ECË RRUGAҪE VITIN E RI 2021 TË PIMË TE “PARKU I GRAVE”

0
328
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Pasuria ime Poetike)

Gjithë jetën, kam pasur Gra besnike
Pasurinë e Babait. Kreshnik Mali.
Me kalë me shalë, në Kërçovë:
Arat, livadhet. “Jasakun” e Ҫelikeve.
Edhe, raki rrushi. Ibrikë me dy çepa:
Zonjën Di. Dy Shtamba verë në shtrat.

Pasuria ime: Nuk është, Partia politike…

(Magarët e Djeshëm spiunë
Sot mos i nxirrni “patriotë”
)

Magarët e Djeshëm politik. Spiunë
Që, nateditë i reklamoni emisioneve:
Sot, m’i hiqni nga sytë, ato: “patriotë”!
Shkaku, se: Do t’i vjellë edhe zorrët:
Kur, i shoh në fushata parazgjedhore.

Nuk dua t’i shoh në ekrane televizive
Që, e kanë shitur veten: një torbë taxhi!…

(Portreti artistik i një Shkërdhaçi
me Dy shtamba verë Di)

Zonjën Di, e kanë fejuar shkuesit
Me dimi nëpër këmbë Livadheve:
Moti. Shtatë male larg, në Qeveri.
Nuk më thirrën si krushk në Dasëm
Dashuria, Ime: Është, shkërdhatë.

Nuk jam Halil Garria i vdekur me Besë
Të zgjohem me kalë me shalë nga Varri:
Gruan Besnike, Sot: Ta sjellë në Shtëpi.

Nuk ka pasur: Asnjë, dhuratë martese
Falë, u qofshin: Montimet patroitike.
Shpifjeve, se: Unë jam prodhues droge:
Substancave narkotike vdekjeprurese.

Kutadi. Ndoshta, Jam: I Poezisë Erotike?!..

(Zonjën Di ma shpallni Grua)

Edhe, Zonjës Di: Sot, i shpallini Martesë
Jo, thotë e Bukura e Dheut. Kam Burrë.
Poet, Shkërdhaç: E pres të çohet nga Varri
Me nagëntin e tij: Nëntë fishekë. Një, gojë.

Edhe, dali Zot Nuses: Te Sarajet e Krajlit…

(Problemi Im me Gruan
time besnike Historike
)

Problem, s’kam me Shtetin e “përbashkët”
Argatët e tij me poste partiake politike:
Tenderë. Honorare. Ҫmime shtetërore
Gratë e tyre besnike. Shtëpi Publike.

Problem, kam me Poezinë: Gruan Besnike…

(Miku im poet ka pi çaj rusi
me një rrufjan politik
)

Edhe, miku im besnik i letrave shqiptare
Pasi, ka pi çaj rusi me rrufjanin historik:
Paraqitet me telefon: A, mund të pimë raki
“Zonën e lirë të Grave”, në “Bit-Pazar”?!
Jo, i them. Mund të pimë te “Parku i Grave”.

Pajtohet. Dhe, pimë raki rrushi me Ibrikë
Verë, para këmbëve të Filipit Maqedonisë.
Përderisa, Gratë e mia besnike ikin Larg:
“Ai, është tradhtar. Shkruan poezi. Libra”
Miku im Muzë, turret të hyjë në Libra?!

E pabesueshme?! Përderisa, deri Dje
Muzat e mia ishin Gratë Besnike.
Sot, Muza: Më lindin “burrat”. Miqë.
Imzot, mos u dukem si Prift në kishë:
Rrëfehen, para Meje. Mëkate, Zotit…

(Gratë e mia besnike më kanë qi
para syve të partive politike
)

E pabesueshme?! Gatë e Mia besnike. Rrospia
Mesdite, m’kanë qi para syve Partive politike.
Se: Jam Dashnori tyre në Shtëpinë Publike?!

Magarkat. Ndoshta, i kam qi me raki rrushi
Por, jo: Me Dy shtamba me verë të kuqe…

(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”
)

Jo, nuk dua verë. As, ibrikë raki rrushi
As, Dy shtamba me verë të Mikes Di.
Përveç, Një Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe, lidhur për brezi. Egër.
Dy shtamba me verë, rrëzojë në shtrat
“Armikun e pabesë”, ta vras një Natë!

Jo, nuk dua raki rrushi. Verë me shtamba
I dua, Dy shtambat me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur me Dy shami për brezi:
“Armikun e pabesë”, ta vras në shtratë! …

(U ngrita nga Varri
ecë të pimë bashkë
)

Moti kohë, me një Mike Nate besnike
Nuk pinim bashkë nën Rrap. Shkup.
Pasmesnate, e marr në telefon: I them:
Sot, u ngrita na Varri. Ecë, pimë bashkë
E mbaj Besën, ta kam dhënë, nën Rrap.

Përgjigjet Mikja: Me Ty kisha shkuar në Ferr
Nuk e di, se: Unë, jam në Varr. Parajsë.
Poet, i thua vetes. Rrugaç, i gjallë në Jetë:

Ecë, t’i zbrazim: Shtambaverët në Parajsë!…

Shkup, 13 dhjetor 2020