/Çamëri) priftërinjtë interpretuan “Zërin” (Zâ, Zânin … në dialektin gegë të Shqipërisë veriore) të Zeusi në shushurimën e gjetheve të “lisit” ! Ky emër « Zâ, Zâni » konfirmohet nga Porfiri (« Jeta e Pitagorës ») historiani dhe shkrimtari i biografisë të matematikanit të madh Pitagora (biri i një” tirrenian/pellazg nga « Lemnosi », djali tjetër i të cilit quhi” Tirrhenos “) i cili pohon se Pitagora (-570 -480) e quajti Zeusin “Zan/Zani” që shpjegohet lëhtësisht nga gegënishtja (i cili ende mbante mend gjuhën e tij amtare !). Ky pohim i Porfirit na tregon gjithashtu se si Tirrenët (etrusk) ashtu edhe Pellazgët flisnin gegënishtën e sotme të shqiptarëve.

Së fundi, për të qëndruar në të njëjtin regjistër, unë vë në dukje se “Keltët dhe Galët” ishin pjesë e të njëjtit grup etnik pellazg me “Ilirët”, sipas Teokriti (-310-250 para erës sonë), autori grek i Sicilisë) dhe Appiani (autor romak) pohuan se eponimet « Keltos, Galatos dhe Iliros » ishin popuj vëllezër : nuk është për t’u habitur që emri i « druidëve » me origjinë keltike rrjedh nga fjala shqip “dru” që në kohën e Pellazgëve do të thoshte « lis » nga i cili rrjedh emri i tyre si edhe pse ata adhuronin « lisin » si pikërisht « Pellazgët ». Shumë herë kam vërtetuar lashtësinë të Pellazgëve si popull parahelenë : burra të shpellave, ngrënës të lëndëve të lisit tek shenjëtorja e Dodonës ku adhurohej lisi dhe ku priftërinjtë interpretuan « Zanin » (Zërin) e Zeusit në shushurimin të gjetheve të lisit, për të cilin Pitagora thoshte se Zeusi quhej “Zan” (“zëri”), se keltët (vëllezërit e gjakut të Ilirëve) gjithashtu adhuronin lisin dhe se priftërinjtë e tyre (Druidët) e morën emrin e tyre nga « lisi » ! Gjithë këto elemente ishin të lidhur me qytetërimin pellazg.

Fillova me këtë përmbledhje për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të pellazgëve në kohë. Në të vërtetë Pellazgët ishin pikërisht ata që sapo kam përshkruar: nomadët, njerëzit e shpellave, lopët e lisit … pastaj ata janë bërë të qytetëruar dhe të rafinuar. Së fundi, ne jemi të sigurt se pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve, “ilirët”, ishin vëllezërit e gjakut të “keltëve dhe galëve”. Unë kthehem në atë që skicova kur fillova këtë bisedë për “matriarkatin” të traditës prehistorike të miratuar nga Pellazgët Prehistorikë (dëshmi e mëtejshme e lashtësisë së tyre). Në regjimi juridik ose shoqëror « nëna » mund të bëhej kryefamiljare. Matriarkati pellazgjik nuk i përshtatët plotësisht nocionit modern të një regjimi juridik ose shoqëror ku nëna nuk është natyrisht kryefamiljare.

Midis pellazgëve, rolet e burrit dhe gruas mbetën për një kohë të gjatë ato të shoqërisë parahistorike me ndryshimin e vetëm që gratë ndanin me burrat qeverisjen e familjes dhe shoqërisë dhe mund të bëheshin “udhëheqës familje” në një pozitë të barabartë me burrin dhe gjithashtu merrnin armët për t’u mbrojtur nga agresorët e mundshëm … Për më tepër në Shqipërinë e Veriut një traditë e njohur në kohën e prindërve të mi ishte ende në praktikë : nëse babai i familjes vdiste natyrshëm ose gjatë një përleshjeje ose për shkak të një hakmarrjeje është fëmija më e madhe që u bënte kryefamiljare edhe nëse ishte vajzë. Shoqëria shqiptare kishte ruajtur disa tradita shumë të lashta (legjendare, traditore, etj.) me origjinë Pellazgo-Ilire dhe madje edhe një formë paganizmi edhe pasi dikush u konvertonte në Krishterizëm ose në Islam shumë më vonë nën pushtimin osman deri në ardhjen e komunizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

Sistemi matriarkal midis pellazgo-trako-ilirëve zbulohet në kozmogoninë pellazge (uzurpuar, ripunuar dhe manipuluar nga pushtuesit helen). Duhet të theksohet para së gjithash se mbreti i parë i njohur në legjendat e Mitologjisë dhe kozmogonisë të cilin e gjejmë në shumë tekste të shkruara (dhe jo epigrafe) të Antikitetit rezulton se Pellazgu ishte i vetmi mbret i njohur në kohët e lashta i cili u hyjnizua gjatë jetës së tij. Nëse ai u bë “Zot” është e qartë se emri i tij u kthye në Zeus (Zan, Zani në gegërishtën) ky ishte Zëri (Zâni) që priftërinjtë e Dodonës e interpretuan përmes shushurimeve së gjetheve të “lisit të shenjtë”. Në Iliadën e Homerit dhe Teogoninë e Hesiodit gjejmë në “panteonin e Olimpit” dymbëdhjetë perëndi dhe perëndesha me një super perëndi “Zeusi” në krye : është e habitshme të kuptosh se kishte aq perëndi sa kishte perëndesha. Prandaj ekziston një ndarje e fuqisë midis perëndive dhe perëndeshave me një super perëndi (Zeusi) në krye të tyre…si mbreti “Pellazgu/Pelazg-osi” ministrat e të cilët ishhin të barabartë… si burrat dhe gratë !).

Nga reflektimi mund të themi se ky panteon i perëndive dhe perëndeshëve ku secili kishte një rol dhe atribute dikush mund të mendoje gjithashtu se ky panteon është kalku/kopja i një organizate monarkike (ajo e Pellazgut … i bërë super Zot) me ministra ku secili kishte një funksion ministror. Për mua kjo është ajo që del nga ky konfigurim i perëndive dhe perëndeshave që duket shumë si një qeveri (me ministra) e kryesuar nga një mbret (Pellazgu/Pelazgosi/Zeusi). Një fakt thelbësor konfirmon faktin se Zeusi ishte mbret : një pasazh të Iliadës (XVI, 233/236) ku thuhet se Zeusi ishte mbret, Dodonas dhe Pellazg : “Zeus, mbret, Dodonas, perëndi e largët, Pellazg, i cili mbretëron Dodonën, në këtë vend të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, që shtrihen përtoke … ”. Kjo gjithashtu ishte një lloj simulimi i politeizmit/paganizëm. Në këtë Olimp është krejt ajo që ishte më tokësore, më ekzistenciale, më njerëzore dhe më pak qiellore. Gjithashtu dëshmon një lloj matriarkati ku një grua (ose perëndeshë) ishte e barabartë me një burrë (ose perëndi) dhe mund të kryente të njëjtat funksione si një burrë. Mijëra vite më parë Pellazgët ishin më të drejtë dhe më modernë sesa shoqëria jonë aktuale ku ka shtrembërime dhe pabarazi midis burrave dhe grave !

Në këtë lloj matriarkati të stilit pellazgjik, unë kam për shembull atë të prindërve të mi ku nëna ime, megjithëse babai im ishte ai që siguronte nevojat e familjes së tij, nëna ime ndante me të autoritetin prindëror dhe edukimin e fëmijëve. Unë mund të dëshmoj këtu se patriotizmi im dhe shqiptaria ime i detyrohem në masë të madhe nënës sime. Nëna ime nuk mbante kurrë mbiemrin e babait tim : emri i saj ishte gjithmonë “Lute Lala” dhe jo Aref ose Canameti. Përveç kësaj, kur ndonjëherë prindërit e mi zihenin pak me njëri-tjetrin, nëna ime ngrinte zërin duke thënë “hej! mos harron nga i cili fis jam vajza “. Në fakt nëna ime kur ishte e re prindërit e saj, në rajonin e Matit (Rremull) në Shqipërinë veriore, e kishin njohur me trajtimin e armëve, për të hipur mbi kuaj dhe për të gjuajtur gjahun ! Unë mendoj se prindërit e mi riprodhuan (instinktivisht ose gjenetikisht), të njëjtën traditë të regjimit matriarkal (të përbashkët) të Pellazgo-Trako-Ilirëve dhe ku nëna mbante emrin e familjes së saj. Dikush mund të thotë se unë jam fryt i kësaj tradite, domethënë një pellazgo-ilir i vërtetë dhe historia e dy familjeve të mia e ka vërtetuar këtë prejardhje mijëra vjeçare (një ditë do t’i drejtohem një laboratori amerikan për studimin të gjeneve të mia). A është kjo arsyeja pse u bëra ky misionar i palodhur i Pellazgo-Trako-Ilirëve të lashtë?

Shqiptarët e sotëm, pasardhës të Pellazgo-Trako-Ilirëve, mund të jenë krenarë që kanë pasur paraardhës që kanë mbrojtur dhe promovuar gjininë femërore. Shoqëria e grupit etnik pellazg (pellazgët, etruskët / tirrenët, frigët, trojanët, trakët (përfshirë këtu edhe ghetët dhe dakët paraardhësit e rumunëve), ilirët, epirotët, maqedonasit, piktët e Skocisë, keltët, galët, bretonët, baskët, filistinët dhe popuj të caktuar të Kaukazit si Armenët, etj …) qeveriseshin nga regjimi “matriarkal”. Kjo ndryshe nga Helenët me origjinë semito-egjiptiane (egjiptiane nga Danaosi, fenikas nga Kadmosi, asiriane nga Pelopsi ) të cilët përhapën në gjithë Evropën “Patriarkatin” (një nga shkaqet e humbjes së fuqisë së pellazgëve në atë që do të bëhej “Greqi “) i cili (Patriarkati) që nga Antikiteti i Vonshëm vazhdon ende sot në shumicën e vendeve të Evropës përveç në shtetet veriore (Skocitë, Galët, Skandinavët… ). Le të mos harrojmë se Helenët e vërtetë (Aket, danaenët, kadmianët, pelopidët) nuk kan¨z pasur kurrë një “mbretëreshë”.

Në të vërtetë Olimpia (nëna e Aleksandrit të madh) nuk ishte greke por epirote (dega ilire të pellazgëve), si dhe mbretëresha e madhe ilire Teuta (shekulli i 3 -të para erës sonë) që luftoi kundër ushtritë romake, Kleopatra VII mbretëresha e Egjiptit nuk ishte greke (ishte vetëm me Kultura helene) dhe paraardhësit e saj ishin “Lagjidët” me origjinë maqedonase dhe jo greke (Epiri, Maqedonia, Traka dhe Iliria ishin me origjinë pellazge dhe kurrë nuk kanë bërë pjesë të Greqisë), etj. Perandoria Bizante kishte disa perandore duke përfshirë Theodorën (> 500> 548) gruaja bizantine të perandorit të fundit romak lindor Justiniani i Parë (> 482> 565) i cili ishte me origjinë makedo-ilire, etj … Ndërsa Helenët nuk kishin kurrë një mbretëreshë për shkak të regjimit të tyre patriarkal. Ishin këta Helen që futën patriarkatin në Evropë. Për më tepër, unë mendoj se një nga arsyet të zhdukjes së “fuqisë” hegjemonike dhe politike të Pellazgëve të cilit kishin një regjim matriarkal i cili u zëvendësua nga regjimi patriarkal i Helenëve (semito-egjiptianë).

Por Pellazgët nuk u zhdukën fizikisht përndryshe sot nuk do të kishte më një gjuhë pellazgo-shqipe” të transmetuar nëpër shekuj dhe mijëvjeçarë nga pasardhësit e tyre të fundit që mbijetuan “nga të gjitha pushtimet” : ilirët, trakët, epirotët, maqedonasit dhe shqiptarët aktualë. Është kjo gjuhë (fosile e gjallë) që ka mbijetuar edhe sot e kësaj dite. Një gjuhë që në fillim të studimeve të mia mbi Pellazgët, më shtyu të vazhdoja studimet, hulumtimet dhe analizat e thella për të ofruar dëshmi dhe argumente të mëtejshme ndaj ekzistencën e civilizimit Pellazg i uzurpuar, monopolizuar dhe manipuluar për t’i shërbyer interesave të pushtuesve helenë dhe për të zbuluar “dredhinë” më të madhe në historinë e njerëzimit : “qytetërimi helen” ai i pellazgëve i rrëmbyer dhe uzurpuar nga pushtuesit e ndryshëm të huaj semito -egjiptianë (Akëosi i Cilicisë asiriane, Danaosi egjiptian, Kadmosi Fenikas dhe Pelopsi Asirian) dhe të cilët prezantuan shumë elementë të kulturës së tyre. Sa i përket etnonimit të rremë “Grek” (një emër i cili përdoret vetëm jashtë Greqisë), ai shfaqet vetëm në shekullin e 4 /3 para erës sonë pas një ngatërresë e bërë nga Romakët (nuk do të flas më tepër për të sepse unë tashmë e kam përhapur këtë temë shumë herë këtu). Unë nuk do t’iu përgjigjem pyetjeve tuaj që kërkojnë përgjigje të gjata dhe pyetjet që janë jashtë temës. Ju falënderoj paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.