Politikanë, jo asociacionit me kompetenca ekzekutive, nëse keni gjak shqiptari!

0
961
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Historia e marrdhënieve shqiptaro-serbe gjatë historisë disa shekullore ka qenë e dhimbëshme. Dhe më e dhimbëshme ka qenë marrdhënia midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë 100 vjetëve të okupimit serb. Populli shqiptar i Kosovës gjatë një shekulli të pushtimit nga Serbia e ka paguar shtrejtë, madje shumë shtrejtë, më shtrejtë nga të gjithë popujt e tjerë, që kanë luftuar për liri, për paqë dhe pavarësi. E për këtë flasin shifrat, flasin faktet, flasin dëshmitë, ngjarjet, burgimet, internimet, vrasjet masive, gjygjet e stisura e të sajuara nga Beogradi, gjenocidi i ushtruar ndaj popullsisë civile e të pambrojtur, “flasin”mbi 14 mijë viktimat e luftës së fundit, flasin mbi 20 mijë gra tè dhunuara gjatë kësaj lufte, flasin mbi 1 milion shqiptar të dëbuar.

Flet HISTORIA! Ajo ka folur, po flet dhe sot, madje dhe po bën zë, po uluret, po thirr me të madhe: Mos u gënjeni nga Serbia, mos bini në grackat e saj, mos tradhëtoni amanetin e dëshmorëve, mos i anashkaloni klithmat e grave të dhunuara, mos e tradhëtoni Bacën e familjen e tij, mos lëshoni pe ndaj serbisë, mos i besoni “Millosheviçit” të ri Vuçiçit, mos i vazhdoni “bisedimet” pa qenë të barabartë me Serbinë, dhe mos-moset vazhdojnë në pafundësi… Po kush do tja dijë për historinë…

Turpi qoftë mbi ju, duke mos ditur apo më keq duke deformuar historinë, ju politikan që keni të drejtën të merrni vendime në “emër të popullit”, po na bëni kërdinë, po na “ligjëroni” de fakte tradhëtinë! Duket kështu, ju gënjen mendja, nuk do ja arrini dot se përball do të keni gjithë shqiptarinë! Mos e shisni atdheun për pasurinë… fundi do jetë i fëlliqur, i lig, ashtu si një “esati” apo si, një “rrahmanmorinë”. E këtu e kam fjalën për tradhëtinë, asgjë nuk të sjellin ndërmend këto dy figura si fenomen, përpos tradhëtisë.

E kur shkruaj këto radhë, mendja më shkon tek thënia e të madhit Konica, i cili përafërsisht tha: “Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha betejat me armiqtë, kur të pushojnë luftën me vetveten”. Një thënje gjeniale, që është më prezente dhe aktuale se kurrë… Me sa shihet ky është një fenomen shqiptar, kjo sëmundje, me efektet “kovidogjene” apo “kancerogjene” e vdekjeprurëse i ka shtrirë metastazat andej dhe këtej kufirit! Asnjë nuk shikon, asnjë nuk dëgjon, askush nuk flet, pakkush kritikon, pakkush beson, pakkush shpreson… Sa keq!

Indiferentizëm, shurdhëri, dritëshkurtësi, jo largpamësi dhe shumë pak atdhedashuri!

Deri kur kështu?
Ku janë dhe nuk thonë fjalën e tyre:
• Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë?
• Përse kanë rënë “squkë” akademikët, shkencëtarët, politikanët e përgjegjshëm dhe seriozë, organizatat jo qeveritare, personalitetet shqiptare të kalibrit “Qosja”e “Kadare” dhe të tjerë, për bisedimet Kosovë-Serbi dhe tema të mëdha kombëtare?

• KU janë sindikatat e “pavarura” apo të “varura”, përse nuk bëjnë presion ndaj qeverive, kur këto marrin vendime në dëm të tyre?
• Qeveria e Kosovës pas zgjedhjeve, riformatohet dhe betohet se do nuk do të heqë dorë kurrë nga integriteti i Serbisë dhe nga Kosova dhe Metohija “serbe dhe Hoti si kryeministër hesht, bën rolin e “strucit”, nuk prononcohet! Po Kurti e Osmani ku “janë”?

• Po si është e mundur që kombi ka probleme të mëdha për të zgjidhur si: Integrimi euroatllantik, çështja e detit me Greqinë, Asociacioni i komunave serbe, Çëdhtja e të zhdukurve dhe dëmshpërblimet e Serbisë, “Minishengeni” ballkanik etj. dhe dalin “jasht loje” institucionet, nuk merret mendimi i specialistëve, nuk ka bashkëpunim sa duhet, midis pushteteve dhe drejtuesve kryesor të shtetit?

• Po si është e mundur që komunikimi midis drejtuesve kryesor të institucioneve të bëhet me feisbook, si është i mundur prej tyre përdorimi i një gjuhe vulgare, i një gjuhe fyese dhe urrejtje ndaj njëri tjetrit? Çfar tregon ky bulizëm në gjuhën e politikanëve? Si ndikon kjo tek shoqëria, shkolla, nxënësit, studentët etj?

• Përse nuk flitet më për shekullin e shqiptarëve, që trumbetohej me të madhe para 7-8 vjetëve. Kaq shpejt u “shfrymë” dhe në kuadër të integrimeve bëjmë “politikanin e madh”, ” udhëheqësin gjenial”, ” babaxhanin e kombit”, njeriun që ka në “dorë” fatet e kombit etj.
• Po si ka mundësi që problemet janë shumë të mprehta, dhe mediat këndej dhe andej”kufirit” merren me çështje të dorës së “dytë” dhe shpesh herë banale? Nga padija? Jo.

• Po si është e mundur që në shumicën e mediave në Kosovë,Tiranë dhe gjetkë në debate, opinione, intervista, analiza etj. ne merremi me vetveten, shajmë njëri tjetrin, ofendojmë me fjalë banale atë që mendon ndryshe, merremi shumë pak ose nuk merremi fare me kundërshtarin, grindemi me njëri tjetrin, ne shqiptarët,dhe “harrojmë” se përball kemi serbin, pse jo tani dhe grekun, me marrveshjen e detit? Këtu është fjala për politikanët, madje për politikanë të tipit Vuçiç, bashkëpuntor i regjur i Millosheviçit.

• Po si mund ti besohet Lajçakut kur ai nga Beogradi bën thirrje për ndryshimin e kushtetutës së Kosovës për Asociacionin? Po pse ky “personalitet i shquar” nuk i bën thirrje Serbisë të heqë nga preambula e saj Kosovën, të cilën e konsideron pjesë të sajë? Ngrehemi e krekosemi nëpër studio me njëri, tjetrin, nuk ngrihemi në Prishtinë, Tiranë e gjetkë që Lajçak të mos pranohet në bisedime pasi vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën. Përse kjo heshtje vrastare?

• Në bisedimet me Serbinë politikanët paraqiten me dy standarte ku për bisedimet shprehen:
– Vuçiçi thotë shprehimisht se bisedimet bëhen midis serbëve e shqiptarëve. Ai nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Kosovën. Punë e madhe, kjo është puna e tij!

– Politikanët Kosovës shprehen se bisedimet po bëhen midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për njohje reciproke. Po a është shkruar kjo në të gjitha dokumentat e marrveshjet e arritura, deri më tani me Serbinë? Asgjë për njohje reciproke, vetëm me fjalë. Fjalët i merr era, dokumentat mbesin. Kështu mbeti fushnota e kompani! Injorancë jo! Tradhëti, mbase po. Zgjohuni dhe mos nënshkruani me duart tuaja, politikan të Kosovës , njëkohësisht dhe të mijë, dokumenta me kuptime të dyfishta, dhe më shumë fishta! Mosni ju lutem! Bëhuni burra shteti, mos lakmoni pasurinë! Atë nuk e gëzoi as Karli i V-të, as Napoleoni, me perandoritë e madhe të tyre që shtriheshin ” ku lindte dhe perëndonte dielli”! Po kush tjetër e gëzoj pasurinë? Dhe aq më tepër pasurinë e vënë në kurriz të popullit? Po kush jeni ju që bëni lojra me fatet e Kosovës? Turpi ju mbuloftë!

• Po si është e mundur që, xhamitë dhe kishat në Shqipëri, dhe xhamitë në Kosovë kanë “mbirë”si kërpurdhat pas shiut në këto vitet e fundit, dhe asnjëra prej tyre, këtu dhe atje, nuk merren me çështjen kombëtare? Unë pavarësisht se nuk jam praktikant e vlerësoj shumë dhe nuk jam kundër fesë. Por për mua feja e shqiptarit është, ajo e rilindjes, shqiptaria. Përse institucionet tona fetare nuk merren me çështjen kombëtare? Çfarë propagandon kisha serbe në Kosovë? Si e trajton ajo Kosovën? Çfarë mesazhi i jep ajo Serbisë? Po institucionet religjioze të fesë islame përse nuk i mbrojnë vlerat kombëtare? Kombi dhe feja duhet të jenë një. Ne nuk jemi në Turqi, e pavarësisht respektit për të, trojet tona janë në Iliri, Arbëri, Dardani, Shqipëri, e gjetkë. E kështu duhet të sillemi, atdheu dhe feja janë të shejta.

Ju kërkoj ndjesë për tonet. Në kënvështrimin tim situatat politike vlejnë për të dëshiruar. Ky është mendimi im i pa lëkundur dhe që më bën, të flasë me një “nervozizëm” të madh por shumë dashamirës.

Që situata të përmirësohet dhe problemet të zgjidhen duhet:
1- Të bisedohet me Serbinë vetëm për njohje reciproke midis dy shteteve.
2- Meqenëse kjo nuk mund të ndodhë prej qëndrimit të Serbisë, bëni “bisedime për bisedime” ashtu siç po vepron dhe Serbia.
3- Me asnjë çmim të mos pranohet Asociacioni i Komunave Serbe me kopetenca ekzekutive.
4- Ti kërkohet Serbisë që në çdo takim, për çdo marrveshje, në krye të saj, në krye të çdo marrveshje të shkruhet: Bisedime për njohje midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe më pas të radhiten pikat me radhë që mund të dakortësohen palët nënshkruese…

5- Nëse kjo nuk ndodh, dhe nuk ka për të ndodhur, NDERPRISNI bisedimet sa nuk është vonë me Serbinë.
6- Të refuzoni me përbuzje “Minishengenin” Ballkanik.
7- Të refuzohet Lajçaku si palë negociuese, pasi është i njëanshëm dhe pro Serbisë.
8- Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

9- Kuvendi i Kosovës, kryetarja e tij Osmani, lideri i opozitës Kurti dhe gjithë forcat progresiste të mos bëjnë indiferentin por të marrin situatën në dorë dhe të ushtrojnë të gjitha kopetencat demokratike që u’a jep ligji, në lidhje me “bisedimet shterpë” me Serbinë.
10- Për çështjen e “ndarjes” së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë të veptohet në rang kombëtar. Deti Jon për ne nuk “fillon” në Himarë siç pretendon Greqia, por në Artë.

11- Në bisedimet me Greqinë të mos tregohemi inferior, por, si palë të barabarta dhe të shtrohet e marrë zgjidhje problemi i Çamërisë! Indiferentizëm dhe frikacak politikanët shqiptarët edhe për këtë problem. Turpi që bie mbi ne për 30 vite demokraci! Ende plagët e Çamërisë kullojnë gjak, politikanët tonë, nuk i zënë me gojë! I njëjti avaz si në verilindje! Sa keq! Referohuni historisë, mësoni prej saj dhe mos na “përçmoni” dhe “ofendoni” ne që me të drejtë mendojmë ndryshe!

12- Politikanët, institucionet, mediat, organet ligjzbatuese, të mos merren ne teori, siç po bëj unë me këtë shkrim dhe të tjera si ky, por të bëjnë detyrën, duke bërë e ngritur aktpadi ndaj Serbisë dhe kriminelëve të luftës së saj në Kosovë.
13- Merrni seriozisht politikanët e Serbisë, ata janë në ofensivë, përse ju politikanë të Kosovës në difensivë. Sulmoni duke u mbrojtur, pasi e drejta është me ne.

14- Po vihet në diskutim pavarsia, nuk keni ç’prisni, duhet një luftë diplomatike më e madhe në bashkëpunim me diplomacinë e Shqipërisë, për të qartësuar e ndërgjegjësuar partnerët, për rrezikun që paraqet Serbia për paqen në Ballkani në përgjithësi, dhe shqiptarët e Kosovën në veçanti.

IBRAHIM KABILI
Tiranë 02.11.2020