Jeta e një ushtari të UÇK-së në romanin “Ti”

0
102
Ilir Muharremi - Ti - Roman

Jeta personale e një ushtari të UÇK-së, betejat e tij të zhvilluara, dashuria dhe ardhja e tij nga Shqipëria për të luftuar në Kosovë trajtohet në romanin “Ti” të Ilir Muharremit. Ja një fragment nga ky roman:

Beteja vazhdonte, unë gjuaja me aq sa kisha mundësi, disa ushtarë tanë ulërinin nga dhimbja, nga plagosja e madhe. Serbët gjuanin, dhe, pothujase, të gjithë ushatrët tanë vdiqën. Unë isha fshehur afër një autbusi të prishur e të djegur. Mbeta unë me një ushtar nga radhët tona. Breshëri plumbash pamëshirshëm e përqafuan trupin e tij të njomë. Sikur valë të detit të çmendura e të shkumëzuara që përplasen mbi shkëmbinj të pafajshëm. Ra përtokë. Serbët e ndalën zjarrin dhe dëgjoja ca fjali në serbisht, të cilat nuk i kuptoja. Qëndroja i fshehur prapa autobusit. Ata filluan të vijnë në drejtimin tim. Nuk kisha zgjidhje tjetër, pos të fshihem brenda në autobus prapa një ulëseje të djegur. Hyra aty, e mbaja automatikun gati, për ta shkrepur. Fytyrat e serbëve zmadhoheshin, dëgjoja hapat e tyre dhe murmuritjet…