JU FALENDEROJ O DIBRANË O DURIMTARË VIZIONARË

0
205
Sali Leka

Tregim nga libri “EPOKA E BARDHË SOCIALISTE E GUXIMTARËVE VIZIONARË”

Sali Leka

9 Prill 2021. Kryeopozitari Lul Basha, doli në qytetin e Peshkopisë, marshoi dy orë nëpër rrugë i shoqëruar me 240 militantistë, duke uluritur Rama ik! Hyp në rrap e n’fik. Pastaj u larguan me 40 makina e vetura lluksoze.

240 pedeistë mitingistë nga Sukthi, Kavaja, Peqini e Rrogozhina udhëtojnë çdo ditë me Lul Bashën nëpër qytete në Jug e në Veri të Shqipërisë për fushatë elektorale.

Bashkë me 120 leseistë të Ilir Metës, janë angazhuar me larguar Edi Ramën dhe me rrëzuar qeverinë socialiste të Republikës së Shqipërisë.

Në Peshkopi banojnë e jetojnë dibranë atdhetarë autokton me dituri dhe vizion. Ishin dhe janë kreshnikë e guximtarë, por edhe filozofikë e durimtarë të admiruar.

Në epokën kushtrimtare të Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe Moisi Golemi dibrani kreshnik dhe besnik eposik i betuar, Peshkopia nuk ishte qyetet, por kryeqendra e dioqezave dhe peshkopatave me kisha dhe manastire Arbo-Ilire.

Fshatrat Brezhdan, Pollozhan, Gjoric, Ushtelenc, Bllac e Blic ishin me pemë frutore e vreshta me rrush, mana e kumbulla. U mbushte rakia e vena me dimixhana e voza, për besimtarët e pelegrinazheve fetare.

Pelegrinët e nderuar nga Bulqiza, Lura, Luma, Hasi, Kruma, Prizreni, Sheri Dibrës, Tetova, Gostivari, Kerçova.

Dibranët vendali autokton, janë ishin dhe do të jenë shembull dhe model jetik simbolik në Gadishullin ballkanik për mikpritje e harmoni paqësore dhe për bujari jetësore.

Jam i obliguar me i falenderuar dibranët durimtarë të merituar që me 9 Prill 2021, lejuan Lul Bashën me ecur nëpër rrugët e Peshkopisë me 240 udhtarë Kavajas, Peqinas, Rrogozhinas dhe Sukthasi, por ata as ishin as janë, dijetarë filozofikë, as vizionarë teuratikë.

Mua më dhimbsen njerëzit naiv skeptikë dhe i ndihmoj, i inkurajoj për tu bërë dijetarë me kulturë, etikë e llogjikë.

Akoma më keq janë 120 leseistë të ngecur të zgërdhecur dhe vijnë vërdallë me gjurulldi batërdi e zgërdallë, nëpër llagje e muhalla se u dhemb dhemballa.

Në 7 Prill 2021 shkuan në aeroportin ajrorë kombëtar në fshatin Rinas të Krujës Atdhetare historike karshi Prezës Arbnore pellazgjike me
kalanë fitimtare që në kohën e Gjergj Balsha Shkodranit dhe Teuta Dyrah Epidamit.

120 leseistë dhe metistë bllokuan 24 orë aeroportin e avionëve të ushëtarëve me qëllim të caktuar për të izoluar Shqipërinë nga Europa dhe bota, ashtu si e kishin izoluar 45 vite Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

60 punëtorë dhe kontrollorë të aeroportit u frikësuan nga leseistët metistë kaotistë dhe dorëzuan kuturru proçesin e punës, duke mbetur aviacioni e transporti në llumzhum.

Falenderoj Edi Ramën që kontrollorët frikacakë, cullakë e trumcakë nuk i përjashtoi nga territori i aeroportit, por i them e do ti them: Frikacaku, cullaku e trumcaku, janë më keq e më të mangët sesa brutali, vulgari, vandali e halabaku.

Jemi në fushatë elektorale, dhe çdo njeri ka të drejtë të flasi, të propogandojë, programin e partive politike, por jo të pengojë, të shpifi e të mashtrojë.

As mos të spekullojë si Lul Basha. As mos të mashtrojë cub e hut si Ilir Meta. As mos të të neglizhojë si shkurr e rruck zgerdhec.

Ata që neglizhojnë unë do ti demaskoj mbas 25 Prillit, por sot theksoj: Ai që neglizhon është më i keq e më i lig se mashtruesi e spekullatori.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv me dy fjali prozaike.
Neglizhenti dhe intransigjenti janë më keqbërës se kaotisti, anarshisti, meskinisti dhe monstruozisti.

Mjerë ata që frikësohen nga këta zullumqarë, tinzarë, hileqarë dhe shtrembalarë të jargos të nakatos.

Tiranë, Prill 2021