E PAARRITSHME

0
622
Adem Demaçi, pikturë

Zymer Mehani

(Përkushtim për Bacë Adem Demaçin, me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim)

E paarritshme është
Lartësia ku u ngrite
Vetëm Ti arrite
Të ngjitesh atje
Është fare e kotë
Dhe krejt humbje kohe
Se s’mund ta mbajmë hapin
Me Ty, o Promethe
Vetëm zëri i mekur
I popullit të robëruar
Ty ta dha guximin
Dhe të trimëroi
Vetëm dashuria
Që pate për Kosovën
Të dha shumë fuqi
Dhe të pavdekësoi
Monument i gjallë
Je në zemrat tona
Krenari e kombit
Nip i Skënderbeut.
Për lirinë e popullit
Në burg ishe përherë
Diçka që s’ka ndodhur
Te popujt e tjerë

II
Ti, zemërzbardhëlluar
Si dëbora në male
Ti, shkëmb qëndrestar
I Alpeve Shqiptare…
Për komb e atdhe
Qelinë e dashurove
Që t’lirë t’rronim ne
Grilat i përqafove
Ti, o Promethe
Te Yjet je lartësuar…
Ah, Bacë….Ëndrra e Madhe….
E papërfunduar