Eksprimentimet më shtetin

0
297
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Sikur çdo gjë po na shkon mbrapsht, na është kthyer gjithëçka nga astari. Edhe jeta edhe shteti në Kosovë po duken si bryma para diellit. Sigurisht së për këtë temë ka komente të ndryshme. Neve sikur nuk po na donë edhe pse i patem dhe i kemi të gjitha mundësit për punë të mira. Nuk dinë njeriu së si të ban radhitjën. Në të gjitha anët po nga i kthejmë gjerat nuk po shohim dhe as nuk po ndëgjojmë gjëra të mira. Shumë pak qeshje në fytyrat tona, e më shumë fytyra të ngrysura. Mos të gabohem në shpirt, së njëherë ate edhe e japim, por shumë grushte jemi duke ja dhënë trupit dhe kokës tonë. Natyrisht kur marrim rënje edhe kemi dhëmbje në shpirt dhe zemer.

Për fat të keq jemi mbushur energji negative, sa gadi nuk kemi eksploduar! Na ka lënë arsya e shëndosh e të menduarit dhe të vepruarit. Nuk ka mundësi njeriu të bën një renditje të mirë të gjërave në Kosovë. Secili sistem po punon më defekte të mëdha. Jemi mbërthyer keq në politikë, në ekonomi, në pa punësi, në largime masovike, në varfëri… Kjo shoqëri është bërë opurtuniste, nuk po lëvizin gjerat përpara, kemi tendenca të kthimit mbrapa të proceseve. Sikur po marrim thua në njeri-tjetrin dhe po rrëzohemi përtoke. Na është gërditur vendi nga hajnitë, nga komunistet, demokratet, fashistët, udbashët dhe Kovid 19, i cili po na mbytë përditë.

Një mish mash i vertëtë, sa nuk po dinë kush qka dreqin po bëhët. Me shumë po dominon mos dituria se sa dituria. Shumë kush është bërë zyrtar i lartë i shtetit, dhe është gjysëm analfabet për politikë. Njeriu nuk është gur, dhe zor t’u bën ball të gjithë këtyre shëmtive, gjithë këtyre padrejtësive, dhe gjithë kësaj gjendje të rëndë psiqike e morale. Jeta na është bërë sipas skenarit të një klase reakcionare e lakmitare për pushtet apsolut. Na është bërë mjedisi ku jetojmë shumë brengosës. Kemi hy në rreth të marimangës, që zor është të gjëjmë shteg të dalim faqebardhë.

Nuk ka gjë më tragjike së kur njeriu në vendin e vet nuk e ndien vetën rehat. Kush nuk i takon korpusit të klasës politike, nuk i ka punët mirë. Ndarjet shoqërore po bëhën gjjithnjë e më të theksuara. Sikur po jetojmë në ndonjë planet tjetër, e jo në tokë. Sikur nuk po i dëshirojmë ndryshimet pa të cilat, nuk kemi mundësi të ecim përpara. Kjo është e tmershme veq më e menduar. Nuk kemi pasur shtet, dhe sikur atë e kemi vu në sprovë, apo edhe jemi duke bërë ekspremente. Ky eksprimentim më shtetin është bërë tepër i rrezikshem. Mjaft janë dukë bërë eksprimente bashkësia ndërkombëtare, kjo e jona është sa apsurde, po aq edhe e pa imagjinueshme…