“Krimet e Hashimit, ish-pjesëtarët e UÇK-së kryen vrasje me porosi”

0
169
Hashim Thaçi

POLITIKA

— deklarata rrëqethëse e ish-agjentit të SHIK-ut: Ja çfarë i tha Gjykatës Speciale

NGA: N.SH. MË: 8 QERSHOR 2021, NË BOTASOT.INFO

Gjykata Speciale po vlersohet si e padrejtë, që po i bëhet popullit dhe Kosovës, për arsye se nuk e ka përfshirë Serbinë dhe kriminelet serbë në punën e tyre.

Kështu po vlerëson ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai për gazetën “Bota Sot”, pohon se Specialja është e padrejtë, pasi që nuk i ka përfshirë të gjitha krimet e luftës dhe të pasluftës.

Sipas tij, këto deklarata ua ka thënë edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ishte i ftuar prej tyre.

Sa i përket se kjo Gjykatë, kur e arrestoi për krime të luftës, bosin e të gjitha dukurive negative gjatë dhe pas luftës, Hashim Thaçin, unë mendoj se kjo Gjykatë është legjitime dhe po të merrej me kriminelin e Ballkanit dhe me Serbinë do të ishta gjykata më kredibile që nga procesi i Numbergut, kur u gjykuan grupet kriminale naziste dhe krerët e njësive famëkeqe SSS”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari akuzon disa individë, që në emër të UÇK-së, kanë kryer edhe vrasje, por kjo sipas tij nuk e dëmton UÇK-në, pasi që ato janë raste individuale.

Naim Miftari

Dihet shumë mirë, që UÇK-ja ka bërë luftën më të pastër të mundshme në botë. Por ka njerëz nga ish UÇK-ja, që këtë ushtri të drejtë çlirimtare e kanë keqpërdorur për t’u pasuruar dhe për t’u hakmarrë nga hasmërit e vjetra, dhe për të ardhur në pushtet përmes akteve kriminale, ku ish-pjesëtarë të UÇK-së kryen dhjetëra vrasje me porosi, herë të paguar e herë të mashtruar me gënjeshtra dhe intriga nga bosët e Pronto-mafias”, thekson tutje Miftari për gazetën “Bota Sot”.

Ai pohon se, mos arrestimi i mëtutjeshëm nga Gjykata Speciale nuk ka ndodhur përshkak të virusit Covid-19.

Por, a do të ketë arrestime të tjera gjatë ditëve në vijim?

Po, do të ketë arrestime, edhe pse i di shumicën e emrave, por nuk po preferoj t’i ceku kësaj radhe. Do të ketë arrestime së shpejti, pasi që edhe situata pandemike me Covid-19 ka filluar të stabilizohet dhe të zbehet në Evropë. Megjithatë nuk duhet harruar, se secili person është i pafajshëm derisa të dënohet nga Gjykata. Krimet dhe fajësitë e Hashim Thaçit i dimë të gjithë në Kosovë, i din edhe vetë Gjykata Speciale, por duhen fakte të pakontestueshme për një gjykim fer dhe jo të anshëm”, thotë ai.

Miftari pohon se lufta e UÇK-së ka qenë, është dhe do të jetë përjetë luftë e pastër.

Sipas tij, fajtorë do të jenë përjetë profiterët dhe keqpërdoruesit, të cilët vranë në koordinim me shtetin serb.

Ata eliminuan me rend të gjithë komandantët kryesorë të luftës së UÇK-së, të cilën në fund me marrëveshjen K90 e demobilizuan dhe e lanë rrugëve, duke i lanë dhjetëra mijëra luftëtarë rrugëve, të cilët përfunduan disa në vrasës me pagesë, e disa të tjerë edhe papagesë. Duket se këtij atributi dhe përgjegjësie tradhtie ndaj vetë UÇK-së, pos që e vodhi, e keqpërdori deri në fund, e çarmatosi, dhe e shiti te miqtë e Serbisë, francezët e UNMIK-ut, dhe për këto dukuri duhet të dënohet Hashim Thaçi. Pra ai duhet të dënohet për tradhti ndaj popullit dhe shtetit, por duhet me u dënua në Kosovë nga prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës, e jo nga gjykatat dhe prokurorët kukulla të Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Kadri Veseli e Ilmi Reçicës”, përfundon Naim Miftari.