Dhe qielli qau!

0
803
Jahe Fida

Jahe Fida

Dhe qielli qau!

Dhe qielli qau bashkë me ne
dhimbjen e shpirtit e ndjeu
Françesk Radi, pse ike, na le
kaq papritur të rrëmbeu dheu!
Çohu Franko na thuaj një fjalë
mere kitarën luaj si më parë
dridhja telat çiftelisë more djal
mos i braktis, mos ilerë duke qarë!
Ngrehu Franko shikoj miq e shok
mbytur me lotë, veshur me zi
këtë peshë s’po e mbajnë dot
si mundesh të ikësh kaq i ri!
Ngrehu Çesku, ngrehu o burr
shife të madhen Tefta si është krusur
i ike pa pritur, si besohej kurrë
dhimbja e saj nuk ka të sosur!
Ngrehu Franko na thuaj një fjalë
adrresën mos na e trego, ku do shkosh
fort mirë e dimë ne more djalë
O yll, mes engjëj dhe yjesh do jetosh!
O i madhi artist Franko Radi, Ti ike
s’të mbajtën dot në këtë botë
mes nesh mbetesh fal asajë muzike
unikal mbete, s’të gjindej shok!
Dhe Çelentano kur të ka dëgjuar
për ty ka thënë qenka më I mirë
mbi vehten e tij të ka vlersuar
o perlë e muzikës, xhevahirë!
Ike Franko, na veshe me zi
me këngët eTua të shoqërojmë
me lotë në sy i vjetër dhe i ri
këngët e tua do i këndojmë!

jahe FIDA Tr. 04.04.2017.-

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar