Dy poetë e krijues me mendje në brumin shqiptar

0
1159
Isa Bytyqi

Poetët me rranjë e identitet shqiptar gjithnji e më shumë po thurin vargje rreth gjakut tonë kastriot dhe arbnor. Janë dy poet e krijues që gjithnji mbajnë penën dhe mendjen në brumin shqiptar, që duhet ta ruajmë nga shtrembërimet aziatiko-mongoleze erdoganiste.

GJURMËT

Ti kot
Po lypë gjurmë
Mes kambëve të mija o burrë
Ti s’ishe aty
He kurrë mos kofsh
Për me ndie britmën e syve të shterrun
Derisa goja më ishte mbytur me jargë shlivovice
Ti si ndjeve kurrë
O burrë
he kurrë mos ndjefsh
Shiqoje mirë vajzën
Shiqoje djalin tim
Me sytë e tyne flet dhimbja ime e heshtun
Ti s’ishe aty o burri im
He kurrë mos kofsh
Ti kot e lyp burrninë tande të humbun
Mes kambëve të mija të vrame
Deri në mitër

Ilaz HYSAJ


Me thuej

Un të kam dhunue
qe s’te mbrojta ty
se isha me burra
t’u knue me çifteli
per shqiptare, besë,
nder e trimni
E ty të lashë në shtëpi
Nanë motër e grue,
Me pleq e me fëmi…
Ti s’je e çnderueme por une isha qyqan
që të lashë n’shtëpi
që pa krah t’pata lanë…
Mbaje koken nalt,
e më thuej në sy
Se unë jam pa nder
se viktimë je ti…
Çoje zanin naltë, mos e ul shikimin
Se edhe gurët kan kja
kur ti jetove trishtimin…
Me thuej, mos ngurro, asht i yti turpi
Ku ishe të me mbroshe, kur me ndytej trupi…
Me thuej, po me thuej
me za të naltë
pse edhe sot hesht, kur un s’ndalem t’u kjajte…
Banu njiherë, bile nji herë banu burrë
Se une ma s’do të kjajë,
por s’do ta fali kurrë…

Isa Bytyqi

përgatiti e përshtati për Fjala.info
Xhek Rexhaj