Masakra e Reçakut…

0
982
Dëshmorët e Reçakut

Nga Skënder MULLIQI

Masakra e Reçakut, Prekazit, Izbices, Mejes, Krushës, Lubeniqit… janë dhembja dhe krenaria jonë kombëtare.

Këto masakra, lufta jonë e shejtë çlirimtare, bashkë më ndihmën e botës demokratike, bën që sot të jemi shtet i pavaruar dhe sovran. Bën që të jetojmë të lirë pas një okupimi të gjatë…

Masakra e Reçakut, ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë.

Ndaj, edhe në këtë 21 vjetor dhe si gjithmonë më parë, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim Kundër Njerëzimit!

Kjo masakër ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe bota Perëndimore, për ti dhënë fund projektit shfarosës të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.

21 vite më parë bota u ndiqte më ankth ngjarjet më tragjike, të një lufte lokale që ndodhën më rastin shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila përfundojë më luftën në Kosovë.

Një luftë lokale që solli mijëra viktima të pafajshme, të gjenocidit serbomadh, dhe i cili shtet në mënyrën më apsurde nuk u dënua për gjenocid!Sa e sa viktima të një luftë apsurde ranë së pari në Bosnje, e për të përfunduar kjo luftë më masakra të tmershme edhe në Kosovë.

U dëbuan nga Kosova më dhunë në një projekt shfarosës nga forcat militare dhe paramilitare të kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq një milon shqiptarë.

Sot, në këtë përvjetor u kujtua kjo masakër nga institucionet e dy shteteve shqiptare dhe nga bartësit e partive politike.

Dhe, nuk bënë që mos të kujtohet kjo tragjedi dhe gjitha ato masakra në mbarë Kosovën. Por, shtrohet pyetja: Ata që sot bënë homazhe në Reçak, a janë të denjë dhe a e merituan të jenë aty?!Këtu e kam fjalën për njerëzit tanë në krye të politikës.

A e dërguan amanetin e gjithë këtyre të vrarëve në vend?
Nuk e dërguan sa duhet, së nuk punuan mirë që të realizohet kauza e të rënëve për liri. Nuk ranë gjithë ata njerëz që Kosova të bëhët vend i pa përspektivë për të jetuar !

Ai që e mohoi masakrën e Reçakut dhe të gjitha masakrat të tjera në Kosovë, është çetniku në krye të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit po i bëjnë temena, udhëheqësit e dy shteteve shqiptare…

Le ta vëjnë gishtin në tamth, dhe le t’u kthjellën kokat… Nuk është dashur të zvillohen dhe as të vazhdohen bisedimet më ata që na vranë, na dogjën e poqën, dhe nuk e bëjnë as një kërkim falje të vetme…

Njëri ndër më plehrat e Serbisë neofashiste sot është, Aleksandar Vuçiqi me të cilin, nuk bën të bisedohet për asgjë, sidomos pas deklaratës së fundit së Reçaku ishte inskenim…!