Kosova parajsë e pushtetarëve, ferr i qytetarëve!

1
707
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Shkruan: Florim Zeqa, 12.01.2019

Kosova e pas-pavarësisë është shndërruar në një tabelë shahu, ku ndërkombëtarët luajnë lojen më një palë figura të zeza politike (qeveritarët), ndërsa në anën tjetër duke e lënë të pa fuqishëm, në PAT-pozicion popullatën shumicë të Kosovës (shqiptarët) më figura të bardha.

Ndërkombëtarët i kanë shndërruar pothuajse të gjithë liderët vendor në figura politike, të cilët me lehtësi i levizin para-prapa dhe anasjelltas.
Sa herë që ju duhen “rrokadat” i shrytëzojnë zgjedhjet si mekanizëm justifikues para opinionit publik për arritjen e qëllimeve të tyre afatëgjata mbi Kosovë.

Opinioni publik vendor është mësuar të shohë korin diplomatik ndërkombëtar (ambasadat e huaja) në Kuvendin e Republikës së Kosovës sa herë që merren vendime në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve si bie fjala; rezoluta për fillimin e bisedimeve më Serbinë, shitjen e KEK-ut, ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013-të (që prodhoj Asociacionin e komunave serbe), votimin e Gjykatës Speciale, votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, etj.

Delet e ngujuara, barinjët e uritur

Kosova e sotme, më tepër i gjason një burgu kolektiv se sa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje lokale se sa një shteti sovran, Kuvendi i gjason një koloseumi, populli një kopeje delesh të ngujuara, ndërsa politikanët u ngjajnë barinjëve të uritur!
Zot shtëpie, dihet, janë bërë ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës sonë!

Timonin e kontrollit të plotë mbi qeveritarët kosovarë e mbajnë ambasadorët e shteteve përendimore në Prishtinë!

Qeveritarët në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj periudhes së pas-pavarësisë, varfanjakët e djeshëm, supermenët dhe milionerët e sotëm janë shndërruar në “supermen” dhe zbatues të skemave politike të të tjerëve në dëm të interesave të shtetit të Kosovës në veçanti dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

Qytetarët nuk është se kanë pritur që 20 vjet pas lufte të hanë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prapë pas dere ata që na vranë e prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli!

Sikurse nuk e kemi pritur në asnjë rrethanë që udhëheqësi politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve, mbi idealet e shënjta, siq janë; liria, pavarësia e vendit dhe ideja kulmore e bashkimin e trojeve etnike.

Si pasojë e keqqeverisjes, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe krizave të njëpasnjëshme politike, shteti është duke shkuar drejt falimentimit.
Përveç krizës së thellë politike, në të cilën është katandisur vendi, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer edhe kriza financiare dhe morale njëkohësisht, …të gjitha së bashku janë pasojë e keqqeverisje dhe mungesës së zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë.

Shteti i varfër, politikanët e pasur

Si pasojë e mos zhvillimit ekonomik, në shtetin e varfër të politikanëve të pasur, burimi i vetëm i mbushjes së arkës shtetërore janë të “vjelat” nëpër dogana, gjobat në komunikacion dhe tatimpaguesit e bizneseve të vogla.

E them kështu për faktin e thjeshtë se korporatat e biznesmenëve të mëdhenjë, përveçse e fusin mallin e padoganuar në Kosovë, në të shumtën e rasteve u ikin edhe obligimeve që kanë ndaj shtetit përmes formave të ndryshme të korruptimit të zyrtarëve shtetërorë dhe lidhjeve të fuqishme me bosët e politikës.

Në anën tjetër, gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të perëndimit duke gëzuar të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…këtë ua mundësojnë pagat mujore prej disa mijëra euro dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive!

Si vertetim i kësaj shikojini villat dhe shtëpijat luksoze të disa prej politikanëve të pasluftës, …nga kasollat kanë kaluar në villa luksoze më vlera milionshe, makinat e blinduara e deri të bizneset e tyre (të pista) anë e kënd vendit.

Mirëpo fatkeqësisht ende një pjesë e popullatës nuk është këndellur, dhe prapë vazhdojnë të vrapojnë pas të korruptuarve, banditëve, kriminelëve në kërkim të një lëmoshe të pavlerë që nuk ua ndryshon jetën në asnjë rrethanë!

Përderisa të vazhdoj pasurimi i paligjshëm i supermenëve vendor, për aq do të vazhdoj varfërimi i popullatës dhe zbrazja në heshtje e Kosovës nga shqiptarët.

Ndërkombëtarët, sundimtarët faktik të Kosovës

Për aq sa janë fajtorë pushtetarët vendor, janë fajtor edhe ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës nëpër të cilën po kalojmë, …të cilët përveq fuqisë politike e kanë edhe atë ekonomike dhe ushtarake të instaluar në vendin tonë!

Prandaj, ndërkombëtarët ashtu siq i ndrrojnë figurat e korruptuara dhe inkriminuara në pushtet, me lehtësi do t’i jepnin kahje pozitive zhvillimeve politike në vendin tonë.

Ndërkombëtarët, sunduesit faktik të Kosovës, brenda pak ditësh, për të mos thënë javësh e muajsh e kanë mundësinë e pastrimit të skenës politike nga të korruptuarit dhe inkriminuarit, ndërsa brenda një viti mund ta bëjnë Kosovën vend me përspektivë të qartë zhvillimore.

Prandaj, pas 20 viteve të monitorimit dhe mbisundimit të fuqishëm ndërkombëtar, ka ardhur koha e çartësimit të prezencës ndërkombëate në Kosovë!
Janë këtu për t’na ndihmuar ne në konsolidimin e shtetit apo për ta ndihmuar pakicën serbe në zhbërjen e shtetit tonë!?

Mbajtja dhe mbështetja e “barinjëve” dhe gjysëmanalfabetëve, servilëve dhe hajdutëve në pushtet nga ana e ndërkombëtarëve, i lë të hapura mëdyshjet për qëllimet e tyre të pasinqerta ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Mungesa e dashurisë për shtetin dhe qytetarët

Klasës politike kosovare i mungon dashuria ndaj atdheut dhe popullit të vet. Politikanët e katapultuar në majat e pushtetit, në vend që të punojnë ditë e natë për mirëqënien e popullit, kujdesën si të përvetësojnë e gjithë pasurinë shoqërore si dhe duke zhvatur buxhetin e shtetit.

Pjesa tjetër e politikës (opozita) për të ardhur deri të gjahu (pushteti) janë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara!
Të gjithë së bashku, pushtetarë dhe opozitarë me veprimet e tyre destruktive janë duke e dërguar shtetin e ri të Kosovës drejt shkatërrimit dhe falimentimit total.

Politikanëve të uritur, sundimtarëve vendor, “Sheikëve” që u shndërruan në multimilionerë karrshi një popullate të varfër, më së miri u shkojnë për shtati këta rreshta të këngës “Amaneti i Clownit”, të Rock grupit TROJA, po citoj; “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kan mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet me vjedhë, …janë këta njerëz që diellin ma kan nal, …janë këto vjet që kurr nuk muj me i fal”, e deri të vargu “Janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal”, që thërrasin si kushtrim për nevojën e unifikimit e të gjitha forcave progresive për largimin përfundimtar nga pushteti dhe skena politike e vendit, të kësaj klase të shëmtuar kusarësh politikë.

1 KOMENT

  1. Florim Nihilsti,

    Ne kete artikull, 50 iu regerove termit “nderkombetaret” …dhe ke treguar dinakeri duke mos treguar per cilet nderkombetar e ke fjalen!!!!!!?????

    Po te informoj se shumica e shenimeve tuaja ne kete artikull jane te pasakta, sepse varferia ne Kosove eshte nennivel te bashkesise Europiane, edhe ka shtete mbrenda BE qe kane varfeei me fe madhe se Kosova…e keto jane Bullgaria dhe Rumania.
    Problemi ne Kosoce eshte se nuk ka statistika reale, dhe ma ipulohet me shenimemte pasakta.

    Ne Kosove kamdy ahtete qe e ndihmoj e Kosoven, e keto jane SHBA, she UK, ndersa shtetet tjera kane perfaqesi ne Kosove por nuk ndihmoj e asfje , as nuk munden te kene influence ne cilin do bendim fe qeberise se Kosoves. Pra nuk kamne Kosove ashtu si ti genjen duke quajtur “nderkombetar” po ka ambasada te ndryshme te cilat ceprojne secila per shtetin e vet.

    Ne Kosove mbahen zgjedhje te lira ne te cilat dikush po fiton dikush jo. Sistemi zgjedhor eshte shume i papershtashem dhe duhet reformuar ….se paku duhet te kete 8 njesi zgjedhore.

    Ne KOSOVE, AMERIKA KA NDIHMUAR SHE NDIHMON JASHTZAKONISHT SHUME.

    Ne Kosove ka politikan qe jane pasuruar si per shembull ata te Diaspores qe erdhen ne Kosoven e Liruar dhe e shfrytezuan Kosoven qe te pasurohen….si per shembull Bexhet Pacolli, Agim Bahtiri, Shukri Buja, …edhe shume hajna tjere sikur keta ish diaspora.
    Por memKosove te gjithe jane shume memte pasur se kur ishin te roberuar. TE GJITHE.

    Problemi qe e ke ti eshte se ti jeton jasht Kosoves dhe nuk po mindesh me e duruar qe ne Kosove ka shume njerez qe jetojne shume me mire se ti ne diaspore …mind te te them se 80% te Kosovareve jetoj e me mire se 70% te atyre sikur ti ne diaspore…dhe ti ke xhelozi personale , sepse ne Kosove kurrrrrrrr nuk ka qene me mire se sot. Edhe nje perfundim per ty edhe llojet e personit sikur ti:

    Qdo dite qe nga LIRIA qe e solli SHBA, eshte me e mire se qdo dite ne roberi para kesaj date dmth ne 500 vitet e okupimit Otoman(Mbiemri i yt OtomanikZeqa) dhe 81 viteve nen okupim shkavell….

    Hajde o njeri jeto ne Kosove e ballafqoju edhe reegulloje Kosoven ma mire……duke jetuar ketu e jo duke jetuar jasht Kosove …e duke shitur pallavra te statistikave koti qe kryesisht vijne nga OJQte e ndryshme…..OKB, BE, UNESCO, UNHCR, UNCTAD…edhe qindra OJQ, qe kane vetem nje detyre……

    Te rrejne per Kosoven.

    Kosova ka politikan te keqij…..por Kosova ka perparuar ne menyre fantastike…..sepse nuk varet krejt nga politikanet por eshe njerezit vetemohues kane bere mrekullira ne zhvillim.
    Provlemi eshte se qeveritaret nuk i kane zyrtarizuar edhe mbi 360 mije punetor qe punojne te paregjistruar!,!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ne Kosove nuk ka NDERKOMBETAR…..por ka secili shtet perfaqesine e vet.
    Ne Kosove kamcjedhje shume ……..sepse ka mjete finaciare shum. Atje ku ka atje vjedhin…atje ku ska atje nuk vjedhin. E atje ku ka …dmth punohet me pasë.

Komentet janë mbyllur.