Manipulimet e mëdha të vërtetuara në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në gjashtë shtete (III)

0
492
Report dominion deleted

“…Në Pensilvani, ekziston si një Deklaratë ashtu edhe një foto origjinale, që i sugjeron një punonjësi të sondazhit përdorimin e një flash drive të pasigurt USB, për të hedhur një memorie jashtëzakonisht të madhe votash në makineritë e tabelimit të votave. Tabelat rezultuese, nuk lidheshin (perputhen) me fletëvotimet e postuara të skanuara në makineri…”- Raporti Navarro

Klajd Kapinova

Manipulimet në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin

Sikurse shihet Tabela 2, tregon dukshëm dy pikat kryesore të manipulimeve masive, që dallohen menjëherë nga shifrat e regjistruara.

Së pari, manipulimet dhe parregullsitë e rëndsishme, duken kjartë se janë të pranishme në të gjashtë shtetet republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Demokratët përmes organizimit të korrupsionit në shtetet që jane “bastione” tradicionale ultra liberale dhe komuniste të partisë republikane, janë munduar me gënjshtra t’i tregojnë popullit amerikan, se votuesit republikanë nuk e duan Presidenti Trump, në një kohë, që sipas shifrave zyrtare federale vetëm në qytetin e madh të Bronx-it (ku, ka shumë shqiptaro amerikanë liberalë dhe komunistë) në New York, Trump fatmirësisht ka fituar me shume vota se në vitin 2016 edhe pse ky shtet i majtë është bastion i partisë së gomerëve “demokrate” të Venezuelës së Moduros, Raup Castros, kinezëve etj.

Kështu “demokratët’ janë irrituar se në shtetin e New York-ut Presidenti Trump si shumë i admiruar edhe këtu, ka arritoj të fitoi 8% më shumë vota se në garën presidenciale të vitit 2016. Kjo nuk është rastësi, sepse njujorkezët i urrejnë maksimalisht të paaftët e parties së gomerëve blu si governatorin e shtetit të New York-ut Andrew Cuomo dhe kryesocialistin e BLM venezuelasin Bill de Blasio, që aksidentalisht është Kryetari i Bashkisë së New York City.

Disa kongresmenë të rinj dhe të talentuar republikanë, kanë fituar për herë të parë në shtetin blu të New York-ut, duke permbysur parashikimet fallco të mediave Fake News si: CNN, ABC News, Daily News etj., si mediat locale radikale ultra të majta.

Eshtë e habitshme të thuhet dhe të mendohet, se Presidenti Trump ka humbur zgjedhjet ne shkallë kombëtare kur me mbi 74,000.000 vota, në një kohë që ai fitoi ndaj Hilary Clinton me 62,700.000 vota në vitin 2016, ku ajo si ish snatore dhe ish Sekretare e Shtetit, kishte miliona mbështës në sheshe dhe stadiume.

Hilary, duke qenë e pasigurtë se do të fitonte Biden, deklaroi publikisht si amanet, se nëse humb zgjedhjet të mos e pranoj kurrë humbjen dhe t’a kundërshtoi atë me cdo formë dhe mjet. Tani Hilarit po i del e kundërta, sepse tani është Presidenti Trump, që me të drejtë nuk po e ha sapunin për djath, duke mos i njohur zgjedhjet dhe “fitoren” fallco te Biden-it, që atij ia dhanë ne tavolinë media, Big Tech dhe hajdutët ordinerë socialkomunistë “demokratë”, permes manipulimit masiv të makinave dhe futjes në qendrat e numëritmit të votave të miliona zarfave pa adresë, emra, firmë, etj.

Duhet thënë, se politikanët e karrirës së partisë konservatore republikane amerikane, fatmirësisht, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020, nuk humbur asnjë karrige në Kongresin Amerikan, por përkundrazi kanë fituar 15 vende të reja, ku, shumica e tyre i përkasin shteteve blu të gomerëve të New York-ut dhe California.

Raporti Navarro mbi votimet e paligjshme për Biden është më i lartë në historinë e SHBA dhe botërore

Nga analiza e fakteve dhe provave konkrete të Raportit Navarro, del se votat e Arizonës janë keqadministru dukshëm sikurse edhe në Pensilvani, ku anomalitë janë me shifra të larta statistikore në shumë zona të këtyre shteteve konservatore republikane.

Po ashtu pjesa tjetër e matricës në Tabelën 2, është një det i madh i shenjave të manipulimeve drastike të realizuar nga Media, Big Tech, liderët demokratë dhe mercenarët e tyre në shtetet përkatëse, ku demokratët e emëruar nga governatorët demokratë, ishin si përgjegjës të numërimit të votive, gjatë “detyrës” së tyre manipuluese anti-demokratike dhe anti-Kushettuese për votime dhe numërime të drejta dhe të sakta.

Së dyti, nëse dikush krahason shifrat e pretenduar të fitores së Biden në kolonën 7 të figurës me fletët e votimit të mundshëm të paligjshëm në kolonën 8, duhet të jetë i qartë se numri i votave të mundshme të paligjshme zvarrit shumën e pretenduar të “fitores” pa luftë të Biden-it në pesë nga gjashtë shtetet.

Për shembull, “rezultati” i pretenduar i “fitores” me vjedhje të Biden në Nevada është 33,596 vota, megjithatë numri i fletëve të votimit në fjalë është më shumë se tre herë i lartë.

Për më tepër në Arizona, e cila ka diferencën më të ngushtë të “fitores” së Biden-it me 10,457 vota, ka gati 10 herë numërin më të madh të votave të paligjshme. Gjithashtu raporti i votimit të pretenduar të Biden, për votime të mundshme të paligjshme është edhe më i lartë për shtetin e Georgia-s.

Shteti i Michigan-it është përjashtim nga rregulli. Kjo nuk është për shkak se ka të ngjarë të jetë një përjashtim i vërtetë, por thjesht sepse mbeten vlerësime të pamjaftueshme sesi llojet e ndryshme të manipulimeve në Michigan përkthehen në vota të mundshme të paligjshme.

Në këtë mënyrë, me të drejtë pohohet se populli amerikan meriton një përgjigje përfundimtare se këto zgjedhje i janë vjedhur masivisht me skenar të parapërgatur me dominium Presidentit Donald J. Trump.

Në mungesë të një hetimi të plotë para Ditës së Përurimit (20 janar 2020), një re zezë dhe një njollë e madhe turpi do të varet mbi atë që do të perceptohet nga shumë amerikanë si një administratë e paligjshme e Biden.

Lufta për rikthimin e vlerave dhe demokracisë së vërtetë amerikane vazhdon me 6 janar 2020 dhe pas saj. Provat dhe faktet masive, janë bindese dhe se 58% e amerikanëve thonë se zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 janë të vjedhura dhe manipuluara marrëzisht dhe masivisht.

Mashtrimi i hapur e i plotë i votuesve

Mashtrimi i drejtpërdrejtë i votuesve varion nga prodhimi në shkallë të gjerë i fletëve të votimit të rreme (fallco), ryshfetit dhe votuesve të vdekur (edhe 200 vjet më parë) deri tek fletët e votimit të hedhura nga votuesit e pazgjedhshëm si kriminelët dhe të huajt e paligjshëm (mbi 4,000 vetë mendohet se kanë votuar në shumë shtete pa pashaportë amerikane), votime disa herë në disa shtete pa qenë rezidentë aty, fletët e votimit të numëruara shumë herë dhe votuesit e paligjshëm jashtë shtetit.

Tabela 3, gjithashtu ofron një përmbledhje të zgjeruar me fakte dhe prova të dokumentuara në të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, për llojet e ndryshme të mashtrimit të plotë të votuesve, që faktikisht pretendohet të jenë të pranishëm kudo dhe masivisht.

Pas votimeve dhe deri me sot ekziston mashtrimi i plotë i votuesve në zgjedhjet presidenciale 2020. Nga figura e Tabelës 3, shikohen kjartë llojet e ndryshme të mashtrimit mund të jenë të pranishëm në të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Përdorimi masivisht i ryshfetit nga multiblionerët “demokratë”

Në një kontekst të mashtrimit të votuesve, një rol kryesor ka luajtur ryshfeti, i cili, u përdor zgjerësisht për vjedhjen dhe manipulimin masiv të votive. Ky krim elektoral, i referohet kërkimit korrupsionit, pranimit ose transferimit të vlerës monetare ($) në këmbim të veprimit abuziv zyrtar, të perdorur gjerësisht në regjistrimin e votuesve ose votimi për një kandidat të preferuar. Të paktën në Nevada, ka disa raste si shembull, se ku ka ndodhur faktikish një ryshfet i tillë.

Ajo që është kaq mahnitëse në lidhje me çështjen Nevada, është mosrespektimi i hapur i ligjeve federale të ryshfetit. Në shtetin e argjendtë, në një përpjekje të orkestruar nga fushata e Biden, amerikanët vendas duket se kanë shkëmbyer votat e tyre me disa shpërblime financiare të premtuara.

Kështu sipas gazetës “Epoch Times”, skema të tilla të blerjes së votave gjithashtu mund të kenë ndodhur në 8 (tetë) shtete të tjera amerikane, duke përfshirë Arizonën dhe Wiskonsin.

Prodhimi dhe shkatërrimi i rremë i fletëve të votimit

Prodhimi i rremë i votimit, përfshiu prodhimin mashtrues të fletëvotimeve, në emër të një kandidati. Kështu një nga shembujt më shqetësues të prodhimit të mundshëm të rremë të fletëve të votimit, përfshiu një shofer kamioni, i cili, ka deklaruar në një betim sipas ligjit (nëse gënjen mund të denohet deri në 5 vjet) se ai mori arka të mëdha fletëvotimesh në New York dhe i dorëzoi ato në një vend të votimit në Pensilvani. (Ekziston edhe videoja, ku shoferi deklaron hapur para organizatës investigative të pavarur Project Veritas).

Për fat të mirë, ditët e fundit në të gjithë SHBA, ka shumë dëshmi të reja manipulimi masiv, të rrëfyes me kurajo qytetare nga dëshmitarë patriotë dhe punonjës të USPS të penduar, të cilët pa frikë duan të thonë të vërtetën para publikut amerikan, mbi mashtrimin e organizuar zgjedhor të 3 nëntorit 2020.

Përsonat anonim dhe të tjerë vullnetarë, me emër dhe mbiemër në disa shtete të SHBA-së, në mënyrë publike, kanë pranuar të deshmojnë para FBI dhe Departamentit të Drejtësisë për manipulimin masive të zgjedhjeve, në shtet përpatëse dhe në shkallë kombëtare.

Kanë mjaftuar mbi 100,000 fletëvotime të rreme (fallco), të transferuar me makinë, për të kaluar “fitoren” e zgjedhjeve tek Biden, në Keystone State. Zbulimi i këtyre rasteve dhe të rejave ditët e fundit, po përsëriten në shkallë kombëtare.

Media e pavarur po i shërben shumë mire popullit amerikan, duke publikuar informacione marramendëse, për manipulimin dhe vjedhjen kombëtare të votave, gjatë dhe mbas 3 nëntorit 2020 deri në ditët tona…

E vërteta pak nga pak po del sheshit. “Nuk mbulohet Dielli me shoshë (sitë)”, thotë populli. Kohët e fundit, me gjithë censurën e tmerrshme dhe totale socialkomuniste të organizuar mjeshtërisht nga Big Tech, media propaganduese globaliste mashtruese dhe liderët zyrtarë qeveritarë “demokratë”, rrjetet sociale dhe websitet e pavaruara, të drejtuar nga shumë patriotë amerikanë, fatmirësisht janë të mbingarkuar me rastet manipulimet masive me zë, figurë, dokumente, deklarata, dëshmi nga numërusit e votive një pjesë e të cilëve janë demokratë (patriot të vërtetë), fletëvotime të hedhur në kazanet gjigande të plehrave, të zbuluar nga dëshmitë e personave okularë, të cilët janë betuar para ligjit (betim), se do të tregojnë boss-at apo personat e lartë  zyrtarë të Shërbimit Postar Amerikan (USPS), që i kanë urdhëruar dhe mësuar të veprojnë kundër ligjit dhe Kushtetutës Amerikane.

Po kështu në Pensilvani, ekziston si një Deklaratë dhe një foto origjinale, që sugjeron një punonjësi të sondazhit përdorimin e një flash drive të pasigurt USB, për të hedhur një memorie jashtëzakonisht të madhe votash në makineritë e tabelimit të votave. Tabelat rezultuese, nuk lidheshin (perputhen) me fletëvotimet e postuara të skanuara në makineri.

Votat fallco në emër të Joe Biden në State Farm Arena në Atlanta, Georgia

Padyshim, që shembulli më flagrant i prodhimit të mundshëm të votave fallco, në emër të Joe Biden, ka ndodhur në State Farm Arena në Atlanta, Georgia.

Autorët e mundshëm të veprimtarisë kriminale u kapën në flagrance, në videon tashmë të kthyer në hit kudo në SHBA dhe botë. Kjo video 8 orëshe skandal e mbikëqyrjes (nga kamerat e mëdha të përgjimit), fatmirësisht, tashmë po qarkullon lirshëm në miliona website, dhe si foto në rjetet sociale private, edhe pse vazhdimisht Big Tech dhe media mashtruese amerikane e ka injoruar dhe blokuar publimin e saj. Kjo dëshmon pastër faktin e madh të manipulimit të zgjedhjeve masive në të gjithë SHBA.

Nënë e bij, pjesë e komunitetit afrikano amerikanë dhe 4 persona të tjerë, janë personazhet kryesore të videos 8 orëshe, që po bën xhiron e botës, në rrjetet sociale dhe Youtube, ku, deri tani ka mbi 600,000.000 klikime edhe pse kjo video ëshë në permasa dhe forma të ndryshme minutazhi…

Ky skenar turpi kombëtar në SHBA, që ka ndodhur në mesnatë dhe deri në mëngjez, fatkeqsisht në qendrën e madhe të numërimit të votive, është organizuar nga përgjesja demokrate e numërimit të votive.

Në një version të kësaj historie, vëzhguesve të sondazheve, si dhe mediave u kërkua të largoheshin papritmas në mes të natës, pas një “rrjedhje” të dyshimtë uji. Pasi u pastrua dhoma nga dëshmitarët vëzhgues, përfatsues të partive politike dhe media, disa zyrtarë të zgjedhjeve nxorrën shumë kuti të mëdha fletëvotimesh nga poshtë një tavolinë e mbuluar me mbulesë të zezë. Ata më pas vazhduan të përpilojnë një numër të fletëve të votimit të prodhuara false, që vlerësohet të jenë në kufijtë e qindra dhe mijëra votave.

Nga grafikët e publikuara ato ditë, doli një rritje e madhe artificiale e votave për kandidatin socialist “demokrat” Biden. Pas përpilimit të këtyre fletëve të votimit (natën sikurse e tregon edhe viodeoja), mund të vërehet qartë se këto qindra  e mijëra fletë votimesh (vota) janë përpunuar nga ekipi manipulator demokrat, duke i kaluar në llogari të Joe Biden, duke i dhënë kështu me katapultë fitoren atij.

Pavarësisht nga ajo që duket të jetë prova mallkuese e një krimi të mundshëm anti-Kushtetues, një numër i madh historish, u shfaqen në të gjithë mediat Fake News anti-Trump, duke hedhur poshtë çdo shqetësim, që buronte nga kjo video manipuluese e votave.

Amerikanët, me të drejtë tashmë janë të shokuar dhe irrituar shumë, për rolin e madh negativ pro korrupsionit, që po luanin vazhdimisht makina e madhe e propagandës mediatike globaliste dhe Big Tech, për të fshehur gjurmët e krimeve elektorale anti-Kushtetuese, që janë bërë me 3 nëntor dhe po vijon edhe në ditët tona, vetëm pse ata nuk e duan fitoren legjitime të Presidentit Trump, që erdhi nga votimet plebishitare të popullit patriot amerikan.

Sipas këtyre videove dhe tregimeve të zbardhjes skandalit të madh të numërimit të votimeve, këto vota ishin kuti votimi të rregullta dhe të autorizuara, dhe vëzhguesve në media atë natë të turpshme iu kërkua (nga pergjesja e qendrës së numërimit sikurse shihet në video) të largoheshin dhe shkonin në shëpi. Kur të gjithë u larguan 6 vetë (demokratë) u fshehen në dhomat e qendrës, të cilët dolën më pas dhe filluan të nxjerrin cantat e mëdha me zarfa votimesh…

Ata filluan ti fusin fletët e votimit ne disa maqina numërimi, duke i futur dhe nxjerrë disa here nga makina – dominum. Ata sikurse shihen pastër në video e kanë bërë këtë gjë për 8 orë me radhë. Ky është krim i pastër anti-Kushtetues dhe autorët duhet të ishin arrestuar po atë ditë, kur kjo video bëri xhiron në të gjithë botën.

Eshtë krejtësisht e papranueshme dhe absurde të numërohen fletët e votimit në mungesë të vëzhguesve dhe medias. Amerikanët, me të drejtë po habiten shumë, pse nuk ka asnjë arrestim nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë në shtetin Georgia dhe ai federal, për personat kriminal, që kanë bërë krimin anti-Kushtetues të denueshëm ligjërisht me burgim deri në 30 vjet heqje lirie.

Ky sipas votuesve amerikanë, është pikërisht lloji i incidentit publik kriminal, që duhet të hetohet dhe denohet ligjësht plotësisht si nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjeorgjisë, FBI po ashtu edhe nga Departamenti Federal i Drejtësisë Amerikane.

Amerikanët, gjithashtu sot janë të shqetësuar për shkallën e madhe të korrupsionit në kupolën e FBI, Departamentin e Drejtësisë në shumë shtete dhe në nivelin federal. Megjithatë mbetet e paqartë nëse po zhvillohen hetime të tilla.

Kjo është shkalla më e lartë e korrupsionit në Georgia dhe Departamentin e Drejtësisë (DOJ). Ndërkohë, nga ana e tjetër, vetë videokaseta, në mungesë të një shpjegimi të menjëhershëm, ka kontribuar në klimën aktuale të skepticizmit, që rrethon Departamentin e Drejtësisë në Georgia, Prokurorin e Përgjithshën në shtetin Georgia dhe Prokurorin e Përgjitshëm të SHBA të deshtuarin William Barr, që këto ditë dha dorëheqjen.

Ai u largua turpërisht dhe nuk e dënoi këtë skandal kombëtar zyrtar të vjedhjes masive të votave në video. Ai me heshtje varri u bë pjesë e këtij korrupsioni, sikurse thonë sot mediat, juristët, specialistët konsitucionistë dhe populli amerikan. Ish Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së vuri në dyshim aftësinë e tij profesionale, demokracinë në SHBA dhe integritetin e zgjedhjeve.

Si një shembull i shkatërrimit të mundshëm të votave të hedhura legalisht (të vërteta), ekzistojnë mijëra çështje gjyqësore të ngritura në gjykatat e larta të gjashtë shteteve, dhe në nivelin federal, duke përfshië edhe shtetin e Arizonës.

Kështu me të drejtë paditësit (ekipi i avokatëve të Presidentit Trump dhe të pavarur),  pretendojnë se mbi 75,000 fletëvotimeve të munguara u raportuan si të pakthyera kur ato në të vërtetë u kthyen aty.

Këto fletëvotime të munguara për habi të të gjithëve më pas ose u humbën ose u shkatërruan (në përputhje me akuzat për shkatërrimin e fletëve të votimit Trump) dhe u zëvendësuan me fletëvotime të bardha të mbushura nga punonjësit e korruptuar të zgjedhjeve ose palë të tjera të treta.