“DISA FJALË PËR KRIJIMTARINË E POETIT, ESAD MEKULI” – korrektim…

1
1031

Të nderuar botues të “Fjalës”
Edhe kësaj here, qoftë e fundit, që hasi në veprimin (vjedhjen) e paskrupullt të Zymer Mehanit !
Pjesa më e madhe e shkrimit të tij :

“DISA FJALË PËR KRIJIMTARINË E POETIT, ESAD MEKULI”, është marrë nga libri “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, për vitet e treta të arsimit të mesëm profesional, të autorëve RESUL BEKTESHI dhe XHEZMI RUSTEMI, faqe 105

Ai, pra Zymeri, “harroi” pikëreferimin( autorët dhe librin) ?!
Ja dëshmitë e më poshtme :

F. 105 e librit të sipër shënuar…

http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Albanski%20jazik%20i%20literatura_III_PRINT.pdf
GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I – e-ucebnici
www.e-ucebnici.mon.gov.mk
cip – Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека …

Vetë titujt e këtyre kapitujve poetike tregojnë që emërtimet lidhen me një ide të zhvilluar në tri kohë për lirinë e popullit te tij. Dhe natyrisht në ballët e këtyre kapitujve del poezia e veçantë Popullit tim . Esad Mekuli në shënimin në fund të librit drejtuar lexuesve, jep shpjegime për përbërjen e librit dhe për historinë e shkrimit të tij poetik. Mekuli jo vetëm ndiqte modelin e poetit të angazhuar, po mbi të gjitha e shihte vetën ideolog të lirisë e të barazisë së popullit. Kjo lidhje e artit me politikën i ka sjellë atij probleme të mëdha. Këto ndeshje kanë lënë gjurmë në poezinë e tij, e cila shkon nga rebelimi në përshtatje, nga kryengritja në himnizim, nëpërmjet hoveve e tërheqjeve, ashtu si u zhvillua jeta në Kosovë, herë si iluzion i lirisë, herë si vetëdije për robërinë e mashtimit. Të gjitha këto lëkundje tragjike nuk duken askund më qartë se në poezinë e Esad Mekulit. Uni poetik i Esad Mekulit ndahet në tri une, në varësi nga koha e shkrimeve. Uni ekspresiv, më i forti, ku poeti njëjtësohet me aktin poetik, shfaqet te vjershat e para (Unë). Uni i shpallur haptas, ku poeti shfaqet si ideologu i lirisë (popullit tim ), dhe uni gjykues, shfaqet me ambicien për të gjykuar kohët e brezit që ëndërron, dhe synon përjetësinë (Gjykimi). Veprimtaria e E. Mekulit kalon nëpër tri faza që janë: – Periudha e krijimeve letrare të shkruara para Luftës së Dytë Botërore – Periudha e krijimeve letrare të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore – Periudha e krijimeve të shkruara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Poezitë më të thella të këtij autori janë ato të shkruara para Luftës së Dytë që përmblidhen nën titullin e përbashkët Nën hijen e robins. Këto vjersha me një fuqi të madhe shprehëse e me emocion të veçantë, japin trazime personale dhe shfaqje të gjendjeve shoqërore të shprehura me një gjuhë mjaftë sintetike. Ato janë shumë të ngjajshme me poezitë e Migjenit (që janë shkruar përafersisht në të njëjtën kohë). Këtu provohet thënia se rrethanat e ngjajshme shoqërore e shpirtërore i bëjnë të ngjajshëm poetët shqiptarët të një brezi, dhe kur nuk e njohin njëri-tjetrin. Esad Mekulin nuk e ka munduar numri i veprave, siç ndodh sot, kur ka raste që një autor të botojë 3-4 vepra brenda vitit, por e ka tërhequr fjala e bukur dhe e angazhuar. Edhe të kishte shkruar vetëm veprën “Për ty” ai do të mbetej poet dhe poet i dashur që mund të lexohet në çdo kohë. Poezive të bukura nuk u kalon koha kurrë. Poezinë e tij e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për tu rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës.


Loading…


Vëzhgimi kritik i “Profesorit ” :

Vetë titujt e këtyre kapitujve poetikë tregojnë që emërtimet lidhen me një ide të zhvilluar në tri kohë për lirinë e popullit të tij. Dhe natyrisht në ballë të këtyre kapitujve del poezia e veçantë “Popullit tim”.
Esad Mekuli në shënimin në fund të librit drejtuar lexuesve, jep shpjegime për përbërjen e librit dhe për historinë e shkrimit të tij poetik. Mekuli jo vetëm ndiqte modelin e poetit të angazhuar, po mbi të gjitha e shihte veten ideolog të lirisë e të barazisë së popullit. Kjo lidhje e artit me politikën i ka sjellë atij probleme të mëdha.
Këto ndeshje kanë lënë gjurmë në poezinë e tij, e cila shkon nga rebelimi në përshtatje, nga kryengritja në himnizim, nëpërmjet hoveve e tërheqjeve, ashtu si u zhvillua jeta në Kosovë, herë si iluzion i lirisë, herë si vetëdije për robërinë e mashtimit. Të gjitha këto lëkundje tragjike nuk duken askund më qartë se në poezinë e Esad Mekulit.
Uni poetik i Esad Mekulit ndahet në tri une, në varësi nga koha e shkrimeve. Uni ekspresiv, më i forti, ku poeti njëjtësohet me aktin poetik, shfaqet te vjershat e para ( te poezia “Unë”). Uni i shpallur haptas, ku poeti shfaqet si ideologu i lirisë ( te poezia “Popullit tim” ), dhe uni gjykues, shfaqet me ambicien për të gjykuar kohët e brezit që ëndërron dhe synon përjetësinë ( te poezia “Gjykimi”).
Veprimtaria e Esad Mekulit kalon nëpër tri periudha që janë:
– Periudha e krijimeve letrare të shkruara para Luftës së Dytë Botërore; – Periudha e krijimeve letrare të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore; – Periudha e krijimeve të shkruara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëror.
Poezitë më të thella të këtij autori janë ato të shkruara para Luftës së Dytë që përmblidhen nën titullin e përbashkët “Nën hijen e robins”. Këto vjersha me një fuqi të madhe shprehëse e me emocion të veçantë, japin trazime personale dhe shfaqje të gjendjeve shoqërore të shprehura me një gjuhë mjaft sintetike.
Ato janë shumë të ngjajshme me poezitë e Migjenit (që janë shkruar përafërsisht në të njëjtën kohë). Këtu provohet thënia se rrethanat e ngjajshme shoqërore e shpirtërore i bëjnë të ngjajshëm poetët shqiptarë të një brezi, dhe kur nuk e njohin njëri-tjetrin.
Esad Mekulin nuk e ka munduar numri i veprave, siç ndodh sot, kur ka raste që një autor të botojë 3-4 vepra brenda vitit, por e ka tërhequr fjala e bukur dhe e angazhuar. Edhe po të kishte shkruar vetëm veprën “Për ty” ai do të mbetej poet i dashur që mund të lexohet në çdo kohë. Poezive të bukura nuk u kalon koha kurrë.
Poezinë e tij e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për t’u rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme, me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës.
Poeti Esad Mekuli ka treguar vetëdije të lartë krijuese dhe kritike. Në artikullin “Mbi krijimtarinë letrare” Esadi pohon:
“…rolin e mirëfilltë të letërsisë e kërkonim në ‘thelbin e saj: në fuqinë e brendshme të bukurisë që ajo bartte asokohe dhe ka bartur e nënkuptuar gjithmonë e përjetë… E kërkonim, pra, në aftësinë e saj mobilizuese dhe nxitëse, estetike dhe etike… Ai shkruante edhe për misionin e poetëve dhe funksionin e letërsisë:
“Në art ka vetëm një estetikë-Ajo personale:/E artistit,/E poetit.”
Poezia për të ishte pasurim i jetës shpirtërore, dashuri e përjetshme:
“Asnjëherë nuk jam penduar për atë që kam bërë…Më vjen keq pse nuk shkrova edhe më shumë. Pse petku artistik i fjalës sime, gjuha dhe trajtat nuk janë edhe më të kulluara, më të pasura…
Po të isha i ri e të filloja sot, sërish do ta kisha ndjekur po këtë rrugë; sërish do ta ushqenin shpirtin tim po këto ideale estetike dhe sociale, thellësisht njerëzore”.
Poeti Esad Mekuli sendërtoi një opus poetik origjinal, me vlerë të lartë ideoartistike, që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e letërsisë sonë. Ai ishte i adhuruar nga lexuesit dhe krijuesit letrarë. Poetët e kanë quajtur pishtar i lirisë, bacë i dashur, prush i trollit, asht ndër eshtra të regjur, shkëmb përballë stuhisë, kullë e lartë, lumë i thellë i fjalës, njeri i urtë, fjalë e burrërisë…
Poezia e bardit të letërsisë shqipe, Esad Mekuli është trashëgimi e çmuar artistike, që komunikon edhe me lexuesit e shekullit të ri.
Autorin, bashkëpuntorin e juaj nuk e kam njohur më parë dhe më i kënaqur do t’isha sikur mos ta njihja se çfarë studiuesi na qenka !

Më respekt për Ju botuesit e Fjalës
Jusuf Zenunaj


Shkrimi për të cilin bëhet vërejtja është:
https://www.fjala.info/disa-fjale-per-krijimtarine-e-poetit-esad-mekuli/

1 KOMENT

  1. Zymer Mehani ka vjedhur edhe punime të tjera nga fusha e Morfologjisë dhe Sintaksës, duke u munduar që ato t’i bëjë si studime të tij. Sikur të funksiononte ligji mbi të drejtën e autorësisë ai do të merrte dënimin e duhur. Mehanit duhet kujtuar që me punën e të tjerëve s’bëhet asnjëherë studiues. Se ai ka bë plagjiaturë tregojnë edhe poezitë e tij të një niveli të ultë në rimë, që u ngjajnë këngëve të kënduara me çifteli.

Komentet janë mbyllur.