KLANI I ISA MUSAFËS DUHET TË BIEN NGA LDK-ja?! (5)

0
800

RËNIA E LDK-së (5):

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Kësaj radhe me zgjedhje të lira dhe demokratike LDK-ja duhet të pësojë humbje të ndjeshme, dhe kjo gjë nuk duhet t’i vjen nga dallaveret por nga elektorati besnik i LDK-së, nga ata që e duan Kosovën, nga ata që e duan zhvillimin, arsimimin dhe emancipimin shoqëror të vendit. Ky ndëshkim duhet të vjen si peshqesh jo kundër LDK-së së idealeve tona, por kundër kapësve të LDK-së. Pra i gjithë elektorati i LDK-së, ai i cili në asnjë periudhë nuk u luhat në bindjet dhe përcaktimet e tija duhet ta refuzojë Listën e LDK-së e cila as për së afërmi nuk i përfaqëson idealet tona.

Në LDK duhet të ndodhin ndryshime rrënjësore dhe reforma të thella, por ato nuk janë bërë kurrë, nuk do të bëhen kurrë me arnime dhe me ata që dalin e hynë në LDK, sikur të ishte Hani i Dilit, as me llaskucët siç iu tha një rugovist i përbetuar. Banda e klane të zonave rurale që e kanë kapur LDK-në kësaj radhe duhet të shkojnë, sepse kryetari dhe nënkryetarët e LDK-së së tashme nuk kanë lejuar që LDK-ja të bëhet parti e vlerave dhe parti e vizioneve të qarta Euro-amerikane.

Sa groteske po aq tragjike mbetet LDK-ja e udhëhequr nga teknokrati komunist Isa Mustafa, i cili historikisht ka qen politikani më pro jugosllav që kishte Kosova dhe njeriu që e ka urryer ma së shumti dr. Ibrahim Rugovën. Ardhja e tij në krye të LDK-së ka qen e porositur. Isa Mustafa po e shkatërron partinë e Ibrahim Rugovës e cila e pat shkatërruar sistemin komunist të Jugosllavisë, për të cilën Isa Mustafa e ka lënë shpirtin. Edhe pse Jugosllavia dhe LKJ-ja, që moti janë shpërbërë, te Isa Mustafa janë ngulitur nostalgjitë për atë sistem, për të cilin para pak kohësh ka thënë se nuk ia heq asnjë prese?!

Si ka mundësi elektorati rugovian ta votojë listën e LDK-së kur dihet se mbi 80% të Kuvendeve Zgjedhore nëpër Degët e LDK-së në Kosovë janë mbajtur jashtë rregullave dhe statutit të LDK-së, si dhe shumica dërmuesve e kryetarëve janë të zgjedhur me metodat komuniste vetëm me aklamacion. Po ashtu edhe delegatët për Kuvendin e Partisë si dhe kandidatët për deputet janë të zgjedhur nëpër kafenetë e qytetit ndërsa mbledhjet partiake janë mbajtur vetëm sa për sy e faqe. Kjo procedurë kulmin e injorancës e ka arritur në Kuvendin e VIII-të në të cilën janë përjashtuar mediat, janë përjashtuar aleatët strategjik, janë përjashtuar dy Degët e LDK-së në Diasporë, nuk janë lënë të marrin pjesë delegatët nga diaspora, disa prej të cilëve ishin pjesëtarë të familjeve të heronjve dhe dëshmorëve, kurse kryesia e LDK-së dhe kryetari i saj është zgjedhur me aklamacion duke e lënduar demokracinë e brendshme dhe duke shkelur mbi një proces zgjedhor.

Për fat të keq institucionet përkatëse të drejtësisë dhe ato që merren me monitorimin e zgjedhjeve partiake u mjaftuan me ndonjë reagim sipërfaqësor, kurse kulmi i shkeljeve flagrante arriti me refuzimin që LDK-ja ia bëri diasporës, ndërsa rasti me Degën e LDK-së në Zvicër është dashur të hetohet dhe të procedohet me procedurë të rregullt për shkelje penale. Por drejtësia në Kosovë, as Vendet e Quintit dhe as vendet strategjike nuk janë treguar në nivelin e duhur, pasi lejuan që Isa Mustafa të vazhdojë aventurën e tij, pasoja të cilat, tashmë po i bart e gjithë Kosova.

Isa Mustafa është kryeministri më i dobët dhe më i paaftë që ka pasur Kosova prandaj Qeveria e tij, por askush nuk kupton pse ky teknokrat sorollatet nëpër tubimet elektorale. Kjo qenka reforma e tij për t’ia punuar edhe një herë LDK-së. Ai vazhdimisht ka bërë shkelje të mëdha. Isa Mustafa i ka penguar të gjitha udhëtimet e dr. Ibrahim Rugovës që i bënte drejt Amerikës, tash na flet në emër të dr. Rugovës. Isa Mustafa në vend se të ndiqej penalisht për Fondin e Trepërqindshit, për Huan Popullore, për Aksionin “Ndihmë për Drenicën”, për aferën e Dardania Bankës në Tiranë dhe për milionat në UFORK, ai arriti të futet në LDK, fillimisht pa qen anëtar i kësaj partie, e më pas për ta pushtuar këtë parti përmes sistemit të nëntokës.

Në vend se Prokurori i shtetit të niste hetime penale për Isa Mustafën atë e lejuan të vegjetojë. Isa Mustafa i ka bërë të bijtë e kamur duke i pajisur me Terminale Doganore dhe me Forma të cilat haptas shihet se janë pjesë e pazareve ku ka vend për hetime. Por Isa Mustafa është lejuar përmes qeverisjes komunale në Prishtinë të vazhdojë aventurën e tij, ku bashkë me grupe të interesit, të shkolluar kryesisht në Riinvest, flitet se i kanë shitur arat e komunës në rrethinën e Çakllavicës, për t’i bërë me shtëpi dhe të pasur brezin e dytë të cilët nga Riinvest i futi në dhjetëshen e parë në Listën e LDK-së, pa i respektuar procedurat e rregullta partiake, por pasi ata janë në mision për t’i mbrojtur interesat e Isa Mustafës, po na përrallisin nëpër debate se qenkan të kulturuar, arsimuar dhe madje edhe demokrat, gjë që me automatizëm ata paskan ushqyer simpati për dr. Rugovën, të paktën që prej se Isa Mustafa është bërë kryetar i LDK-së.

Nëse e analizojmë si duhet Listën e LDK-së dhe ua marrim CV-të për angazhimet e tyre politike në LDK, do të shihet se disa e kanë nisur karrierën në stafin teknik të Fatmir Sejdiut, të cilët si kuadër universitar janë emëruar në kabinetin presidencial pa pasur stazh në LDK, madje pa qen kurrë edhe anëtarë të LDK-së. Pastaj kur Isa Mustafa, ka kaluar kryetar i Prishtinës, ai ka marr në stafin teknik të paktën Abdullah Hotin, Arben Gashin, por ka mundësi të asaj kohe janë edhe Vlora Dumoshi dhe Arban Abrashi. Pastaj i kemi një kategori të shfrenuar të cilët kanë dal e janë rikthyer në LDK. Disa i kemi misionar të SHIK-ut e një kategori tjetër janë struktura të LKJ-së, bashkë me disa gazetar e analist të atij sistemi, por që kanë aderuar në LDK pas ardhjes së Isa Mustafës në krye të saj. Pavarësisht të pikëpamjeve të këtyre sojnikëve të gjithë së bashku kanë luftuar plejadën e themeluesve të LDK-së dhe shtresën akademike të cilët kanë merita të jashtëzakonshme për zhvillimet demokratike në LDK.

Isa Mustafa nuk i bëri reforma e premtuara në LDK, përkundrazi me klanin e tij siç janë Ismet Beqiri, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Muharrem Sfarqa, dhe sojnik të tjerë, kanë përjashtuar elitën akademike, sidomos në Llap dhe Ferizaj, por kjo flamë si fruthi ka prekur Gjilanin e Prizrenin, dhe nëpër komuna të tjera, kurse elektorati po i duartroket dhe po ua madhështon fushatën.

Për sistemin e drejtësisë dhe ndërkombëtarët nuk mjaftuan pesë palë zgjedhje të humbura, nuk mjaftoi humbja e Prishtinës, nuk mjaftuan as dy shkelje kushtetuese, as dështimi i asociacionit dhe demarkacionit, as emigrimi i mase njëqindmijë kosovarëve drejt vendeve perëndimore, por Isa Mustafa u lejua dhe u përkrah për ta vazhduar dështimin e shtetit, dështim ky që u pengua nga mocioni për mosbesimin e qeverisë së tij.

Paradoksi i kësaj Liste është se ditën e fundit kanë derdhur lot krokodili duke e mbrojtur Isa Mustafën vetëm e vetëm që ai t’i fus në Listën për Kandidat. Për ShBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe vendet e Quintit, nuk kanë mjaftuar as 72 aktakuzat për qeverisje të keqe në Prishtinë, të cilat si duket janë vepra penale të Isa Mustafës dhe nënkryetarit të deridjeshëm të Prishtinës Abdullah Hoti, i cili duket si një Copy Paste e dal nga bythët e Isa Mustafës. E di se atyre që nuk dinë, por sidomos disa llaskucëve që shtireshin se janë kundër Isa Mustafës, nominimi i Abdullah Hotit për kryeministër u ka ardhur ajam, prandaj edhe ata janë bërë flaster në të pasmet, të cilat nga pamja e jashtme duken sikurse i ka huazuar nga shefi i tij. Por llaskucët si duket ua kthyen shpinën miqve të deridjeshëm kundër të cilëve u hakmerren, Velu, Sfarqa dhe Haziri.

LDK-së, nuk i mjaftuakan dështimet e disahershme të Isa Mustafës, në zgjedhjet lokale dhe ato nacionale, por e bënë edhe kryeministër për t’ia qitur faqen e zezë edhe Kosovës. Ky dështim do të duhej ta trondiste ndërgjegjen e të gjithë kandidatëve në Listën e LDK-së të cilët është dashur të distancohen nga Isa Mustafa, por e lejojnë atë që tu mbaj fjalime në fushata zgjedhore, të fotografohen e zgërdhihen shumëkushi, pa iu shkuar mendja se Isa Mustafa s’ka pas qare pa u tërhequr nga Lista Zgjedhore, sepse dikush nga Ndërkombëtaret ia kanë ndalur turrin.

Janë këto arsye dhe shumë të tjera pse duhet elektorati rugovist dhe ata që u kanë mbetur besnik idealeve për një LDK tradicionale, nuk duhet ta votojë klanin e Isa Mustafës, sepse do t’ia zgjasin mandatin për ta shkatërruar LDK-në.
Elektorati i LDK-së, nuk duhet ta votojë lidhjen Beograd – Moskë, sepse duke mos e votuar mbrohen interesat e Kosovës dhe interesat gjeostrategjike të Amerikës dhe aleatëve tanë Perëndimor!

St. Gallen, 04.06.3017