JO NE DHEUN E HUAJ

0
917

Ismet TAHIRAJ

JO NE DHEUN E HUAJ

Shqipëria Etnike

Unë kokën time
S’lë ne dheun e huaj
Se koka ime
Druaj ndytët
E ka bezdi
Bëhet arakat
I ri.
Nuk e lë
Kokën time
As ne ujin e huaj
I turbullohet currili
Errëson mendjën
E rruga i bëhet skuth.
Se për këtë kokën time
Erdhen e shkuan
Bullgari, serbi
E Nemcja e pare.
Po koka ime
Nuk iu frigua
As te një hanxharë.
Dhe pse djegën fëmijë
E shkrumbuan zemra
Flak’ kallën
Secilën shtëpi.
Po nuk ishte dheu i huaj
Rehatohej koka
Me krenari e tërë buajë.
Se rrashta e eshtra tone
Thellë janë ndry
Gjethua ka mali
I pëkledh bijet e tij
Se heshtja heshtur ka.

Për token e ndarë
E v’llaun e verbuar
Po uji i ndytë
Kurrë si ka përvëluar.
Zdeshur, zbathur
Nëpër bore
Me kove ujë
Te pa shpirtit na kanë
Shpërlarë
Mërdhirë jemi
Po kokca e forte e e paçarë.

Mbi përmbi
Thepa e shkrepa
Ka varre e varre
Ka sy të ngujuar
Ne dheun e tokës amë.
Ku s’duruam të
Na shkeli bukën
As konakun ta
t‘n a përçud

E bija mbeti ne matanë oh krejt matanë
Babi u qorrrua
Pa hijën e saj
Zanin që ne vazhdimësi
Ia dëgjonte piskamë.
Sa lamat janë shtruar
Sa lame,
Për një pushkë te ndryshkur
Pë një kmesë te mykur
Vëhej prush nën këmbë

E kurrizit te tokës
Vi gjaku i vinte plotë gjëmë.
Shuhej vatra
E kalllej hambari,
Po dheu prapëseprapë
Ishte i yni.
Hyj na jepte kurajen
Po ata na fshinë
Edhe atë trohë
Miell qe kishim ne magje.

Dielllin e shkimbin me sixhade
Rebelet coftinë.
Që me nënë te vet
Lindeshin jo legjitim fëmijën
E bukën shajnë
Po dheu i ynë
Pau gjithçka
Nuk u ligë
Dhe pse vajë në buzë.

I blert i hareshëm
Tejet i hareshëm u bë
N’seclin skajë.
Më s’na glacitin sorrrat
Ato çirilica
Gabelica.

Uji i përshkëllirë
S’na i la sytë
Mijëra vjet
Vije një pritje
Zdritë qielli mbi ne
Aty thotë hyj:
Vdis ku ke le…

Bulec 2017…

P L I S I

Ndër shekuj te prapsht u munduan te baltosin
E ti ke shkëlqyer sërish përseri
nuk te shkelen, as nuk te gjunjëzuan
U tmerruan kur u dilje ne sy.

Ti qendrove ne pentagrame, në hymnin kombetar
I dhe forcë plakut e djalit
Mbi ledh dhe mbi istikam
Mbi urë mbi shkembë.

Ty që ne sy te vënë bukuri burri
Si valet e lumit erërat e tërbura
çmendeshin dhe vashat, vashat tejet te bukura
Ti u vije frike armikut ne lufta
Me shumë se plumbi që i dogji.

Po ti kishe hak, ti gatshëm i rrije truallit
E kullës e fortifikatës, udhës.

Ti kishe bardhësi si vet bora
Nuk u zbehe kurrë ndër furtuna
As u lige ndër prita
Ty ne zemër te mbanin
Te mbanin petrit pas petritave.

Se Alb i Alpeve ishte e jotja DRITA
Po dhe ndër shekuj RRITA…

Bulec 2016