Holanda dhe Partia e Djathtë në Shqipëri

0
544
Bashkim Kopliku

[18.04.2019, Nga facebook tek Alpenews.al etj.]

“Te lobosh nepër kancelerite Evropiane per heqjen e vizave per shqiptaret, nga ndonje politikan i deshtuar, eshte jo vetem kriminale, por tregon edhe nje urrejtje per popullin tend”—shkruante një mik.”
Miku im aludon qartë për lobing nga ana e përfaqësuesve të PD, si një nga shkaqet e vendimit të Parlamentit Holandez për të propozuar heqjen e lirisë së qarkullimit për ne shqiptarët, pra për t’u kthyer prapë si lypsa në dyert e ambasadave ….

PO BËJ PUBLIK REAGIMIN TIM NDAJ MIKUT TIM:

Mik, çdo e keqe ka një të mirë. Ata që lobuan kundër shqiptarëve, treguan qartë kush janë, gjë që do të kontribuojë që edhe më naivët “e opozitës”, tashmë të kuptojnë, se duhet të ndryshojnë urgjentisht partitë përkatëse, dhe në pamundësi ta bëjnë këtë, sepse në ato parti është instaluar një regjim policor i brendshëm që e bën shumë të vështirë ndryshimin, atëherë duhet të distancohen haptas nga ato parti. Kjo gjë, pra kuptimi se çfarë synojnë faktikisht këto parti “opozitare”, izolimin e shqiptarëve nga Evropa, do të krijojë premisat për krijimin e asaj që ka kohë që është zhdukur nga skena politike shqiptare: Partia e Djathë Evropiane, një parti që e meriton vërtetë të jetë anëtare e Partive Popullore Evropiane. Dikur, deri para 23 vitesh, pat një parti të tillë, PD-ja! Por ajo u shkatërrua pas rënies së shtetit në 1997, kur ajo qeveriste.

PD-ja nuk qe në gjendje të bëjë analizë e të marrë masat përkatëse për fajtorët, kështu që përfundimisht u transformua në një parti despotike, si ato komunistet e nazistet vaktit, në një parti pa bosht, që shkon majtas e djathtas, sipas interesave të momentit, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Mungesa e krahut të Djathtë evropian demokratik në skenën politike shqiptare, është një fatkeqësi për Shqipërinë, sepse nuk ekziston më një opozitë normale me të Majtën evropiane demokratike, me PS-në. Këtë e vuan shumë, çdo i djathtë shqiptar, që kupton nga politika. Mbase, nga “djegia e mandateve” plus “lobimin holandez”, më së fundi do të lindë një parti e re, e Djathtë evropiane, e çliruar nga kripto-komunizmi dhe kripto-nazizmi i asaj që ka mbetur nga “lavdia e PD-së së fillimit”.

Mbase dhe deputetët e ish-PD, si zonjusha Hajdari e tjerë, duhet të jenë më aktivë në këtë drejtim ËSHTË DOMOSDOSHMËRI NË NJË SHTET DEMOKRATIK, QË TË JENË VAZHDIMISHT NË KONKURRENCË NORMALE, DY VARIANTE, DY OFERTA, E DJATHTA DHE E MAJTA. VETËM KËSHTU FUNKSIONON NORMALISHT NJË SISTEM DEMOKRATIK. Sa për vizat, jam dakord: nuk do t’ua vërë veshin Evropa atyre partive holandeze! POR AMA TURP PËR NE SHQIPTARËT, QË ARRITËM NË ATË PIKË, SA T’I NXIJMË VETES FAQEN NË HOLANDË, të turpërojmë Shqipërinë—pra, nuk është vetëm faj i lobuesve, por edhe i kriminelëve tanë, qofshin edhe “0,2%”!!!.

Bashkim Kopliku
Anëtar i kryesisë së PD, nga viti 1991 deri në vitin 1997, kur e përjashtuan në shkelje të çdo ligji e statuti.


Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: