“KËRCËNIM” HARADINIAN!

0
1207

AV. XHABIR ZEJNUNI

Prap Ramushi n’kam asht çue.
dy fjal gjindjes me ja deklarue,
tuj bubllu e tuj gjimue,
sa ma shum me e ndigjue.

Luft n’tan Kosovën ka me kan,
n’se kush ka me e cënue.
gjaku der n’gju ka me shkue,
po guxoi kush me e coptue.

Kot po kcen more Ramush,
me ty gjindja tash asht msue,
se ti veç po din me vërrit,
asnji pun n’fund tuj e çue.

N’fushat t’fundit zgjedhore,
solemnisht ti pate premtue
pasha din e pasha iman,
shkaut tok s’jem tuj i dhurue.

Porsa pushtetin ti e more,
shkaut menjiher pa bëza,
Çakorr, Zhgleb, Belluh e Kull,
ti ja fale pa u turpnue.

Fort e kërcnove ti Serbinë,
prej preambulës Kosovën me e hek,
ndryshe Kushtetutën do e ndrroje,
n’hart t’Kosovës edhe Nishin me e shtue!

Por Serbia hiç s’asht ka tutet,
Kosovën s’po don me e lshue,
dit e nat fort tuj intrigue,
Mitrovicën veç me e gllabrue.

Leni fjalët more “Rambo”,
se askush s’asht ka tutet,
futju punës ti sa ma parë,
Kosovës SIGURI, o me i prue.